TITULL I PROJEKTIT:

Programi vjetor i punës së OJQ Domovik për vitin 2021

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Avancimi i cilësisë së jetës, mundësive zhvillimore dhe potencialit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

VENDI:

Zona kryesore e shënjestrimit: komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçani, Mitrovica Veriore; Zona dytësore e shënjestruar: Në tërë Kosovën

SEKTORI:

Të drejtat dhe zhvillimi i fëmijëve

KOHËZGJATJA:

12 muaj

VLERA:

Kostoja totale e projektit 85.068,00 €; kontributi i BE-së 59,547.00 €

AGJENCIA ZBATUESE:

OJQ Domovik

QËLLIMET E PROJEKTIT:

1) Krijimi i kapaciteteve të avokimit të bazuar në hulumtime dhe monitorimi dhe vlerësimi i politikave dhe programeve për fëmijë dhe të rinj; 2) Përmirësimi i ekosistemit të mbështetjes për fëmijët dhe të rinjtë dhe përafrimi me praktikat më të mira kombëtare, të BE-së dhe OKB-së; 3) Avancimi i veprimeve të lidershipit rinor lokal në veri në krijimin dhe zbatimin e politikave; dhe 4) Rritja e kapaciteteve dhe llogaridhënies së Domovik në zbatimin e programit për fëmijë dhe të rinj.

PËRFITUESIT:

OJQ Domovik Përfitues përfundimtarë: Institucionet lokale, OSHC-të, sektori privat, fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e tyre

AKTIVITETET:

Aktiviteti kryesor 1. Mbledhja, analiza, monitorimi dhe sistemi i raportimit të të dhënave për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë; Aktiviteti kryesor 2. Bashkëpunimi me subjektet publike lokale dhe OSHC-të që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë; Aktiviteti kryesor 3. (Mbështetja e) Rrjetit Rinor në Veri; Aktiviteti kryesor 4. (Ndërtimi i) Kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies së Domovikut.

REZULTATET:

Produkti 1) Krijimi i një programi të mbledhjes, analizës, monitorimit dhe raportimit të të dhënave për të mbështetur zhvillimin e programeve për fëmijët dhe të rinjtë në veri të Kosovës; Produkti 2) Institucionalizimi i bashkëpunimit me subjektet publike lokale dhe OSHC-të që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë; Produkti 3) Krijimi dhe funksionalizimi i rrjetit rinor brenda Domovikut; Produkti 4) Përmirësimi i kapaciteteve, transparencës dhe llogaridhënies së Domovikut. Marrëveshja Kornizë e Partneritetit është në vitin e dytë të zbatimit. Komiteti drejtues dhe ekipi i projektit janë krijuar gjatë zbatimit të AWP2020. AWP2021 do të bazohet në rezultatet e AWP2020.