EMRI I PROJEKTIT:
Promovimi i qasjes universale në ujë të pastër EuropeAid/171380/DD/ACT/XK
SECTORI:
Ujë
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit 274 381.80 euro (Kontributi i BE-së 246 943,62 euro)
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 01 janar 2022 Data e mbarimit: 31 dhjetor 2024
PARTNERI ZBATUES:
Let’s Do it Peja - LDIP
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Let’s Do it Peja - LDIP
MBULIMI/NDIKIMI:
Komunitetet lokale, institucionet kombëtare dhe lokale, komunat, shoqëria civile dhe mediat.
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Për ta përmirësuar menaxhimin e burimeve ujore dhe për të siguruar që shumica e komuniteteve të margjinalizuara të fuqizohen dhe mbështeten për t’i arritur të drejtat e tyre për të pasur qasje në ujë të pastër. Objektivi specifik 1: Monitorimi i zbatimit të strategjisë kombëtare të ujërave dhe vendimmarrjes në lidhje me përdorimin dhe menaxhimin e burimeve ujore. Objektivi specifik 2: Promovimi i përfshirjes dhe angazhimit të komunitetit në vendimmarrje në lidhje me burimet ujore. Objektivi specifik 3: Ngritja e vetëdijes së akterëve relevantë dhe publikut në përgjithësi për rëndësinë e ruajtjes së burimeve ujore.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimi i projektit është i lidhur drejtpërsëdrejti me menaxhimin e burimeve ujore si kontribuues, për ta promovuar rolin dhe kapacitetet e shoqërisë civile dhe akterëve civilë të tjerë në promovimin e qeverisjes më të mirë, politikëbërjes përfshirëse dhe demokracisë, si dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në pajtim të plotë me udhëzimet e thirrjes, qëllimi i këtij veprimi është që të promovohen të drejtat sociale, demokracia pjesëmarrëse, qasja në drejtësi, si dhe mbrojtja e shëndetit publik dhe burimeve natyrore.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Projekti përbën vazhdim të nismës themelore, pjesë e së cilës aplikuesi ka qenë për vite të tëra. Prandaj, ai paraqet mundësi unike për ta shkallëzuar lëvizjen mjedisore në komunitetet më të pafavorizuara. Ai propozon rritje përfshirëse dhe gjenerike dhe skenar për zhvillim për një lëvizje ambientaliste në Kosovë. LDIP gëzon reputacion mjaft të mirë në mesin e palëve me interes dhe institucioneve kryesore, përkundër qëndrimit shpesh kritik ndaj tyre. Krahas kësaj, infrastruktura kritike për komunikim që përbëhet nga një audiencë të gjerë është gjithashtu vlerë kyçe shtesë për të qenë vendimtare për arritjen e objektivave në mënyrë efektive dhe efikase.
AKTIVITETET:
Pakot e punëve kryesore për t’u realizuar si pjesë e këtij veprimi përfshijnë: 1. Monitorimin e politikave dhe vendimmarrjes në çështjet që kanë të bëjnë me ujërat. Aktivitetet specifike që do të zhvillohen do të jenë monitorimi zbatimit të strategjisë së ujërave, monitorimi i vendimeve institucionale për çështjet e ujërave dhe promovimi i qeverisjes së mirë për sa u përket këtyre çështjeve. 2. Fuqizimi i komuniteteve lokale do të përqendrohet në identifikimin e komuniteteve të prekura nga projektet në afërsi të burimeve të ujit dhe në zhvillimin e kapaciteteve të tyre për ta mbrojtur të drejtën e tyre për qasje në ujë. Ato gjithashtu do të mbështeten me ekspertizë, asistencë teknike dhe informacion, mes tjerash.. 3. Edukimi i palëve të interesuara do ta përfshijë një komponent dhe prani të komunikimit aktiv në domenin publik. Përveç mediave tradicionale, për këtë veprim do të shfrytëzohet edhe Grupi për Mbrojtje e Ujërave dhe Mjedisit në Facebook, i cili aktualisht numëron mbi 30 mijë anëtarë.. Aktivitetet do t’i përfshijnë edhe aktivitetet sy më sy me aktivistët mjedisorë dhe komunitetet lokale.
REZULTATI:
Produktet/rezultatet kryesore që do të arrihen përmes zbatimit të projekteve përfshijnë: - Do të prodhohen dhe publikohen pesë përmbledhje të politikave për temat që kanë të bëjnë me ujin; - Do të publikohen dhe promovohen dy raporte të monitorimit për zbatimin e Strategjisë së Ujërave; Së paku 20 diskutime me komunitetet lokale të organizuara për tema që kanë të bëjnë me ujërat; - Takimet me palët relevante me interes dhe deklaratat publike/konferencat për shtyp për të avokuar për një vendimmarrje të shëndoshë për mjedisin. - Krijohen këshillat e komuniteteve lokale për mbrojtjen e mjedisit; - Komunitetet mbështeten për të marrë pjesë në seanca publike dhe takime të tjera konsultative me palët relevante me interes; - Kapacitetet e udhëheqësve vendorë zhvillohen për të siguruar pjesëmarrje cilësore; - Publikohen dy raporte të monitorimit për cilësinë e lumenjve; - Zhvillohen dy fushata vjetore të vetëdijesimit/edukimit që e synojnë publikun e gjerë. Bëjeni ruajtjen dhe menaxhimin e ujit prioritet kryesor në domenin publik.