TITULLI I PROJEKTIT:

Programi Vjetor i OJQ Domovik për vitin 2022

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Avancimi i cilësisë së jetës, mundësive zhvillimore dhe potencialit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

VENDI:

Zona kryesore e targetuar: komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Mitrovicës së Veriut; Zona dytësore e targetuar: mbarë Kosova.

SEKTORI:

Të drejtat e fëmijëve / zhvillimi i komuniteteve

KOHËZGJATJA:

12 muaj (01/01/2022 - 31/12/2022)

VLERA:

Vlera totale e projektit 79,808.00 euro; kontributi i BE-së 59,856.00 euro

AGJENCIA ZBATUESE:

OJQ Domovik

QËLLIMET E PROJEKTIT:

1) Futja e kapaciteteve avokuese të bazuara në hulumtime, monitorimi dhe vlerësimi i politikave dhe programeve për fëmijët dhe të rinjtë; 2) Përmirësimi i ekosistemit të mbështetjes për fëmijët dhe të rinjtë dhe përafrimi me praktikat më të mira kombëtare, të BE-së dhe OKB-së; 3) Avancimi i veprimeve të udhëheqësisë rinore lokal në veri për krijimin dhe zbatimin e politikave; dhe 4) Rritja e kapaciteteve dhe llogaridhënies së Domovik në lidhje me zbatimin e programit për fëmijë dhe të rinj.

PËRFITUESIT:

OJQ Domovik Përfitues përfundimtarë: institucionet lokale, OSHC-të, sektori privat, fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e tyre

AKTIVITETET:

Aktiviteti kryesor 1. Sistemi për mbledhje, analizë, monitorim dhe raportim të të dhënave, mbështet fëmijët dhe të rinjtë; Për të përmirësuar funksionimin e vet, Domovik do t’i përdorë gjetjet e hulumtimit dhe do të bëjë avokim bazuar në këto rezultate me të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare. Të gjitha këto të dhëna do të përdoren për të monitoruar përparimin drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve. Aktiviteti kryesor 2. Bashkëpunimi me subjektet publike lokale dhe OSHC-të që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë; Për të ofruar një mjedis më stimulues për mirëqenien e fëmijëve dhe për t’u mundësuar të arrijnë potencialin e tyre të plotë, Domovik do të vazhdojë të ndërtojë rrjetin e të gjithë akterëve socialë (publik, privat dhe OSHC), dhe do të avokojë për aplikimin e metodologjive të reja dhe qasjeve inovative për të siguruar rezultatet më të mira. Aktiviteti kryesor 3. (Mbështetje) Rrjeti Rinor në veri të Kosovës; Domovik e mbështet fuqishëm pjesëmarrjen e plotë të fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimmarrëse, dhe anëtarët e rrjetit të të rinjve dhe kapacitetet dhe idetë e tyre shërbejnë si forca kreative pas këtyre përpjekjeve. Së bashku ne trajtojmë çështje arsimore, mjedisore, të tregut të punës, në përpjekje të përbashkëta për t’i pajisur fëmijët dhe të rinjtë me shkathtësitë e shekullit të 21-të, duke i fuqizuar udhëheqësit e rinj për epokën e re dhe duke përforcuar zërat e tyre. Aktiviteti kryesor 4. (Ngritja) Kapacitetet, transparenca dhe llogaridhënia e Domovik. Domovik punon vazhdimisht për përmirësimin e kapaciteteve të brendshme teknike dhe të personelit, për të siguruar cilësinë më të lartë të rezultateve dhe rrjedhojave. Të gjitha aspektet organizative janë trajtuar, por kjo duhet të rivlerësohet vazhdimisht dhe të bëhet më fleksibël dhe e adaptueshme.

REZULTATET:

Produkti 1) Futja e një sistemi për mbledhje, analizë, monitorim dhe raportim të të dhënave për të mbështetur zhvillimin e programeve për fëmijët dhe të rinjtë në veri të Kosovës; Produkti 2) Bashkëpunimi i institucionalizuar me subjektet publike dhe private lokale dhe OSHC-të që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë; Produkti 3) Rrjeti rinor i krijuar dhe funksional në kuadër të Domovik; Produkti 4) Përmirësim i kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies së Domovik. Për të arritur rezultatet e propozuara, Domovik do të punojë për forcimin e bashkëpunimit dhe raportit të mirë të krijuar me të gjitha palët relevante rajonale. Rezultatet e propozuara kërkojnë një qasje të përbashkët, shumë-sektoriale, dhe ndjenjën e pronësisë së rezultateve të secilës palë të përfshirë. Meqenëse PVP2022 është dizajnuar sipas planit strategjik të Domovik, nevojitet sinergji e projekteve dhe donatorëve të ndryshëm për arritjen e plotë të rezultateve të përcaktuara.