TITULLI I PROJEKTIT:

Përmirësimi i teknologjisë së përpunimit dhe rritja e cilësisë së produkteve të peshkimit

QËLLIMI I PROJEKTT:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Istog, Pejë

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

24 muaj (02/01/2020 – 01/31/2022)

VLERA;

Gjithsej: 737,703€ ; Kontributi i BE-së (50%)

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: "NEWCO TROFTA" SH.PK, anëtarët e stafit, punonjësit e rinj, kompanitë e ndërtimit etj. Përfituesit fundorë: zinxhiri i furnizimit, konsumi lokal, sektori hotelierisë, shitësit e inputeve, përmirësimi i ambientit, etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Synon rritjen e kapacitetit të përpunimit dhe cilësisë së produkteve të freskëta të peshkimit përmes investimeve në teknologjitë moderne të përpunimit në përputhje me standardet e BE-së për sigurinë e ushqimit. Zhvillimi i një impianti të ri të përpunimit të peshkatarisë me efiçiencë të energjisë, si dhe përmirësimi i makinerive ekzistuese të përpunimit të peshkut, në përputhje me standardet e mjedisit; zbatimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë; dhe zhvillimi i 5 produkteve të reja të peshkut (fileto trofte e tymosur, troftë e tymosur, supë peshku në shije të ndryshme, peshk vakum dhe qofte peshku).

AKTIVITETET:

-Ndërtimi i impiantit modern të përpunimit të peshkut 500m2 me panele izoluese (auditori i energjisë në fund të ndërtimit do të inspektojë ndërtimin dhe do të certifikojë sipas kërkesave të BE-së për efiçiencë të energjisë). Objektet e impiantit do të përfshijnë aneksin e përpunimit 250 m2, odat e ftohjes 100 m2, salla e paketimit 100 m2, odë laboratorike 20m2, dhomë për sterilizim 15 m2, zyra administrative etj Impianti i vjetër i përpunimit të peshkut do të mbyllet dhe do të rindërtohet për projektin, si bazë logjistike ose impiant përpunimi peshku dhe mirëmbajtje makinerish; - Kompania nga e cila blehet linja e re e përpunimit do të jetë e obliguar të ofrojë trajnime për punëtorë, si dhe të përgatisë Udhëzues për manipulimin e kësaj linje; - Makinë për produktet e reja të peshkut me paketim të biodegradueshëm; - Blerja e frigo-kamionëve; - Blerja e paneleve diellore për ndriçim dhe ngrohje të ujit - 21 KW; - Pajisje për trajtimin e ujërave të zeza; - Ndërtimi i një laboratori të ri testues, në impiantin e ri për përpunimin e peshkut; - Zbatimi i ISO 22000 (HACCP) -do të angazhohet një kompani konsulente; - Zhvillimi i planit të marketingut dhe NewCo Trofta Brand (kompani konsulence).

REZULTATET:

- Rritja e prodhimit të peshkut me 20% ose 540,000 kg në vitin e parë, si dhe pasurimi me një rritje tjetër të parashikuar me 700,000 kg, si dhe cilësia e produkteve të përpunuara të peshkut në përputhje me standardet e BE-së për sigurinë ushqimore - Gama e produkteve zgjerohet përmes 5 produkteve të reja të zhvilluara (fileto trofte e tymosur, troftë e tymosur, supë peshku në shije të ndryshme, peshk vakum dhe qofte peshku). - Mbrojtja e mjedisit përmirësohet përmes investimeve në trajtimin e ujërave të zeza, përdorimin e energjisë së ripërtërishme dhe paketimin e biodegradueshëm për produktet e peshkut - Përforcimi i lidhjeve midis fermave të peshkut dhe industrisë së peshkut (integrim vertikal); 15 vende të reja pune, nga to 10 gra - program trajnimi mbi industrinë përpunuese, në financa, kontabilitet dhe menaxhim të kompanisë - Ri-kategorizimi i njësisë së përpunimit të peshkut nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nga kategoria aktuale “C” në “A”