TITULLI I PROJEKTIT:

Përforcimi i pjesëmarrjes së grave në politikë

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm: Përforcimi i angazhimit qytetar, barazisë gjinore dhe demokracisë gjithëpërfshirëse e pjesëmarrëse, përmes pjesëmarrjes së grave të ndryshme në politikë dhe vendimmarrje në Kosovë.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Barazia gjinore

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 01/01/2019 Data e përfundimit: 31/12/2022

VLERA:

Kostoja totale e projektit 600.492,06 €; kontributi i BE-së 540,000.00 €

AGJENCIA ZBATUESE:

Rrjeti i Grave të Kosovës-RrGK në koalicion me

PËRFITUESIT:

127 organizata të shoqërisë civile të drejtuara nga gratë (OSHCG) anëtare të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), sidomos ato që u shërbejnë grave të margjinalizuara; 800 nga Lobi i Kosovës për Barazi Gjinore (LKBGJ), duke përfshirë gratë asambliste komunale, Zyrtarët për Barazi Gjinore (ZBGJ) dhe avokuesit burra; 1000 anëtarë të Koalicionit për Barazi, duke përfshirë gra politikane, parlamentare dhe udhëheqëse në të gjitha nivelet, udhëheqëse të partive politike; zyrtarë qeveritarë në nivel lokal dhe qendror; si dhe gratë, në përgjithësi Përfituesit dytësorë: Burrat, fëmijët, zyrtarë publikë

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivi specifik: Përmirësimi i kapaciteteve, gjithëpërfshirjes, solidaritetit, përfaqësimit dhe angazhimit politik të rrjeteve të grave, në mënyrë që ato të angazhohen efektivisht dhe me bazë në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

AKTIVITETET:

1.1 Zhvillimi i mekanizmave më të mirë të konsultimit për informimin e anëtarëve dhe grumbullimin e të dhënave për çështjet politike/aderimit në BE; 1.2 trajnim/mentorim i OSHCG-ve dhe grave politikane për analizat ligjore, komentimin ndaj ligjeve/politikave me perspektivë gjinore, Direktivave të BE -së dhe procesit të aderimit në BE, nga Shoqata Evropiane e Grave Juriste (EWLA); 1.3 mbështetja e OSHCG-ve që u shërbejnë grave me aftësi të kufizuara dhe pakicave, për të angazhuar më shumë gra në rrjetet dhe politikën ekzistuese të OSHCG-ve; 1.4 organizimi i takimeve të rrjetëzimit mes RrGGK-së, LKBGj-së dhe Koalicionit për Barazi për të forcuar këto rrjete, solidaritetin dhe avokimin e përbashkët, përfshirë këtu edhe reformat për aderim në BE; 1.5 Ndarja e nën-granteve për OJQ-të e ndryshme nëpërmjet Fondit ekzistues të Grave të Kosovës (FGK) për "mësimin duke punuar" në angazhimin e qytetarëve dhe pjesëtarëve në ndikimin në vendimmarrjen dhe mbështetjen dhe/ose monitorimin e Anëtarësimit në BE; 1.6 zhvillimi i mëtejshëm i programit vullnetar për OJQ-të dhe gratë politikane; 1.8 zhvillimi i marrëdhënieve midis rrjeteve të grave në Kosovë dhe Evropë, duke përfshirë EWLA-në, Lidhjen Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Liri (WILPF), Lobin Evropian të Grave (EWL), dhe Rrjeti Evropian i Buxhetimit Gjinor (EGBN); 2.1 Organizimi i takimeve rrjetëzuese; 2.2 organizimi i ndërtimit të kapaciteteve ndërvepruese dhe mentorimit mbi temat e identifikuara të grave në politikë; 2.3 mbulim më i mirë mediatik i grave politikane; 3.1 organizimi i takimeve që ndërlidhin politikanet, udhëheqëset dhe qytetaret/votueset në të gjitha nivelet për të diskutuar çështje specifike të sektorit që lidhen me Anëtarësimin në BE; 3.2 mundësimi i takimeve midis grave udhëheqëse, zyrtare dhe KE/ZBE/PSBE për të diskutuar çështjet e aderimit.

REZULTATET:

1) Përmirësimi i gjithëpërfshirjes, përfaqësimit, kapaciteteve dhe bashkëpunimit midis RrGGK-së, LKBGJ-së dhe Koalicionit për Barazi. 2) Rritja e kapaciteteve të grave politikane dhe grave të ardhshme politikane për t'u angazhuar në politikë. 3) Angazhimi i përmirësuar i grave qytetare, veçanërisht atyre të margjinalizuara deri më tani, në proceset politike dhe vendimmarrëse.