EMRI I PROJEKTIT:

Kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, dhunës me bazë gjinore 2022/441-438

SECTORI:

Sundimi i Ligjit

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 200,000.00 euro Kontributi i BE-së: 180,000,00 euro

KOHËZGJATJA:

30 muaj Data e fillimit: 1.1.2023 Data e mbarimit: 30.6.2025

PARTNERI ZBATUES:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC, Internews Kosova – IKS, Demokracia për Zhvillim – D4D

PARTNERËT:

Internews Kosova - IKS, Demokracia për Zhvillim - D4D

MBULIMI/NDIKIMI:

Rinia, mësimdhënësit, institucionet publike (komunat, Qendra për Punë Sociale, Policia e Kosovës), institucionet arsimore (shkollat, universitetet), institucionet shëndetësore, qytetarët dhe politikanët potencialë të ardhshëm.

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivat e përgjithshme – Rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale dhe vetëdijesimi dhe mobilizimi i shtuar i qytetarëve për ta luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore. Objektivi specifik 1. Rritja e transparencës dhe zbatimit të legjislacionit dhe politikave kundër diskriminimit; Objektivi specifik 2. Forcimi i kapaciteteve të bartësve të detyrës dhe të të rinjve në luftën kundër diskriminimit dhe të gjitha formave të dhunës; Objektivi specifik 3. Ngritja e vetëdijes së publikut për luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

