TITULLI I PROJEKTIT:

Shërbimi Mësimor (SL) në Kosovë

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Të promovojë dhe mbrojë të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke ndërtuar kapacitetet e individëve dhe institucioneve në shërbim të të rinjve, përmes institucionalizimit të qasjes së të mësuarit gjatë shërbimit (SL) në Kosovë.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Arsim / Të drejtat e fëmijëve

KOHËZGJATJA:

36 muaj 24/12/2019 24/12/2022

VLERA:

Vlera totale është 174,507,80 euro, nga të cilat kontributi i BE-së është 138,035,67 euro.

AGJENCIA ZBATUESE:

Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim - TOKA

PËRFITUESIT:

70 mësimdhënës - që do të trajnohen dhe mentorohen përgjatë një viti, ashtu që të përgatiten për të udhëhequr klubet SL, si dhe të rrisin kapacitetet e tyre mësimdhënëse. 20 Mentorë të Rinj (18+), kryesisht studentë me tituj që kanë orientim rinor (arsim, psikologji, sociologji) dhe/ose të dalë nga klubet SL, e që kanë kaluar adoleshencën. 1,125 fëmijë/të rinj (shkolla fillore dhe të mesme), të cilëve u mungojnë aktivitetet jashtëshkollore, do të bëhen pjesë e klubeve SL për të zhvilluar aftësitë e tyre personale dhe sociale, si dhe për të dizajnuar e drejtuar aktivitete në promovim të të drejtave të fëmijëve në shkolla dhe komunitete të tyre.

OBJEKTIVAT SPECIFIKË:

Objektivat specifikë janë: SO1. Të sigurojë ndryshim të qëndrueshëm sistematik të metodologjisë së mësimdhënies së mësuesve dhe mentorëve të rinj; SO2. Të mbështesë zhvillimin e gjashtë kompetencave të shekullit të 21-të tek të rinjtë, të cilat janë thelbësore për Kornizën e re të Kurrikulës së MASHT-it (komunikimi, mendimi kreativ dhe kritik, të mësuarit, bashkëpunimi, vetë-menaxhimi dhe vetëdijesimi qytetar); SO3. Të kombinojë metodologjinë SL me kurrikulën formale shkollore dhe të angazhojë faktorët institucionalë në shumë nivele në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë;

REZULTATET:

SO1. 70 mësues të rinj dhe 20 mentorë të rritur të rinj të trajnuar në metodologjinë SL. SO2. 1,000 shkarkime të pakos së veglave SL të mësimdhënësve; 45 klube të reja SL që operojnë në 15 komuna; 1,125 fëmijë dhe të rinj që marrin pjesë në programin SL. SO3. Memorandume të mirëkuptimit të nënshkruara me palët relevante të interesit në arsim - 2 me institucionet qendrore (MASHT, MKRS), 10 me komunat.