TITULLI I PROJEKTIT:

Trashëgimia kulturore si shtytës për dialogun mes komuniteteve dhe kohezionin social

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Qëllimi kryesor i fazës së tretë të projektit, Trashëgimia Kulturore si Shtytës për dialogun mes komuniteteve dhe kohezionin social është të forcojë besimin midis komuniteteve dhe kohezionin social, si dhe të kontribuojë në rritjen e perceptimit publik se trashëgimia fetare është e mirë publike e përbashkët, që duhet respektuar dhe ruajtur në dobi të të gjitha komuniteteve.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Zhvillim i komunitetit

KOHËZGJATJA:

24 muaj (01/12/2020- 01/12/2022)

VLERA:

Kostoja totale e projektit 1,999,876 Euro

AGJENCIA ZBATUESE:

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP

PARTNERË:

Komunat, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendrat Rajonale për Trashëgiminë Kulturore, OShC/OJQ-të, Komunitetet Fetare, Policia e Kosovës

SIPËRFAQJA E MBULUAR:

Kosovë

PËRFITUESIT:

Komunitetet, institucionet kulturore në nivel komunal, organizatat me bazë terreni, bashkësitë fetare

AKTIVITETET:

Restaurimi, rehabilitimi dhe zbukurimi i vendeve kulturore dhe fetare - Avancimi i dukshmërisë së momenteve dhe inkurajimi i turizmit, duke kontribuar kështu në promovimin e trashëgimisë kulturore të komuniteteve. Promovimi i trashëgimisë kulturore jomateriale si mënyrë lidhëse për kohezionin shoqëror - Përqendrohet në përfshirjen e grave dhe të rinjve në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, gjë që promovon fuqizimin ekonomik dhe kundërshton narrativat përçarëse. - Promovon trashëgiminë kulturore jomateriale si shtytës për diversitetin kulturor dhe respektin reciprok duke ofruar mundësi ekonomike për grupet e margjinalizuara ose të pafavorizuara. Forcim i kapaciteteve për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes mekanizmave institucionalë - Përqendrohet në qeverisjen me pjesëmarrje të trashëgimisë kulturore e cila përfshin të gjitha palët e interesuara në vendimmarrje, planifikim, zbatim, monitorim dhe vlerësim të politikave dhe programeve të trashëgimisë kulturore. Me harmonizimin e institucioneve të nivelit qendror, rajonal dhe lokal, projekti kontribuon në ndërtimin e besimit midis qytetarëve dhe autoriteteve publike.

REZULTATET:

Pranueshmëri më e madhe ndëretnike përmes mbrojtjes së objekteve kulturore dhe fetare: - Rehabilitimi i të paktën 14 objekteve komunale dhe 15 objekteve kulturore dhe fetare që kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore popullore; - Angazhimi aktiv i komunave dhe qytetarëve rrit respektin për trashëgiminë e përbashkët kulturore. Përfshirja e grave dhe të rinjve në aktivitetet e trashëgimisë kulturore jomateriale: - Përmirësimi i vetëdijes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore jomateriale përmes angazhimit të grave dhe të rinjve: a) Zhvillimi i aftësive të grave dhe të rinjve duke kontribuar në ngritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, duke mbrojtur trashëgiminë kulturore jomateriale përmes arteve dhe zanateve tradicionale; b) promovimi i kohezionit social dhe trashëgimisë kulturore përmes të mësuarit dhe seancave të vetëdijesimit; c) organizimi i garës për Çmimin Sfida, për të angazhuar artistë të rinj; d) ngjarje të rregullta dhe të strukturuara për të rinjtë nga të gjitha komunitetet; e) ofrimi i mundësive digjitale për inovacion dhe kohezion social. Forcimi i kapaciteteve institucionale për të adresuar mbrojtjen e nevojave kulturore, duke çuar në rritje të besimit nga komunitetet: - Mbështetje dhe bashkëpunim me KZM-në (Këshilli për Zbatim e Monitorim) për të lehtësuar zgjidhjen e rasteve të vështira dhe politikisht të ndjeshme; - Ndërtimi i besimit mes komunitetit dhe Policisë së Kosovës, duke edukuar të rinjtë mbi nevojën për mbrojtje dhe mësim rreth trashëgimisë kulturore dhe fetare, përmes mini-shëtitjeve dhe kampeve; - Forcimi i kapaciteteve komunale për t'u angazhuar në mbrojtjen e trashëgimisë përmes ndërhyrjeve që përfshijnë takime për të avancuar të kuptuarit e komunave të përzgjedhura për planifikimin hapësinor, buxhetimin dhe potencialin për zhvillim ekonomik përmes turizmit kulturor.