EMRI I PROJEKTIT:
“Mbështetja e integrimit të grave në zonat rurale të Kosovës – Wintegra” NK: 452-763
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 236,500.00 € Kontributi i BE-së 215,000,00 € Kontributi i ASB-së 15,500,00 € Kontributi i komunës 9,000,00 €
KOHËZGJATJA:
24 muaj 15 janar 2024 - 14 janar 2026
PARTNERI ZBATUES:
Organizata Ndërkombëtare "Shoqata Samaritane e Punëtorëve” (ASB në Kosovë)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
A. 150 gra nga grupmosha 18-65 vjeç, veçanërisht ato nga shtresat e nënpërfaqësuara ose të pafavorizuara. Këto janë gra që jetojnë në tri komuna të synuara: Dragash, Novobërdë dhe Graçanicë, të cilat do të përfitojnë nga programet e ngritjes së kapaciteteve dhe nga mbështetja me mentorim që çon në përmirësimin e përfaqësimit dhe barazisë gjinore. B. 30 zyrtarë publikë, vendimmarrës dhe akterë, në nivel lokal, përgjegjës për barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin socio-ekonomik. Autoritetet lokale, institucionet dhe departamentet dhe akterët përkatës do të ftohen për të marrë pjesë në projekt, veçanërisht lidhur me organizimin e seancave informative dhe ngjarjeve në komunitet për ta ngritur vetëdijen e grave për të drejtat e tyre dhe për ta promovuar barazinë gjinore. C. 5 OShC-të që punojnë për barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e grave. Projekti do të bashkëpunojë ngushtë me 5 OSHC për ta përmirësuar zbatimin dhe bashkërendimin e mekanizmave ekzistues të të drejtave të njeriut. Kjo do të bëhet duke i rritur kapacitetet e 20 individëve, që janë pjesë e këtyre OSHC-ve. D. 540 qytetarë, kryesisht gra, nga tri komuna të synuara, që e mbështesin nismën për t’i fuqizuar gratë dhe për t’i mbështetur përpjekjet e tyre për ta promovuar avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Këta qytetarë do të arrihen si pjesë e fushatave të avokimit dhe vetëdijesimit për barazinë gjinore, fuqizimin e grave dhe të drejtat e njeriut.
PARTNERËT:
OJQ-ja lokale “Wentrepreneur” (WE në Kosovë)
MBULIMI/NDIKIMI:
Komuna e Dragashit Komuna e Novobërdës Komuna e Graçanicës
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të fuqizohen organizatat e grave të shoqërisë civile (OSHC-të) dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për t’i promovuar, avancuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grave dhe për ta konsoliduar rolin e tyre si aktore për ndryshime pozitive.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Të mbështetet integrimi i grave si dhe parandalimi dhe luftimi i të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave në 3 komuna të Kosovës - Dragash, Novobërdë dhe Graçanicë drejt promovimit të ekuilibrit gjinor, të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të grave.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Në përgjithësi, strategjia e projektit synon t’i fuqizojë OSHC-të e grave, ta rrisë pjesëmarrjen e grave në proceset vendimmarrëse, ta ngritë vetëdijen për çështjet e barazisë gjinore dhe ta nxisë bashkëpunimin midis shoqërisë civile dhe sektorit publik për t’i avancuar të drejtat e grave dhe për të promovuar ndryshime sociale pozitive.
AKTIVITETET:
1. Organizimi i aktiviteteve për ngritje të kapaciteteve për 5 OSHC të grave A 1.1. Identifikimi i grave, OSHC-ve të grave dhe grupeve të tjera joformale A1.2. Organizimi i trajnimeve për menaxhimin e grupeve dhe projekteve; fushatat aktive për lobim dhe avokim – që kanë të bëjnë me OSHC-të dhe gratë e cenueshme A.2. Takimet dhe bashkërendimi me komunat, komunitetet lokale (gratë) dhe OSHC-të për ta themeluar dhe funksionalizuar KQZ-në e Grave. A2.1. Takimet me autoritetet komunale dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit - A.2.2. Themelimi dhe funksionalizimi i KQZ-së së Grave A.3. Realizimi i ngjarjeve dhe programit të trajnimit në 3 KQZ të grave (të paktën 90 ngjarje)- A 3.1. Identifikimi dhe përzgjedhja e temave që do të trajtohen gjatë seancës informative A.3.2. Organizimi i ngjarjeve në KQZ-në e Grave A.3.3. Organizimi i 6 fushatave për avokim dhe vetëdijesim për barazinë gjinore A 3.4. Zhvillimi i tre dokumentarëve të shkurtër/dëshmive të grave A 4. Hartimi, prezantimi dhe lobimi për 3 përmbledhje të politikave për barazinë gjinore – A.4.1. Identifikimi i fushave për përmirësimin e politikave në 3 komunat e synuara A.4.2. Zhvillimi dhe prezantimi i përmbledhjeve të politikave në kuvendet komunale përkatëse A.4.3. Organizimi i aktiviteteve të lobimit për barazinë gjinore në 3 komunat e synuara
REZULTATI:
1. Rritja e kapaciteteve të 20 përfaqësuesve nga 5 OSHC që punojnë për barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e grave; 2. Sigurimi i infrastrukturës (objekteve) adekuate për edukim, reflektim dhe socializim për gratë me prejardhje të nënpërfaqësuar ose të pafavorizuar; 3. Fuqizimi i 150 grave (midis 18-65 vjeç, duke përfshirë të paktën 30 viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut) nëpërmjet organizimit të ngjarjeve dhe programeve me pjesëmarrje; 4. 540 qytetarë në 3 komunat e synuara arrihen si pjesë e fushatave të avokimit dhe ndërgjegjësimit; 5. Forcimi i dialogut midis sektorit publik dhe OSHC-ve në komunat e projektit që rezulton nga 2 tryeza të rrumbullakëta, konsultimet dhe hartimi i përbashkët i 3 përmbledhjeve të politikave për barazinë gjinore.