TITULLI I PROJEKTIT:
Solidifikimi i reziliencës së gazetarëve aktualë dhe të ardhshëm të Kosovës
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të bashkohen gazetarët, profesionistët e medias, organet e mediave, shoqëria civile, talentet e reja të medias dhe publiku në mënyrë që të rritet vetëdijesimi, njohja dhe mbështetja për gazetarinë profesionale duke forcuar demokracinë e qëndrueshme në Kosovë
VENDI:
Të gjitha rajonet e Kosovës
SEKTORI:
Media
KOHËZGJATJA:
24 muaj (01/01/2020 - 31/12/2021)
VLERA:
Vlera totale e projektit 446,900.09 euro; kontributi i BE-së 397,204.00 euro
AGJENCIA ZBATUESE:
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese - BIRN
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimet e veprimit janë: 1) Forcimi i kapaciteteve të mediave për të kryer gazetari hulumtuese për shpenzimin e fondeve publike, monopolet në kontratat publike dhe praktikat korruptive në institucione të ndryshme. 2) Promovimi i standardeve të verifikimit të fakteve dhe raportimit të bazuar në dokumente me qëllim të luftimit të shkeljeve të kodit të etikës në media 3) Promovimi i të drejtave të njeriut, ekipeve hulumtuese ndëretnike dhe sundimit të ligjit përmes programeve kuptimplota dhe cilësore 4) Angazhimi i talenteve të reja në media në përdorimin e teknikave filmike që çojnë në krijimin e përmbajtjes mediatike
PËRFITUESIT:
Gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesionistë të medias, zyrtarë publikë, studentë të gazetarisë, talente të reja, të punësuar të medias dhe publiku në përgjithësi
AKTIVITETET:
A1: Prodhimi dhe transmetimi i 60 raporteve të thelluara hulumtuese A2: Prodhimi i 10 programeve televizive për të diskutuar gjetjet e nxjerra nga raportet hulumtuese më sfiduese A3: Nisja e një fushate vetëdijesimi për identifikimin dhe luftimin e lajmeve të rreme A4: Hulumtimi, shkrimi dhe publikimi i 40 analizave të verifikimit të fakteve për të identifikuar lajmet e rreme A5: Organizimi i 3 punëtorive dy-ditore me trajnim intensiv që synojnë rritjen e shkathtësive profesionale për gazetarët A6: Prodhimi dhe transmetimi i 12 programeve televizive që promovojnë të drejtat e njeriut, çështjet sociale dhe sundimin e ligjit A7: Prodhimi i 5 dokumentarëve për komunitetet pakicë në Kosovë A8: Ngritja e kapaciteteve të gazetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë që të mund t’i flasin të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht A9: Organizimi i kurseve për prodhim të filmave për 75 të rinj, duke përfshirë prodhimin dhe publikimin e videove A10: Organizimi i 10 sesioneve të trajnimit për 200 nxënës të shkollave të mesme duke i udhëzuar ata për të prodhuar 50 video dhe artikuj