TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Procesin e Reformës së Administratës Publike

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Administratë publike efektive dhe efikase, e aftë për të zbatuar parimet e administrimit të mirë dhe për të kontribuar në përmbushjen e detyrimeve të MSA-së

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Reformë e Administratës Publike

KOHËZGJATJA:

24 muaj

VLERA:

1.650.000.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Lattanzio Advisory S.p.A Via Nazionale, 89A 00184 Roma, Italia

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset përmes mbështetjes së zbatimit të Ligjit për Procedurat e Përgjithshme Administrative (LPPA) duke ofruar asistencë teknike për forcimin e kornizës rregullatore dhe operacionale për veprimet administrative.

ZONA E SYNUAR:

Reforma e Administratës Publike

PËRFITUESIT:

Ministria e Administratës Publike

AKTIVITETET:

Komponenti 1: Forcimi i MAP-it për ta përmbushur agjendën e përgjithshme të reformave • Aktiviteti 1.1 Ngritja e kapaciteteve të MAP-it për zbatimin e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të krijuar për strategjinë e modernizimit • Aktiviteti 1.2 Mbështetja e MAP-it për hartimin e projektligjeve lidhur me funksionimin e AP-së Komponenti 2: Krijimi i një kornize strategjike për ofrimin e shërbimeve administrative dhe thjeshtimin e procedurave administrative • Aktiviteti 2.1 Zhvillimi i një kornize strategjike për ofrimin e shërbimeve administrative dhe thjeshtimin e procedurave administrative • Aktiviteti 2.2 Analizë gjithëpërfshirëse e procedurave të veçanta administrative dhe propozime për ndryshime • Aktiviteti 2.3 Zbatimi i Manualit për LPPA-në • Aktiviteti 2.4 Zhvillimi i metodologjisë për vlerësimin e shërbimeve dhe detyrave administrative të administratës publike Komponenti 3: Krijimi i mekanizmave koordinues për zbatimin e kornizës strategjike për ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimin e LPPA-së • Aktiviteti 3.1 Mbështetje për krijimin e mekanizmit për koordinimin e zbatimit të kornizës strategjike • Aktiviteti 3.2 Mbështetje për ngritjen e një forumi koordinues ndërinstitucional për reformat e shërbimit administrativ • Aktiviteti 3.3 Mbështetja e MAP-it dhe institucioneve të tjera të linjës për krijimin dhe pilotimin e Kontaktit të Vetëm • Aktiviteti 3.4 Zhvillimi i përvojave të nxjerrjes së mësimeve nga MAP-i prej vendeve të tjera me praktika të suksesshme në ofrimin e shërbimeve administrative Komponenti 4: Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të trajnimit për LPPA-në • Aktiviteti 4.1 Zhvillimi i dokumenteve metodologjike dhe instrumenteve për LPPA-në për institucionet e AP-së • Aktiviteti 4.2 Zhvillimi dhe realizimi i TT për LPPA dhe ofrimin e shërbimeve administrative • Aktiviteti 4.3 Zhvillimi dhe ofrimi i programit të trajnimit për LPPA dhe ofrimin e shërbimeve administrative • Aktiviteti 4.4 Mbështetje në punë për MAP-in dhe palët e tjera të interesit për promovimin dhe koordinimin e agjendës së modernizimit të shërbimeve publike Komponenti 5: Zbatimi i një fushate vetëdijesimi • Aktiviteti 5.1 Mbështetja e MAP-it dhe MAPL-së dhe institucioneve tjera relevante për avancimin e zbatimit të portalit administrativ të shërbimeve publike • Aktiviteti 5.2 Hartimi dhe zbatimi i një fushate komunikimi për modernizimin e sektorit publik dhe ligjin e procedurës administrative për organet e AP-së  Aktiviteti 5.3 Puna me shoqërinë civile, organizatat e biznesit, shoqatat profesionale dhe odat e specializuara ekonomike për të siguruar përfshirjen e tyre dhe zhvillimin e kapaciteteve për qasjet e reja të prezantuara përmes LPPA-së

REZULTATET:

 Komponenti 1: Forcimi i Ministrisë së Administratës Publike për të ofruar agjendën e përgjithshme të reformave  Komponenti 2: Krijimi i një kornize strategjike për ofrimin e shërbimeve administrative dhe thjeshtimin e procedurës administrative duke analizuar dhe ndryshuar shërbimet publike administrative si pjesë e zbatimit të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative  Komponenti 3: Krijimi i mekanizmave koordinues në kuadër të MAP-it për të koordinuar aktivitetet e qeverisë qendrore dhe për të ndërtuar kapacitetet e saj për të drejtuar zbatimin e kornizës strategjike për modernizimin e ofrimit të shërbimeve administrative dhe zbatimin e Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative  Komponenti 4: Zhvillimi dhe ofrimi i programeve të trajnimit për MAP-in dhe strukturat e tjera të administratës publike për zbatimin e LPPA-së  Komponenti 5:  Zhvillimi dhe zbatimi i fushatave të vetëdijesimit për ta informuar shoqërinë e gjerë mbi modernizimin e shërbimit publik dhe procedurat e reja administrative të parapara në LPPA.