TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe sigurinë e dokumenteve

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi i kontratës është të mbështetet Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) dhe Zyrat Komunale të Gjendjes Civile (ZKGJC) për përmirësimin e standardeve të sistemit të regjistrimit civil dhe sigurinë e dokumenteve në nivel komunal dhe qendror, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të BE-së.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Ndërtim i kapaciteteve

KOHËZGJATJA:

30 muaj (04/09/2018 - 03/03/2020)

VLERA:

1,992,570.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

VNG International

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Qëllimi i projektit është të ofrojë mbështetje për Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Zyrat Komunale të Gjendjes Civile për të përmirësuar sistemin e regjistrimit të gjendjes civile përmes optimizimit të proceseve dhe strukturës së agjencisë përmes: 1. Mbështetjes së ARC-së për krijimin e një strukture organizative transparente dhe llogaridhënëse. 2. Mbështetjes për përmirësimin e sistemeve të TI-së të ARC-së duke çuar në përmirësimin e menaxhimit të sistemeve të TI-së dhe cilësi dhe qasje më të mirë në Shërbimet e Regjistrimit Civil dhe të Regjistrimit të Automjeteve. 3. Mbështetjes së përmirësimit të kornizës ligjore dhe rregullatore të sistemit të Regjistrimit Civil dhe Regjistrimit të Automjeteve, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së dhe ato ndërkombëtare, dhe në përputhje me prioritetet, kontekstin dhe kapacitetet përkatëse kombëtare. 4. Mbështetjes së ARC-së për zhvillimin e menaxhimit të qëndrueshëm të procesit për të kontribuar në përmirësimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të administratës së Regjistrimit Civil në Kosovë.

ZONA E SYNUAR:

Kosovë

PËRFITUESIT:

Agjencia e Regjistrimit Civil

AKTIVITETET:

Komponenti 1: Organizata  Kryerja e shqyrtimit funksional të strukturës të ARC-së;  Zhvillimi i kornizës strategjike;  Zhvillimi i kornizës për matje të performancës;  Zhvillimi i kornizës së menaxhimit të ndryshimeve Shqyrtimi dhe ndryshimi i përshkrimeve të vendeve të punës Komponenti 2: TIK  Vlerësimi i ndryshimeve/përmirësimeve/shtesave të kërkuara në harduer/softuer në sistemin e TI-së;  Propozimi i ndryshimeve në sistemin e TI-së;  Vlerësimi i nevojave për shërbime elektronike;  Mbështetja e instalimit të mekanizmave për shkëmbim të të dhënave. Komponenti 3: Korniza ligjore  Vlerësimi i ndryshimeve/përmirësimeve/shtesave të kërkuara në legjislacionin e Kosovës për të reduktuar numrin e dokumenteve;  Pjesëmarrja në një grup punues ndërministror për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës për përdorimin e dokumenteve të identitetit/gjendjes civile për identifikimin e personave;  Propozimi i ndryshimeve në legjislacion për të reduktuar numrin e dokumenteve;  Vlerësimi i ndryshimeve/përmirësimeve/shtesave të kërkuara në legjislacion për krijimin e listave të zgjedhësve nga Sistemi i Regjistrimit të Gjendjes Civile;  Pjesëmarrja në një grup pune ndërministror për ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët. Komponenti 4: Menaxhimi i procesit  Vlerësimi i problemeve të regjistrimit dhe vetëdijesimi për kushtet e regjistrimit të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian;  Vlerësimi i kërkesave për regjistrimin e automjeteve në arkiv elektronik;  Vlerësimi i kërkesave për letërnjoftimet e vjetra të arkivit elektronik;  Vlerësimi i kërkesave për arkivën elektronike të Dokumenteve të Gjendjes Civile;  Mbështetja për zhvillimin e arkivës elektronike për regjistrimin e automjeteve.

REZULTATET:

Komponenti 1 - Organizimi i ARC-së REZULTATI I DETYRUESHËM: 1.1 Është përgatitur rishikimi i strukturës së ARC-së dhe është ofruar mbështetja për zbatimin Komponenti 2 - TIK REZULTATET E DETYRUESHME: Rezultati 2.1: Ka përfunduar optimizimi i sistemeve TI dhe të menaxhimit të të dhënave të ARC-së (struktura e menaxhimit, mirëmbajtja dhe monitorimi). Rezultati 2.2: Është përgatitur zbatimi i shërbimeve të reja (elektronike) për shërbimet e gjendjes civile Rezultati 2.3: Është siguruar ndërveprueshmëria e sistemit TI të ARC-së për shkëmbimin e të dhënave me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencitë e Zbatimit të Ligjit dhe institucionet tjera Komponenti 3 – Korniza ligjore REZULTATET E DETYRUESHME: Rezultati 3.1: Harmonizimi i legjislacionit të Kosovës për të reduktuar numrin e certifikatave në përdorim dhe përdorimin e certifikatave si dokument identifikimi. Rezultati 3.2: Është përgatitur propozimi për ndryshimin e legjislacionit, rregulloreve dhe procedurave për krijimin e listave të zgjedhësve nga Sistemi i Regjistrimit të Gjendjes Civile. Rezultati 3.3: Është përgatitur propozimi për ndryshimin e legjislacionit, rregulloreve dhe procedurave për ofrimin e shërbimeve për qytetarët Komponenti 4 - Menaxhimi i procesit REZULTATET E DETYRUESHME: Rezultati 4.1: Janë propozuar struktura për mirëmbajtjen e sigurisë së ZKGJC-ve në planin e buxhetimit, dhe pajisjet Rezultati 4.2: Është vendosur cikli i strukturuar dhe i përhershëm i trajnimit dhe certifikimit të stafit të ZKGJC-ve. Rezultati 4.3: Është përmirësuar procesi i regjistrimit të lindjeve (veçanërisht për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian), regjistrimit të vdekjeve dhe certifikatave elektronike për regjistrimin e automjeteve. Rezultati 4.4: Është ofruar mbështetje për shërbimet e arkivës elektronike (regjistrimi i automjeteve me arkiv elektronik, letërnjoftimet e vjetra dhe dokumentet e gjendjes civile).