ATRC, Internews Kosova dhe D4D i kanë bashkuar përpjekjet në monitorimin, raportimin, ofrimin e programit për ngritjen e kapaciteteve për palët me interes dhe avokimin për zbatimin efektiv të politikave kundër diskriminimit, si mjet për forcimin e reagimit institucional dhe luftimin e diskriminimit, krimeve të urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore në të gjitha format e saj. ATRC, Internews Kosova dhe D4D kanë ekspertizë gjithëpërfshirëse në realizimin e programeve që avokojnë për të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit. Për më tepër, partnerët e projektit janë të aftë për monitorimin e institucioneve dhe politikave publike, hartimin e rregulloreve, ofrimin e rekomandimeve konkrete dhe dhënien e mbështetjes financiare palëve të treta. Këto përpjekje të përbashkëta do të ndikojnë në zbatimin efektiv të këtij veprimi, i cili synon ta luftojë dhe trajtojë diskriminimin në thelbin e tij, duke i kombinuar veprimet me angazhimin e qytetarëve aktivë, zyrtarëve publikë dhe atyre që janë të prirë të përballen me diskriminimin në jetën e tyre të përditshme. Internews Kosova ka raportuar vazhdimisht për raste të formave të ndryshme të diskriminimit dhe ka kontribuar dukshëm në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për çështjen e diskriminimit. Internews Kosova dhe ATRC kanë punuar në zbulimin, trajtimin dhe raportimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes kundër grave dhe komuniteteve etnike pakicë, përmes platformave online që përfshijnë monitorimin e mediave dhe inteligjencën artificiale, të cilat e analizojnë dhe krahasojnë përmbajtjen online, ndërkohë që është fokusuar kryesisht në proceset zgjedhore, përkatësisht në gjuhën e përdorur nga partitë politike dhe mediat dhe kur kjo gjuhë ka qenë diskriminuese apo ka nxitur urrejtje. ATRC-ja vjen me përvojë dhe ekspertizë të gjerë në menaxhimin dhe shpërndarjen e nëngranteve, mentorimin dhe stërvitjen praktike të OSHC-ve për përpjekjet për avokim dhe për ta siguruar përfaqësimin institucional dhe veprimin për t’i trajtuar gjetjet dhe rekomandimet. Ndër praktikat në të cilat D4D është shumë e specializuar është ofrimi i mjediseve të sigurta që profesionistë të ndryshëm të mblidhen dhe t’i ndajnë perspektivat dhe praktikat e tyre në formën e “salloneve të së martës”, përmes paneleve të diskutimit. Në vitet e fundit, D4D i ka mbajtur mbi 300 “sallone të së martës” me rreth 5000 pjesëmarrës, duke përfshirë përfaqësues institucionalë, ekspertë tematikë, aktivistë të shoqërisë civile, media dhe mbi 5849 të rinj. Të tre këta partnerë kanë ekspertizë të mëparshme të përbashkët, i njohin mirë metodologjitë e njëri-tjetrit dhe, kështu, kanë perspektivë të madhe për një bashkëpunim të papenguar, efektiv dhe në kohë dhe për zbatimin e veprimit të propozuar. Prandaj, bazuar në të gjitha detajet e dhëna në këtë pjesë, është shumë e rëndësishme të ritheksohet fokusi dhe qëllimi i projektit. Objektiv kryesor janë të gjithë qytetarët e vendit, për ta ngritur vetëdijen dhe për t’i zbutur rastet e gjuhës së urrejtjes apo diskriminimit, qoftë racor apo gjinor. Për të arritur këtë, secila nga organizatat bashkëpunuese në këtë projekt duhet ta ofrojë ekspertizën e saj. Pra, vetëdijesimi do të nisë përherë nga gjeneratat e reja apo të rinjtë brenda komunave, me të cilët veprimi do të bashkëpunojë dhe do të krijojë mundësi të reja. Po ashtu, analiza e ligjeve dhe raporteve të fundit për këtë temë do të bëhet nga organizatat partnere, për ta parë më në hollësi gjendjen aktuale, në mënyrë që ne pastaj të mund t’i marrin veprimet e duhura lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Objektivi kryesor i projektit është që ta përmirësojë legjislacionin dhe politikat kundër diskriminimit, duke i forcuar kapacitetet e bartësve të detyrës dhe të rinjve në luftimin e diskriminimit dhe të gjitha formave të dhunës, në ngritjen e vetëdijes së publikut për ta luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore dhe për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë dhe komunave. Ky veprim synon ta forcojë zbatimin e ligjeve kundër diskriminimit, t’i forcojë kapacitetet e bartësve të detyrës dhe OSHC-ve dhe ta ngritë vetëdijen e publikut për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat e raportimit, si dhe besimin e publikut në institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Në mënyrë të veçantë, veprimi pret t’i arrijë rezultatet e mëposhtme: 1.10 komuna dhe institucione shëndetësore publike të monitoruara për nivelin e përmbushjes së obligimeve të kornizës ligjore strategjike dhe programore në fushën e të drejtave të njeriut; 2: Mbi 100.000 njerëz të kontaktuar përmes aktiviteteve avokuese siç janë debatet televizive, videot, rrëfimet dhe takimet për diskutim me qytetarë; 3: 30 të rinj nga partitë politike të trajnuar për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe inicimin e veprimeve kundër diskriminimit; 4: Deri në pesë (5) grante të vogla të dhëna për OSHC-të rinore lokale për ta luftuar diskriminimin, nxitjen e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes si dhe forma e tjera të dhunës në komunitetin lokal; 5: 25 të rinj nga 13 komuna do të trajnohen për promovimin e barazisë dhe diversitetit në komunitet; 6: 50 bartës të detyrave të trajnuar për praktikat e trajtimit të rasteve të urrejtjes së dhunshme në mesin e të rinjve në shkolla dhe komunitet; 7. 10 Diskutimet gjatë “salloneve të së martës” kanë shtjelluar tema me më shumë se pjesëmarrës panelistë për gjetjet nga raportet kundër diskriminimit. Ndikimi i zbatimit të aktiviteteve do të jetë i pranishëm në vazhdimësi, duke filluar nga monitorimi i palëve me interes në nivelin lokal përkitazi me përmbushjen e detyrimeve të kornizës ligjore strategjike dhe programatike në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat do t'u mundësojnë përfituesve të veprimit që t’i njohin të drejtat e tyre dhe ta përmirësojnë situatën e tyre përmes takimeve joformale dhe shkëmbimit të rekomandimeve konkrete për komunat e nivelit lokal. Nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, rreth 50 bartës të detyrës, duke përfshirë mësimdhënësit, punonjësit socialë dhe zyrtarët e policisë, si dhe shoqërinë civile dhe afro 60 të rinj, do të kenë më shumë njohuri për të drejtat e njeriut, politikat kundër diskriminimit, gjuhën e urrejtjes dhe format e tjera të dhunës dhe do ta ngritin vetëdijen për promovimin e të drejtave të njeriut në komunitet. Kampi rinor dhe trajnimi i forumeve rinore të partive politike do ta kultivojnë një gjeneratë të re që e promovon diversitetin, përfshirjen dhe barazinë në komunitet, pasi që Kosova aspiron t’i respektojë vlerat themelore demokratike dhe evropiane. Skema e nën-granteve dhe aktivitetet mbështetëse synojnë t’i trajtojnë dhe eliminojnë të gjitha llojet e diskriminimit në mesin e të rinjve përmes edukimit, ndërmjetësimit dhe shkathtësive ndërkulturore, të menduarit kritik dhe fuqizimit të grupeve të pafavorizuara, si dhe t’i përdorin burimet e tyre për ta parandaluar përhapjen e fenomeneve të dhunës tek gjeneratat e reja. Produktet dhe rezultatet e arritura nga skema e nëngranteve pritet të jenë të qëndrueshme përtej ciklit jetësor të projektit. Përderisa shkathtësitë e përvetësuara do të ndihmojnë në prodhimin e përmbajtjes së ardhshme për të drejtat e njeriut, OSHC-të lokale pritet ta mbesin të interesuara dhe ta vazhdojnë angazhimin e tyre në promovimin e të drejtave të njeriut të grupeve të cenueshme, duke e theksuar dhunën me bazë gjinore, e cila është njëra nga format më të rënda të dhunës së përhapur në mbarë Kosovën.

