TITULLI I PROJEKTIT:

Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve - ofrimi i shërbimeve të gjithanshme psikosociale, strehimit dhe rehabilitimit

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i veprimit është të kontribuojë në përmirësimin e statusit të mirëqenies sociale të grupeve të cenueshme të fëmijëve, përmes ofrimit të shërbimeve të gjithanshme me bazë në komunitet, që do të duhej të shpinin drejt forcimit të sistemit të mbrojtjes sociale, që të arrijë të plotësojë nevojat e qytetarëve më të cenueshëm.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Shërbime sociale

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 01 janar 2021 Data e përfundimit: 31 dhjetor 2023

VLERA:

Kostoja totale e projektit 749,992.65 Euros (Kontributi i BE-së 450,000.00 Euro)

AGJENCIA ZBATUESE:

QENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA

PARTNERËT:

Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve (SDSF)

PËRFITUESIT:

QENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA and Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve (SDSF)

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Shënjestrim më i mirë i nevojave të fëmijëve të cenueshëm, përmes ofrimit të shërbimeve të integruara dhe efikase psikosociale, rehabilituese dhe riintegruese, përmes strehimit të përkohshëm, që autoritetet qendrore apo komunale nuk janë në gjendje t’i ofrojnë vetë, ndërsa në anën tjetër, krijim i kërkesës për shërbime sociale cilësore me anë të angazhimit të komunitetit dhe prindërve/familjeve të fëmijëve të cenueshëm në aktivitete të promovimit e avokimit, ku këto të kombinuara do të çojnë drejt një shfrytëzimi më të madh të shërbimeve sociale që ofrohen nga OShC-të, forcimit të rezistencës së sistemit të mbrojtjes sociale, e përfundimisht përmirësimit të statusit shoqëror të grupeve të cenueshme të fëmijëve.

AKTIVITETET:

1. Ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale dhe rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shërbimet po ashtu përfshijnë shërbimet mbështetëse me vizita në shtëpi dhe transportin e fëmijëve në nevojë; 2. Ofrimi i strehimit emergjent për fëmijët që kanë nevojë për mbrojtje (viktima të dhunës në familje, fëmijë të abuzuar dhe neglizhuar, pa kujdes prindëror dhe fëmijë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore); 3. Aktivitete avokimi dhe vetëdijesimi, përmes mbështetjes dhe ngritjes së kapaciteteve në komunitet, përfshirë shoqatat e prindërve.

REZULTATET:

• Së paku 320 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 50 fëmijë në nevojë për mbrojtje, viktima të dhunës në familje, fëmijë të keqtrajtuar e të neglizhuar, fëmijë pa kujdes prindëror dhe fëmijë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore do të përfitojnë nga aktivitetet e shërbimeve sociale me bazë në komunitet, të ofruara nga katër Qendra të Kujdesit Ditor dhe një Strehimore e Fëmijëve, në këtë veprim. • Komunitetet, përfshirë familjet e fëmijëve, shërbehen, fuqizohen të kërkojnë të drejtën për shërbime sociale cilësore dhe të qasshme për grupet më të cenueshme të fëmijëve.