TITULLI I PROJEKTIT:

Supa e erëza shtëpiake nga përpunuesi i perimeve Ananas Impex

QËLLIMI I PROJEKTIT:

Qëllimi global i kësaj skeme të granteve është të mbështes qasjen dhe konkurrueshmërinë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve agro-rurale të Kosovës.

VENDI:

Podujevë/ Prishtinë

SEKTORI:

Bujqësi

KOHËZGJATJA:

30 muaj (0/2/01/2020 – 07/31/2022)

VLERA:

Gjithsej: 577,000 € ; Kontributi i BE-së (53%):

PËRFITUESIT:

Grupi i shënjestruar: Vetë kompania, punonjësit aktualë dhe të ardhshëm, qendra e grumbullimit Agrocelina dhe 144 fermerë Përfituesit fundorë: konsumatorët, administrata tatimore lokale, furnizuesit e inputeve, mjedisi më i mirë etj.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Duke investuar në objekte dhe cilësi, kompania synon që të diversifikojë prodhimin duke prodhuar produkte të reja për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Si e tillë kompania synon të prodhojë supë viçi dhe perimesh, salca domate, të zbatojë standardet e kërkuara për tregjet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të rrisë kontributin në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtërishme, si dhe të ofrojë kontribut në fuqizimin ekonomik të grave.

AKTIVITETET:

- njësi përpunimi në sipërfaqe prej 1,290 m2, si dhe ndërtesa e dytë 600m2, e ndërtuar për logjistikë dhe depo dhe 200 m2 si administratë e financa, Oborri i gjelbër dhe rrugët hyrëse 5,700 m2. - Makinë paketimi automatik të dyfishtë të farave, Mikser, mulli dhe sortues për erëzat e perimeve, Prodhim automatik dhe paketim i supave, Makinë automatike e paketimit të farës, pastrim, sortim, bluarje para tharjes së makinerisë - Instalimi i rrjeteve të paneleve diellore 100KW me KEDS - përpunues të energjisë efiçiente. Pesë invertorë për konvertim të drejtpërdrejtë në rrymë alternative (AC) - Në freskimin dhe pasurimin e linjës së përpunimit, të rritë prodhimin dhe të zgjerojë gamën e produkteve. - Integrimi i standardeve të menaxhimit të sigurisë ushqimore ISO 22000 ose HACCP dhe standardeve të menaxhimit të cilësisë ISO 9000:9001. - Përfundimi i investimit fizik në objektin përcjellës të njësisë së logjistikës në hapësirë prej 600 m2 dhe ndërtesa administrative dhe financiare 200 m2 - aktualisht në rikonstruksion. Riformësim inxhinierik për të ofruar zgjidhje për operacionet e punës (shpjegime shtesë).

REZULTATET:

- Prodhimi i 40 T supa perimesh, pule dhe viçi dhe 10 T salcë domate; - 4 produkte të reja të hedhura në tregun vendas; - Prodhimi i energjisë elektrike prej 440 KW/ditë; - kompania është e certifikuar me ISO 22000/HACCP ISO 9000-9001.