AKTIVITETET:

1. Përpilimi i dy raporteve vjetore për zbatimin e politikave kundër diskriminimit 2. Organizimi i dy konferencave vjetore për publikimin e raporteve kundër diskriminimit, ofrimin e rekomandimeve konkrete dhe ngritjen e vetëdijes për zbatimin e politikave kundër diskriminimit 3. Publikimi i gjashtë rrëfimeve për t’i identifikuar problemet dhe për të promovuar zgjidhje kreative për problemet e të drejtave të njeriut 4. Trajnimi me temën “Lajmet e rrejshme, nxitja e urrejtjes, parandalimi dhe avokimi për të drejtat e njeriut” për 30 të rinj nga partitë politike. 5. Dhënia dhe menaxhimi i 5 granteve për OSHC-të rinore lokale për ta luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe format e tjera të dhunës 6. Organizimi i një kampi rinor me 25 të rinj për ta promovuar barazinë dhe diversitetin në komunitet dhe të drejtat e njeriut 7. Promovimi i barazisë dhe diversitetit përmes nismave të vogla të të rinjve në shkolla 8. Organizimi i 3 trajnimeve për forcimin e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve psikosociale për t’u ndihmuar viktimave të urrejtjes së dhunshme, bullizimit apo formave të tjera të dhunës dhe diskriminimit, veçanërisht në mesin e të rinjve, për 50 bartës të detyrës 9. Matësi i sigurisë në shkolla - Analiza e situatës për sigurinë në shkolla përmes takimeve të grupeve të fokusit me fëmijët, prindërit dhe profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve 10. Organizimi i 10 diskutimeve të “salloneve të së martës” për gjetjet nga raportet kundër diskriminimit

REZULTATI:

Rritja e transparencës dhe llogaridhënies institucionale dhe ngritja e vetëdijes dhe mobilizimi i qytetarëve për ta luftuar diskriminimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën me bazë gjinore. Për ta arritur objektivin e përgjithshëm, të veprimi do të përpiqet t’i arrijë tri objektiva specifike: OS1: Rritja e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë dhe komunave për zbatimin e legjislacionit dhe politikave kundër diskriminimit; OS2: Forcimi i kapaciteteve të bartësve të detyrës dhe të rinjve në trajtimin e formave të diskriminimit dhe luftimin e diskriminimit në të gjitha format e tij të dhunës dhe OS3: ngritja e vetëdijes së publikut për luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore. Veprimi i propozuar do t’i sjellë rezultatet në vijim: R1: 10 komuna dhe institucione shëndetësore publike të monitoruara për shkallën e zbatimit të obligimeve të kornizës ligjore strategjike dhe programore në fushën e të drejtave të njeriut; R2: Mbi 100.000 njerëz të kontaktuar përmes aktiviteteve avokuese siç janë debatet televizive, rrëfimet dhe takimet për diskutim me qytetarët; R3: 30 qytetarë të rinj të trajnuar për inicimin e veprimeve kundër diskriminimit; R4: 5 grante të vogla të dhëna për OSHC-të rinore lokale për ta luftuar diskriminimin, nxitjen e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes dhe pabarazinë gjinore; R5: 20-25 të rinj të trajnuar për promovimin e barazisë dhe diversitetit në komunitet; R6: 50 bartës të detyrave të trajnuar për praktikat e trajtimit të urrejtjes së dhunshme në mesin e të rinjve në shkolla; R7: 10 diskutime të “sallonet të së martës” i kanë shtjelluar temat e nxjerra nga raportet kundër diskriminimit. Veprimi do t’i arrijë rezultatet e pritura përmes zbatimit të përbashkët të aktiviteteve të dizajnuara në mënyrë të saktë dhe të përshtatura, të cilat do t’u kontribuojnë rezultateve afatgjata përmes promovimit të politikave kundër diskriminimit, forcimit të kapaciteteve dhe reagimit institucional, luftimit të gjuhës së urrejtjes dhe pabarazisë gjinore, si dhe promovimit të të drejtave të njeriut për komunitetet më të cenueshme, me theks të veçantë në personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjtë. Për më tepër, këto aktivitete do të realizohen gjatë periudhës 30-mujore të zbatimit.