TITULLI I PROJEKTIT:

Rritja e cilësisë së shërbimeve hoteliere dhe zhvillimi i produkteve inovative përmes trashëgimisë kulturore dhe përdorimit të TIK-së

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të rritet cilësia e shërbimeve hoteliere të kompanisë, të zhvillohen produkte të reja përmes inovacionit dhe të mbështetet krijimi i vendeve të punës për të pasur ndikim ekonomik.

VENDI:

Rajoni i Pejës

SEKTORI:

Zhvillim ekonomik

KOHËZGJATJA:

12 muaj. Data e fillimit: 16/10/2020 - Data e përfundimit: 15/10/2021

VLERA:

114,130.00 Euro, kontributi i BE-së 58,206.00 Euro

AGJENCIA ZBATUESE:

BEGOLLI sh.p.k.

PËRFITUESIT:

BEGOLLI sh.p.k.

OBJEKTIVAT SPECIFIKE:

Objektiva specifikë të këtij veprimi janë: • Përmirësimi i kapaciteteve teknike për zhvillimin e shërbimeve hoteliere të integruara e miqësore për mjedisin për turizmin në hapësira të jashtme dhe atë kulturor përmes përdorimit të TIK-së; • Zhvillimi i kapaciteteve të shërbimit të fjetje/mëngjes dhe çiklizmit, duke përfshirë zhvillimin e konceptit të ushqimit të ngadaltë për promovimin e turizmit kulinar; • Rritja e kapitalit njerëzor përmes trajnimeve të aftësive specifike për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve; • Zbatimi i menaxhimit të cilësisë nëpërmjet certifikimit me ISO 22000 (HACCP) dhe standardet miqësore ndaj çiklizmit; • Zhvillimi i marketingut dhe promovimit të produkteve.

REZULTATET:

Rezultatet e pritura janë: • Vende me vlera natyrore dhe kulturore të mbrojtura, të zgjeruara dhe të konsoliduara për të përmirësuar performancën e kompanisë në treg duke përmirësuar mjediset miqësore me mjedisin për vizitorët e ardhshëm, duke kontribuar kështu në krijimin e vendeve të punës dhe ndikimin ekonomik; • Vlerat e trashëgimisë së zonës ruhen për brezat e ardhshëm ndërsa rritet vetëdijesimi për këtë vend historik do të rritet; • Turizmi kulinar promovohet përmes konceptit të ushqimit të ngadaltë; • Kapitali njerëzor rritet përmes trajnimeve specifike, duke çuar në rritje të vlerës ekonomike; • Rritja e tregtueshmërisë së produkteve vendore me rritjen e të ardhurave të kompanisë dhe krijimit të 5 vendeve të reja të punës; • Kompani e certifikuar me standarde miqësore për çiklizmin, guida të trashëgimisë kulturore, si dhe ISO 22000 (HACCP).