TITULLI I PROJEKTIT:

Mundësimi i Bujqësisë së Gjelbër me Vezë të Pulave: Trajtimi i plehut organik, përdorimi efikas i burimeve natyrore, energjia e ripërtërishme dhe zvogëlimi i mbeturinave në procesin e prodhimit ushqimor

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Pojatë, Ferizaj

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

24 muaj (02/01/2020: – 01/31/2022)

VLERA:

Gjithsej: 498,884€ ; Kontributi i BE-së (60.13%):

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Pronarët e BMI Agroprodukt SH.PK, 6 punëtorë të punësuar aktualisht dhe 7 të rinj, kompanitë investuese, kompani ndërtimi dhe furnizues të tjerë; Përfituesit fundorë : konsumatorët e vezëve, fermerët në prodhimin primar të bimëve duke përdorur si pleh plehun e peletuar, tregtarët e inputeve, industria e përpunimit të mishit, shitësit me pakicë, shitësit me shumicë, autoritetet tatimore lokale, zbutjen e ndotjes së mjedisit etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Me këtë investim kompania synon të rrisë kapacitetin prodhues, të përmirësojë cilësinë e produkteve të tyre (vezët dhe koncentrati në paleta), zbutjen e ndryshimeve klimatike përmes paletimit të plehut organik, integrimin social dhe ekonomik të grave, përmirësimin e kushteve të higjienës/përmbushjen e standardeve ISO nga nxitur nga prodhimi i vezëve nga kafazi në tryezë, duke zvogëluar përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

AKTIVITET:

- Instalimi i linjës së trajtimit të plehut, tharjes dhe paketimit për plehun e pulave në paleta të vogla të tharë në formë fasule (Për të shfrytëzuar ajrin e nxehtë në fermë (40°C, duke mos përdorur asnjë burim tjetër energjie) në qeset 5-10 kg; - Dhoma ftohëse për ruajtjen adekuate të vezëve para liferimit (24 orë); - Makinë për grumbullimin, kategorizimin dhe vulosjen e vezëve; - Kapaciteti i 10,000 zogjve për pula vojse; - Automjet me ftohje e ventilim për furnizimin e vezëve në tregun me pakicë; - Pajisje laboratorike për analiza laboratorike të koncentratit të ushqimit; - Instalimi i makinës për paletimin e koncetratit dhe paketim, peshore industriale; - Të zbatojë standardet e sigurisë ushqimore në kultivimin e vezëve ISO 9001:2015 dhe ISO 22000 (HACCP); të instalojë 40 KW/h panele solare fotovoltaike etj. - siguria e ushqimit; rrethoja e sigurisë për objektin, shtigjet e betonuara të ecjes, etj.

REZULTATET:

- Të prodhojë pleh të thatë 450 MT nga ambientet e fermës, nga të cilat 300 MT nga objektet e fermës dhe 150 MT nga fermat e tjera të pulave përreth, të cilat arrijnë shumën monetare mbi 50,000 € (Çmimi i shitjes së plehut të thatë është 150 €/MT); - Rritja e prodhimit të ushqimit të kafshëve në 1,200MT, gjë që arrin shumën monetare në mbi 200,000 € në vit; - prodhimi i vezëve është 6 milionë vezë në vit;