TITULLI I PROJEKTIT:

Përmirësimi i produktivitetit dhe standardeve me teknika dhe teknologji të reja, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe fuqizimi i vajzave/grave

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

LOKACIONI:

Shtime,Ferizaj

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

02/01/2020 – 31/07/2021

VLERA:

Buxheti total: 320,638.02 euro; Kontributi i BE-së (65%)

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: 3 të punësuar aktualisht, 10 vende të reja të planifikuara të punës, prej tyre 8 gra, 100 fermerë gruri dimëror që do të shesin kashtë për ngrohje, 5 fermerë të kontraktuar. Përfituesit përfundimtarë: tregtarët e inputeve, agronomët, konsumatorët, studentët, shitësit me pakicë, shitësit me shumicë, kompanitë e ndërtimit të serrave, zbutja e ndryshimeve klimatike, autoritetet tatimore lokale etj.

AKTIVITETET:

- Përfundimi i serrës së re prej 7,000 m2, lartësia e serrës 6 m me kulmin në mes. Sistemi automatik i ventilimit të serrës; - Instalimi i sistemit të ngrohjes duke përdorur 2 furra të biomasës me kapacitet 500 KW në total 1,000Kw; - Instalimi i sistemit të ndriçimit me softuerin përkatës - zgjatja e kultivimit të domates nga 5 në 8 muaj; - Instalimi i sistemit të ujitjes, grumbullimi i ujit të shiut me kapacitet (30m*10m*3m) 1,000 m3; - Instalimi i paneleve diellore 5 KW me pompë ujitëse me kapacitet 15m3/orë; - Blerja e karrocës së vjeljes në serrë, automatike dhe manuale, - Blerja e 6,000 kuti kartoni të degradueshme, 500 broshura për kultivimin e domates bazuar në parimet mjedisore, etj.

REZULTATET:

- Rritja e fidanëve të perimeve në 300,000 copë; - Rritja e prodhimit të perimeve në 200 MT; - Integrimi horizontal i Aplikantit me 5 fermerë të tjerë për shitje dhe blerje së bashku; - teknologji e re e serrave të larta; - rritja e punësimit me 10 punëtorë të rinj, 8 prej tyre gra; - integrimi horizontal i 5 fermerëve me kontratë - pronarë të serrave;