TITULLI I PROJEKTIT:

Përmirësimi i përpunimit dhe kapaciteteve të depozitimit, për t'iu përgjigjur presionit të konkurrencës në tregun lokal dhe eksportin e verës

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Rahovec, Prishtinë

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

20 muaj (02/01/2020 – 09/31/2022)

VLERA:

Gjithsej: 798,112.83€ ; Kontributi i BE-së (50%):

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Pronarët e Kompanisë Biopak, stafi aktualisht i punësuar, 5 punonjës të rinj, 20 fermerë të mëdhenj të identifikuar për certifikim GAP dhe 80 fermerë të vegjël/të mesëm, 100 fermerë të kontraktuar; Përfituesit fundorë: rritja e eksportit të Kosovës, konsumatorët vendas, kompanitë e ndërtimit, furnizues të pajisjeve dhe makinave, mjedisi i përmirësuar etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Me këtë investim, kompania synon të zgjerojë dhe përmirësojë kapacitetet e magazinimit, teknologjinë e re të mbushjes së verës, fuqizimin e grave dhe zvogëlimin e ndryshimeve në natyrën e ambientit.

AKTIVITETET:

- Ndërtimi i aneks-objekteve për përpunim dhe depozitim të verës me sipërfaqe (35m*22m) 1.540 m2. Dy kate: kati i sipërm gjysma për përpunimin e verës dhe gjysma e dytë për stoqe magazinimi, paketim, shishet bosh, etj. Kati i poshtëm shërben si depo për fuçitë e drurit, si dhe verën në shishe për stazhionim. - Furnizim me teknologji të re të mbushjes në bllok të mbyllur (jo të hapur si ai ekzistues), filtrimin e prurjes së verës, si dhe dy stoqe mbajtjeje me kapacitet 10.000 L, fuçi druri 50 (225 litra). - Instalimi i paneleve diellore për objektin e ri (20 KW) - Trajnimi dhe certifikimi i 20 fermerëve më të mëdhenj dhe kantina vere me standarde Global GAP.

REZULTATET:

- Shitjet në tregun vendor dhe eksport të rriten me të paktën 20%. - Rritja e kapacitetit prodhues me 30%; - Vlera e eksportuar 450,000 EUR/vit; - Kapacitetet përpunuese të kompanisë - 1.44 milion litra verë në vit; - Trajnimi dhe certifikimi i 20 fermerëve më të mëdhenj dhe kantina vere me standarde GAP.