TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të ofrojë ushqim të sigurt për konsumatorët, të përmirësojë tregtinë dhe të arrijë progres në përafrimin me standardet e BE-së në fushën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Ushqim / Siguria ushqimore

KOHËZGJATJA:

36 muaj (20/9/2021 - 19/9/2024)

VLERA:

1.507.000

AGJENCIA ZBATUESE:

WEglobal Italy SRL

PARTNERË:

MONUNI, EPRD, Croatian Veterinary Institute (CVI) and Veterinary Faculty of the University of Sarajevo (VFS)

PËRFITUESIT:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK)

AKTIVITETET:

Realizimi 1: Plani Zhvillimor 5-vjeçar për Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve të AVUK-ut Realizimi 2: Trajnimi i trajnerëve për mbledhjen e mostrave Realizimi 3: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për brucelozën e deleve dhe gjedhit. Realizimi 4: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për tuberkulozin. Realizimi 5: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për sëmundjen e këmbëve dhe gojës. Realizimi 6: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për leukozën enzootike të gjedhit. Realizimi 7: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për gripin e shpendëve. Realizimi 8: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për gripin afrikan dhe klasik të derrave. Realizimi 9: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për ethet-Q. Realizimi 10: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për pestën Amerikane dhe Evropiane të bletëve. Realizimi 11: Është rishikuar Programi i Mbikëqyrjes për tërbimin. Realizimi 12: Identifikimi dhe listimi i fermave të peshkut, në funksion të përgatitjes së Realizimit 13. Realizimi 13: Është përgatitur Programi i Mbikëqyrjes për sëmundjet e peshqve (VHS dhe IHN). Realizimi 14: Është përgatitur Programi i Mbikëqyrjes së Sëmundjeve të Bartura nga Vektorët Zoonotikë. Realizimi 15: Është përgatitur Programi i mbikëqyrjes së salmonelës në vezë. Realizimi 16: Është përgatitur Programi i Mbikëqyrjes për BSE/TSE në gjedh Realizimi 17: Është përgatitur Programi i çrrënjosjes, duke përfshirë analizën e kostove dhe përfitimit, për Brucelozën (dele dhe gjedh). Realizimi 18: Është përgatitur Programi i çrrënjosjes, duke përfshirë analizën e kostove dhe përfitimit, për tuberkulozin. Realizimi 19: Është përgatitur Programi i çrrënjosjes, duke përfshirë analizën e kostove dhe përfitimit, leukozën enzootike të gjedhit. Realizimi 20: Libri i rregullave dhe procedurave në lidhje me procesin e vendimmarrjes në lidhje me mbikëqyrjen, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve Realizimi 21: Raporti i Vlerësimit në Laboratorin e Shëndetit të Kafshëve Realizimi 22: Vlerësimi i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë për Biosigurinë dhe Biondotjen dhe asistimi në kërkesat e biosigurisë Realizimi 23: Trajnim në vendin e punës për epidemiologjinë veterinare dhe menaxhimin e kontrollit të sëmundjeve Realizimi 24: Kurse trajnimi të specializuara për shëndetin e kafshëve Realizimi 25: Trajnim mbi Biosigurinë Realizimi 26: Vlerësimi i riskut të biondotjes dhe asistimi në kërkesat e biosigurisë Realizimi 27: Trajnim në Entomologji për mbikëqyrjen e sëmundjeve të bartura nga vektorët Realizimi 28: Trajnim për patologjinë e përgjithshme dhe histopatologjinë, duke përfshirë teknikat e zakonshme të ngjyrosjes histopatologjike dhe imunohistologjike Realizimi 29: Hyrje në kulturën dhe izolimin e qelizave (virale dhe bakteriale) të realizueshme në Laboratorin e Biosigurisë 2+ Realizimi 30: Trajnim mbi teknikat serologjike dhe molekulare për sëmundjet e bartura nga vektorët Realizimi 31: Trajnim për analizat laboratorike dhe testet për bakteret, pestet dhe parazitët dhe sëmundjet virale të bletëve Realizimi 32: Trajnim për analizat laboratorike dhe analizat për tërbimin Realizimi 33: Trajnim në vendin e punës mbi entomologjinë për mbikëqyrjen e sëmundjeve të bartura nga vektorët. Realizimi 34: Trajnimi në vendin e punës për brucelozën. Realizimi 35: Trajnim në vendin e punës për gripin e shpendëve dhe sëmundjen e Newcastle. Realizimi 36: Trajnim në vendin e punës për patologjinë e përgjithshme dhe histopatologjinë. Realizimi 37: Trajnimi në vendin e punës për sëmundjet e bletëve. Realizimi 38: Trajnimi i 110 mjekëve veterinarë privatë për njohjen/identifikimin e sëmundjeve; raportimin dhe regjistrimin e sëmundjeve; masat e menjëhershme të kontrollit duke përfshirë masat e biosigurisë. Realizimi 39: Manual për identifikimin, kontrollin dhe raportimin e sëmundjeve për sëmundjet e kafshëve të njoftueshme sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Realizimi 40: Katër (4) teste të aftësisë për Brucelozën e deleve dhe gjedhit. Realizimi 41: Një (1) test i aftësisë për sëmundjen e Gjuhës së Kaltër. Realizimi 42: Dy (2) teste të aftësisë për leukozën enzootike të gjedhit. Realizimi 43: Tre (3) teste të aftësisë për gripin e shpendëve. Realizimi 44: Dy (2) teste të aftësisë për ethet-Q. Realizimi 45: Një (1) test i aftësisë për pestën Amerikane dhe Evropiane të bletëve. Realizimi 46: Një (1) test i aftësisë për tërbimin. Realizimi 47: Ushtrime simuluese mbi gripin e shpendëve shumë patogjenik dhe virusin e sëmundjes Newcastle. Realizimi 48: Ushtrime simuluese për gripin klasik të derrit (CSF) dhe gripin afrikan të derrit (ASF). Realizimi 49: Ushtrime simuluese për sëmundjen e këmbës dhe gojës. Realizimi 50: Rishikimi i UA mbi Brucelozën e deleve dhe gjedhit. Realizimi 51: Rishikimi i UA mbi tuberkulozin e gjedhit. Realizimi 52: Rishikimi i UA mbi sëmundjen e këmbëve dhe gojës. Realizimi 53: Rishikimi i UA mbi leukozën enzootike të gjedhit. Realizimi 54: Rishikimi i UA mbi gripin e shpendëve Realizimi 55: Rishikimi i UA mbi Gripin Afrikan dhe Klasik të Derrit. Realizimi 56: Rishikimi i UA mbi ethet-Q Realizimi 57: Rishikimi i UA mbi pestën Amerikane dhe Evropiane të bletëve. Realizimi 58: Rishikimi i UA mbi tërbimin. Realizimi 59: Rishikimi i UA mbi sëmundjet e peshkut (VHS dhe IHN). Realizimi 60: Hartimi i UA mbi Sëmundjet Zoonotike të Bartura me Vektor Realizimi 61: Rishikimi i UA për Identifikimin dhe Regjistrimin e Kafshëve. Realizimi 62: Rishikimi i UA mbi Kushtet Teknike që duhet të përmbushen nga qendrat e përkohshme të kujdesit për kafshët endacake. Realizimi 63: Raport i detajuar për problemin e qenve endacakë në Kosovë Realizimi 64: Është përgatitur Programi i kontrollit të qenve endacakë Realizimi 65: Hartimi i një plani veprimi për kontrollin e qenve endacakë Realizimi 66: Identifikimi dhe regjistrimi me mikroçipe i qenve në pronësi Realizimi 67: Propozimi dhe vlerësimi i kostos për vaksinimin vjetor të qenve në pronësi Realizimi 68: Vaksinimi kundër sëmundjeve të tërbimit dhe ekinokokozës në një numër indikativ prej 10 000 qensh, do të kryhet me shërbime veterinare private (veterinarë privatë) Realizimi 69: Zhvillimi i programit softuerik dhe sigurimi i mbështetjes informatike të nevojshme për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronarë Realizimi 70: Fushata e edukimit dhe informimit publik me fokus në shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe menaxhimin e fermave Realizimi 71: Fushata e edukimit dhe informimit publik me fokus në mirëqenien e kafshëve, dhe një theks të veçantë në menaxhimin e qenve endacakë, mbajtjen e kafshëve shtëpiake dhe regjistrimin e qenve në pronësi Realizimi 72: Sistemi i paralajmërimit të hershëm për zbulimin dhe raportimin e sëmundjeve të kafshëve/bagëtive Realizimi 73: Analiza e mangësive në lidhje me legjislacionin që mbulon fushat e shëndetit të kafshëve, mirëqenies së kafshëve dhe sigurisë ushqimore Realizimi 74: Është hartuar Strategjia dhe Plani i Veprimit për hartimin e legjislacionit të munguar dhe transpozimin e legjislacionit në fuqi Realizimi 75: Ligji për Ushqimin i ndryshuar dhe përditësuar në përputhje me acquis të BE-së Realizimi 76: Ligji i ri për Veterinarinë i përgatitur në përputhje me acquis të BE-së Realizimi 77: Udhëzimi Administrativ për kushtet shëndetësore për nënproduktet shtazore që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor në përputhje me acquis të BE-së. Realizimi 78: Udhëzimi Administrativ për mirëqenien e kafshëve në fermë, gjatë transportit dhe therjes, në përputhje me acquis të BE-së. Realizimi 79: Procedura Standarde Operative për zbatimin e udhëzimit administrativ për kushtet shëndetësore për nënproduktet shtazore jo të destinuara për konsum njerëzor Realizimi 80: Trajnimi i stafit të laboratorit (përfshirë kutitë dhe reagentët) për tema të ndryshme Realizimi 81: Zbatimi/realizimi i 9 testeve të aftësisë, me përfshirje të drejtpërdrejtë të stafit përkatës të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës Realizimi 82: Raport Vlerësimi për sistemin ekzistues të menaxhimit të cilësisë dhe identifikimin e përmirësimeve/rishikimeve të nevojshme në funksion të përafrimit me ISO 17025:2017. Realizimi 83: Të gjitha dokumentet dhe procedurat për zbatimin e një sistemi të menaxhimit të cilësisë në përputhje me ISO 17025:2017. Realizimi 84: Trajnimi i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës dhe stafit tjetër përkatës për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë.

