TITULLI I PROJEKTIT:

Programi i BE-së për Stabilizim të Komuniteteve, Faza IV (EU-CSP IV)

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Objektiv i përgjithshëm i Fazës IV të programit EU-CSP është të lehtësojë krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse shumetnike në Kosovë, përmes stabilitetit socio-ekonomik dhe nismave të zhvillimit komunitar, duke krijuar të ardhura të qëndrueshme dhe mundësi punësimi për të gjitha komunitetet pakicë në Kosovë, si dhe duke siguruar (ri)integrimin e tyre të qëndrueshëm.

VENDI:

38 komuna në të gjitha rajonet e Kosovës

SEKTORI:

Zhvillimi i komuniteteve

KOHËZGJATJA:

44 muaj (01 Janar 2020 - 31 Gusht 2023)

VLERA:

Kostoja totale e projektit 4,960,000.00 EUR. (Tërësisht kontribut i BE-së)

AGJENCIA ZBATUESE:

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM)

PËRFITUESIT:

Pjesëtarë të komuniteteve pakica etnike, përfshirë serbët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, boshnjakët, turqit dhe kroatët në të gjithë Kosovën, përfshirë komunitetet shqiptare që jetojnë në veri të Kosovës.

PARTNERËT:

Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), autoritetet përkatëse komunale

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivat specifikë të këtij veprimi janë: (i) të krijojë mundësi për gjenerimin e të ardhurave për komunitetet jo-shumicë në të gjithë zinxhirin e vlerës në sektorët kryesorë ekonomikë në Kosovë, duke rritur kështu perspektivat e tyre (ri)integruese; dhe (ii) të përmirësojë përfshirjen sociale dhe rezistencën e komuniteteve të pafavorizuara përmes stimulimit të nismave të krijuara enkas të komunitetit ndëretnik që kontribuojnë në ndërtimin e besimit dhe pajtimin

AKTIVITETET:

Në mbështetje të Produktit 1 1.1 Mbajtja e Komitetit të Miratimit të Projektit dhe Komiteteve Mbështetëse Komunale; 1.2 Sigurimi i kontakteve mobile me përfituesit e komunitetit jo-shumicë; 1.3. Shpërndarja e informatave programore përmes fletëpalosjeve, mediave lokale, revistave si dhe pranisë në internet; Në mbështetje të Produktit 2 2.1. Angazhimi me shoqata e individë në komunat e shënjestruara aktive në sektorët kryesorë ekonomikë të identifikuar. 2.2 Sigurimi i mbështetjes për shoqatat e bizneseve nga komunitetet jo-shumicë dhe ato ndëretnike për të shfrytëzuar ekonomitë e shkallës për grupet e prodhuesve; 2.3. Lehtësimi i kontakteve midis prodhuesve dhe përpunuesve të mbështetur, si dhe palëve kryesore të zinxhirit të vlerave. Në mbështetje të Produktit 3 3.1 Lansimi i thirrjes për propozime; 3.2 Zgjedhja e ndërmarrjeve të reja dhe operacionale që do të mbështeten; 3.3 Ofrimi i ndihmës për ndërmarrje të zgjedhura për të avancuar e plotësuar zinxhirin e vlerave ose mungesat në treg; 3.4 Sigurimi i monitorimit të rregullt, vlerësimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të ndërmarrjeve të zgjedhura, si dhe përfshirje në Odën Ekonomike të Kosovës. 3.5 Kryerja e një vlerësimi të shpejtë të nevojave të bizneseve të mbështetura më parë për të definuar ndërhyrjet specifike për të adresuar efektet e përhapjes së Covid-19 në bizneset e komuniteteve jo-shumicë. Në mbështetje të Produktit 4 4.1 Koordinimi me Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) dhe udhëheqësit/përfaqësuesit e komuniteteve për të identifikuar nevojat në komunitetet e tyre përkatëse, si dhe vlerësimet e rregullta në terren për të zhvilluar Profilet Komunale. 4.1.1. Dorëzimi i pakove ushqimore dhe jo-ushqimore në koordinim me Qendrat Komunale për Punë Sociale, ZKKK-të dhe UNDP-në për të adresuar nevojat e menjëhershme të familjeve më të cenuara. 4. 2 Zgjedhja dhe zbatimi i projekteve në nivel komuniteti në koordinim me autoritetet lokale, për të siguruar pronësinë dhe qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve. Në mbështetje të Produktit 5 5.1 Identifikimi dhe përzgjedhja e iniciativave të përfshirjes sociale 5.2 Zbatimi i iniciativave të përzgjedhura të përfshirjes sociale 5.3 Matja e ndryshimit në perceptim, rritjes së besimit dhe ndjenjave pozitive ndaj grupeve jo-shumicë

REZULTATET:

Rezultati 1 - Shkëmbimi i informacionit dhe krijimi i mekanizmave koordinues për të siguruar zbatimin efektiv dhe me pjesëmarrje të aktiviteteve të BE-së në EU-CSP. Rezultati 2 - Shoqatat e bizneseve të komuniteteve jo-shumicë dhe ato ndëretnike të krijuara dhe të mbështetura, për të krijuar prodhimtari e përpunime të reja me vlerë të shtuar, më të larta në zinxhirin e vlerave, d.m.th. prodhimin jo vetëm të lëndëve të para, por edhe sigurimin e tregjeve për produktet e gatshme. Rezultati 3 - Sipërmarrës të rinj ose që aktualisht funksionojnë nga komunitetet jo-shumicë, të mbështetur për të nisur/rritur prodhimin dhe përpunimin në sektorë me potencial të lartë, me fokus të veçantë tek grupet e cenueshme, duke përfshirë të kthyerit, gratë dhe anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian Rezultati 4 - Projektet komunitare ndëretnike që nxisin angazhimin dhe (ri)integrimin social të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë identifikohen dhe mundësohen bashkërisht përmes veprimeve të komunitetit Rezultati 5 - Integrim i avancuar shoqëror midis komuniteteve etnike lokale, përmes aktiviteteve shoqërore, gjuhësore dhe arsimore