EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetje për përshpejtimin e bizneseve fillestare (emri i mëparshëm: STAR UP!)

SEKTORI:

Sektori Privat

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 493,285.56 euro (Kontributi i BE-së) 438, 204.23 euro

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 24.2.2022 Data e mbarimit: 23.8.2024

PARTNERI ZBATUES:

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës-STIKK

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Sektori i TIK-ut në Kosovë

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

T’i kontribuohet konsolidimit të një ekosistemi aftësues të inovacionit digjital për bizneset fillestare me lidhje të forcuara me ekosistemin e BE-së

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Veprimi STAR UP i STIKK-ut synon ta forcojë ekonominë e Kosovës, duke e mbështetur rritjen e strukturuar të sektorit premtues të TIK-ut për t'u bërë më konkurrues dhe për të ofruar shërbime dhe produkte cilësore dhe inovative jo vetëm për tregun e Kosovës, por edhe për tregjet e BE-së dhe ato globale. Ky veprim është projektuar për ta përshpejtuar ekosistemin aftësues për eksport të avancuar të produkteve dhe shërbimeve të sektorit të TIK-ut, si dhe për t’i forcuar lidhjet e tyre me tregun e BE-së. Ky veprim e mbështet edhe rritjen e shkallës së punësimit në Kosovë.

AKTIVITETET:

• Përzgjedhja konkurruese dhe publike e qiramarrësve në Tech Park • Mbështetja për përshpejtimin e individualizuar duke u bazuar në nevojat e bizneseve fillestare. • Financimi fillestar për bizneset fillestare me rritje të shpejtë. • Krijimi i lidhjeve në treg, çiftimi dhe mbështetja B2B për bizneset fillestare. • Mbështetja për krijimin e rrjeteve rajonale dhe ndërkombëtare. • Mbështetja për qasje në tregjet e BE-së. • Prokurimi dhe instalimi i infrastrukturës dhe pajisjeve të TIK-ut • Zhvillimi i kapaciteteve për menaxhimin e eksportit të shërbimeve. • Zhvillimi i produkteve të përbashkëta me sektorët e tjerë

REZULTATI:

• 25 biznese fillestare të pranuara në Akselerator/Tech Park • 25 biznese të reja marrin shërbime mbështetëse për përshpejtim dhe asistencë teknike • 10 grante deri në 10,000.00 EUR u jepen bizneseve fillestare • Organizohen gjashtë (6) ngjarje tematike kombëtare B2B dhe për rrjetëzim • Organizohen dy (2) ngjarje rajonale/ndërkombëtare me kompani nga BP • 10 biznese fillestare mbështeten për të marrë pjesë në një ngjarje të madhe në nivel të BE-së • Përmirësohet infrastruktura teknologjike dhe e komunikimit në Tech Park • 25 biznese fillestare trajnuar në tregtinë ndërkombëtare dhe eksportin e shërbimeve • Forcohet partneriteti ndërsektorial për t’i përfshirë shërbimet elektronike të integruara në linjat tradicionale të produkteve