REZULTATET:

a) Plani Zhvillimor 5-vjeçar për Seksionin e Shëndetit të Kafshëve në Departamentin e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUVK b) Programet e mbikëqyrjes dhe vaksinimit të rishikuara ose të përgatitura për sëmundjet e identifikuara nga AVUK-u dhe ato për të cilat raportimi është i detyrueshëm c) Programet e çrrënjosjes të përgatitura, duke përfshirë analizën e përfitimeve dhe kostove, për Brucelozën (të deleve dhe gjedhit), tuberkulozin e gjedhit dhe leukozën enzootike të gjedhit d) Udhëzime për vendimmarrësit për sigurimin e mbikëqyrjes, kontrollit dhe çrrënjosjes së duhur të sëmundjeve të kafshëve e) Vlerësimi i burimeve të disponueshme të Laboratorit të Shëndetit të Kafshëve, për sa i përket burimeve njerëzore, kompleteve, reagentëve dhe pajisjeve f) Trajnimi i stafit të Agjencisë Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës g) Trajnimi i Mjekëve Veterinarë Privatë h) Manual për identifikimin, kontrollin dhe raportimin e sëmundjeve i) Mbështetja e testimit të aftësive për sëmundjet e identifikuara nga AVUK j) Ushtrime simuluese për kontrollin e shpërthimit të sëmundjeve infektive selektive të realizuara në mënyrë efektive k) Rishikimi ose hartimi i Udhëzimeve Administrative për kontrollin e sëmundjeve të kafshëve për të ofruar bazën ligjore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sëmundjeve të identifikuara si relevante nga AVUK l) AVUK dhe autoritetet lokale kanë mbështetur në mënyrë efektive përgatitjen dhe zbatimin e një plani të qëndrueshëm veprimi për kontrollin e qenve endacakë si dhe për qentë në pronësi, duke pasur në fokus parandalimin dhe çrrënjosjen e tërbimit. m) Rritje e vetëdijesimit për rëndësinë e kontrollit dhe çrrënjosjes së sëmundjeve n) Zbulimi dhe raportimi i sëmundjeve të kafshëve/bagëtive në Kosovë është zhvilluar mirë o) Është përgatitur një "udhërrëfyes" për të shërbyer si bazë për transpozimin dhe zbatimin e acquis të BE-së sipas Kapitullit 12 - Siguria Ushqimore, Veterinaria, Fitosanitare p) Legjislacioni i kërkuar sipas Kapitullit 12 – Siguria Ushqimore, Veterinare, Fitosanitare, i përgatitur ose i përditësuar q) Është mbështetur në mënyrë efektive zbatimi i udhëzimit administrativ për kushtet shëndetësore për nënproduktet shtazore jo të destinuara për konsum njerëzor r) Laboratori i Kosovës për Sigurinë Ushqimore është trajnuar për tema specifike në fushën e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë s) Testimi i aftësisë i mbështetur për fushat përkatëse të sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë t) Mbështetja e zhvillimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës