TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Zyrën e Planifikimit Strategjik në Kosovë

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Të përmirësohet më tej menaxhimi i financave publike në Kosovë dhe të ndërtohet besimi në shpenzimet publike duke promovuar transparencën dhe duke rritur llogaridhënien publike.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Reformim i Administratës Publike

KOHËZGJATJA:

21 muaj (21/01/2019 - 20/11/2022)

VLERA:

810,000.00 euro

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Korniza kombëtare për menaxhimin strategjik dhe lidhjet e saj me dokumentet e kornizës buxhetore kombëtare janë vendosur në mënyrë të qartë dhe koherente Cikli i politikave strategjike të planifikimit, kostove, financimit, zbatimit, monitorimit, raportimit, vlerësimit dhe përshtatjes (nëse është e nevojshme), krijohet dhe zbatohet hap pas hapi.

PËRFITUESIT:

Zyra e Kryeministrit, Zyra e Planifikimit Strategjik

AGJENCIA ZBATUESE:

WYG International

AKTIVITETET:

Aktiviteti 1: Mbështetja e ZPS-së në përgatitjen e një kornize kombëtare të menaxhimit strategjik, duke përfshirë vendosjen e një hierarkie të objektivave në dokumente të ndryshme strategjike Mbështetja e ZPS-së dhe Ministrisë së Financave për të përcaktuar sektorët që do të përdoren si bazë për zhvillimin e strategjive sektoriale në të ardhmen dhe për dokumentet kyçe buxhetore; Mbështetja e ZPS-së dhe ministrive të linjës në krijimin e ciklit të planifikimit, alokimit të fondeve, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit, dhe rregullimit, si bazë për strategjitë sektoriale dhe planet vjetore të punës. Kjo mbështetje përfshin Përmirësimin e diagnostikimit sektorial, prioritizimin e reformave dhe specifikimin më të mirë të programeve, aktiviteteve, treguesve, afateve realiste, kostimit, produkteve të pritura dhe rezultateve të ndikimit. Përmirësimin e koordinimit ndërmjet ZPS-së (duke përfshirë Sekretariatin Koordinues të Qeverisë dhe Zyrën Ligjore të Kryeministrit) dhe procesit alokimit dhe buxhetimit në kuadër të institucioneve dhe Ministrisë së Financave. Mbështetja e ZPS-së dhe ministrive horizontale të linjës në përgatitjen, monitorimin dhe raportimin e strategjive sektoriale, duke përfshirë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, Programin e Reformave Ekonomike dhe PKZMSA-në, si dhe dokumentet e tjera planifikuese relevante për anëtarësimin në BE dhe ndërlidhjen e këtyre dokumenteve me proceset sektoriale; Mbështetja e MF-së dhe ZPS-së në përmirësimin paraqitjes së objektivave strategjike, aktiviteteve dhe financimit të tyre në KAMSH dhe në procesin e planifikimit buxhetor bazuar në informatat e dorëzuara nga ministritë linjës. Së bashku me ZPS-në, hartëzim i të gjitha strategjive ekzistuese dhe afateve të tyre për zbatimin dhe planet e veprimit; Aktiviteti 2: Të mbështetet përgatitja e kornizës makroekonomike dhe fiskale të Programit të Reformave Ekonomike dhe të mbështetet ndërlidhja mes prioriteteve të KAMSH-it dhe PRE-së; Mbështetja e Ministrisë së Financave dhe ZPS-së për të siguruar qëndrueshmëri mes skenarit makroekonomik dhe fiskal dhe agjendës për reforma strukturore. Mbështetja e Koordinatorit Kombëtar për Programin e Reformave Ekonomike për zbatimin e rekomandimeve specifike të vendit nëpërmjet integrimit të tyre në politikat strategjike dhe dokumentet e planifikimit financiar të qeverisë; Mbështetja e ZPS-së dhe ministrive të linjës në zbatimin e prioriteteve të PRE-së përmes zhvillimit të treguesve kyç të performancës, për t'u mundësuar që të kryejnë një vlerësim të ndikimit ekonomik të masave tashmë të zbatuara dhe të efekteve të mundshme të masave të vazhdueshme dhe të planifikuara; Mbështetja e ZPS-së në kryerjen dhe përmirësimin e cilësisë së konsultimeve me palëve të interesit në hartimin e PRE-së. Mbështetja për ZPS-në dhe ministritë e linjës për zbatimin e Mjetit të OECD-së për Monitorim të PRE-së (masa dhe udhëzime për politikat); Mbështetja e integrimit të raportimit mbi zbatimin e PRE-së me monitorimin dhe raportimin për SKZH-në dhe PKZMSA-në, dhe sigurimi që rezultatet e monitorimit të çojnë në përmirësimin e prioriteteve dhe zbatimin e masave të PRE-së; Bazuar në raportin afatmesëm të monitorimit dhe vlerësimit, mbështetja e ZPS-së në rregullimin/rishikimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim për të pasqyruar gjetjet dhe prioritetet e reja. Aktiviteti 3: Sigurimi i mbështetjes për ZPS-në dhe ministritë e linjës për përcaktimin dhe vendosjen e aranzhimeve të zbatimit për strategjitë sektoriale, duke përfshirë PRE-në, bazuar në kërkesat e kornizës së re rregullatore dhe doracakëve përkatës, për të siguruar monitorim të rregullt të zbatimit të dokumenteve dhe masave të parapara; Bazuar në procesin e hartëzimit të, janë definuar rekomandimet e tij dhe sektorët në kuadër të rezultatit 1, mbështeten të paktën tre sektorë që kanë mbivendosje të dokumenteve strategjike që t’i rishikojnë dhe bashkojnë strategjitë e tyre të mbivendosura në një dokument koherent (një për secilin nga tre sektorët) strategjitë e tyre që mbivendosen, bazuar në kornizën e re rregullatore dhe doracakun përkatës. Bazuar në procesin e hartëzimit të bërë sipas rezultatit 1, propozon rishikimin potencial dhe/ose përafrimin e dokumenteve sektoriale aty ku është e përshtatshme, duke marrë parasysh masat e reformave strukturore të parashikuara në PRE; Mbështetja e ministrive të linjës për përgatitjen e dokumenteve strategjike (p.sh. strategjitë sektoriale, strategjitë e specializimit të mençur) dhe programet e tyre themelore, bazuar në objektivat kyçe strategjike, siç përcaktohen në dokumentet strategjike kombëtare dhe ndërlidhja e tyre me dokumentet buxhetore vjetore dhe afatmesme.

REZULTATET:

Rezultati 1: Është vendosur dhe konsoliduar korniza kombëtare për menaxhimin strategjik, duke përfshirë renditjen e objektivave në nivelet e ndryshme të menaxhimit strategjik. Sektorët janë përcaktuar si parakusht për të zhvilluar lidhjen me dokumentet kyçe buxhetore si KAMSH dhe buxheti vjetor. Rezultati 2: Rritja e cilësisë së PRE, dhe harmonizimi i shtuar me dokumentet kyçe strategjike dhe buxhetore. Rezultati 3: Është konsoliduar korniza e planifikimit strategjik sektorial nëpërmjet zbatimit të Udhëzimit Administrativ (QRK) Nr. 07/2018 për Planifikimin dhe Hartimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të Veprimit.