LAJMET MË TË FUNDIT RRETH PROJEKTEVE
![](https://kosovoprojects.eu/wp-content/uploads/2019/03/26544757448_9f7b713979_z-275x183.jpg)
Vlerësimi i mbështetjes së financuar nga BE për Kuvendin e Kosovës shtator 2018 – dhjetor 2018
POSTUAR MË: 8 Mars 2019
EMRI I PROJEKTIT: Vlerësimi i mbështetjes së financuar nga BE për Kuvendin e Kosovës shtator 2018 – dhjetor 2018
Bashkimi Evropian ka ofruar ndihmë substanciale për Kuvendin e Kosovës që nga viti 2006. Që nga viti 2008, Kuvendi u mbështet nga tre Projekte Binjakëzimi me vlerë të përgjithshme prej 3,05 milion euro, të zbatuara në periudhën 2011 - 2018. Objektivat kryesore të këtyre tri projekteve ishte: ...
Bashkimi Evropian ka ofruar ndihmë substanciale për Kuvendin e Kosovës që nga viti 2006. Që nga viti 2008, Kuvendi u mbështet nga tre Projekte Binjakëzimi me vlerë të përgjithshme prej 3,05 milion euro, të zbatuara në periudhën 2011 – 2018.
Objektivat kryesore të këtyre tri projekteve ishte:
1. Përmirësimi i procesit legjislativ në Kuvend;
2. Fuqizimi i praktikave menaxhuese në Kuvend në menaxhimin e burimeve financiare dhe buxhetore, burimeve njerëzore dhe sistemit të TIK;
3. Fuqizimi i funksionit mbikëqyrës të Kuvendit në seanca plenare dhe komisione;
4. Përgatitja për integrimin në BE; dhe
5. Ofrimi i mbështetjes administrative për deputetët në lidhje me detyrat në procesin e integrimeve evropiane.
Para përgatitjes së mbështetjes së re për Kuvendin, Zyra e BE-së në Kosovë në tetor 2018 inicioj një vlerësim të pavarur të këtyre tre Projekteve të Binjakëzimit. Konkluzionet e vlerësimit përfshijnë të gjeturat në lidhje me rëndësinë, efikasitetin, efektivitetin, ndikimin, qëndrueshmërinë, vlerën e shtuar nga BE dhe koherencën e tre Projekteve të Binjakëzimit.
Ky vlerësim paraqet një mjet shumë të dobishëm për planifikimin e mbështetjes për Kuvendin në të ardhmen.
Ju lutemi shihni më shumë detaje në raportin në linkun më poshtë:
Raporti përfundimtar i vlerësimit
Plani i Veprimit për Kuvendin e Kosovës (vetëm në gjuhën angleze)
Foto nga FLICKR:
Opening Ceremony of the twinning project: Further Support to Kosovo Assembly
Twinning project: Supporting the Kosovo Assembly – closing event 21 Feb 2018
![](https://kosovoprojects.eu/wp-content/uploads/2019/01/cogeneration_1_1-275x183.jpg)
Projekti i kogjenerimit: rritja e furnizimit me ngrohje dhe ulja e emetimit të CO2
POSTUAR MË: 13 Nëntor 2018
EMRI I PROJEKTIT: Projekti i kogjenerimit: rritja e furnizimit me ngrohje dhe ulja e emetimit të CO2
Projekti i Kogjenerimit i financuar nga BE-ja është një hap në drejtimin e duhur për të siguruar furnizimn me ngrohje shumë të nevojshme për qytetarët e Kosovës gjatë dimrit. Ky ishte përfundimi me të cilin u pajtuan panelistët gjatë diskutimit Efiçienca e Energjisë - Kogjenerimi dhe Ngrohja ...
Projekti i Kogjenerimit i financuar nga BE-ja është një hap në drejtimin e duhur për të siguruar furnizimn me ngrohje shumë të nevojshme për qytetarët e Kosovës gjatë dimrit. Ky ishte përfundimi me të cilin u pajtuan panelistët gjatë diskutimit Efiçienca e Energjisë – Kogjenerimi dhe Ngrohja e Qytetit në Prishtinë. Diskutimi u organizua si pjesë e fushatës për mjedisin #JEPIMUNDËSIGJELBËRIMIT, e financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit e debatit patën mundësinë të mësojnë më shumë për rëndësinë e efiçincës së energjisë, si dhe të shkëmbejnë idetë rreth përmirësimit të mjedisit në Kosovë. Projekti i Kogjenerimit është një shembull i prekshëm i zgjidhjes afatgjate për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova lidhur me efiçiencën e energjisë. Me një investim prej 13.8 milionë eurosh, BE-ja synon të përmirësojë funksionimin e ngrohtores së qytetit në Prishtinë duke ulur kështu edhe emetimin e CO2 në Kosovë. Përmes ndërtimit të një lidhjeje me tuba midis rrjetit të ngrohjes ‘Termokos’ në Prishtinë dhe termocentralit ‘Kosova B’, ky qëllim tani është bërë realitet.
Libor Chlad, Zëvendës Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë/PPBE, përmendi rezultatet pozitive që ka projekti për qytetarët e Prishtinës. Jo vetëm që ajri do të jetë më pak i ndotur, por edhe 12.000 amvisëri dhe 60.000 qytetarë do të ndiejnë përfitimet e këtij projekti dhe do të kenë furnizim 24 orë me ngrohje. Megjithatë, sipas Chlad, sektori i energjisë në Kosovë ende përballet me sfida të mëdha; intensiteti i energjisë është rreth katër herë më i lartë se mesatarja e BE-së; dhe sektori i energjisë mbetet një nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë. Prandaj Chlad bën thirrje për një debat mbarëkombëtar mbi mënyrën e ngritjes së furnizimit dhe sektorit të energjisë në Kosovë. “Shikoni brenda Kosovës për burime energjie, dhe përdorni teknologjitë e reja të disponueshme”, theksoi Chlad.
Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ishte i të njëjtit mendim me panelistët. Projektin e Kogjenerimit ai e quajti “një privilegj”, por i cili tashmë kërkon zgjerim të mëtejmë. “Kosova duhet të ulë përdorimin e drurit dhe qymyrit si burime energjie dhe më shumë qytetarë duhet të lidhen me ngrohtoren e qytetit”, tha Ahmeti. Kjo është arsyeja pse Kosova së bashku me BE-në, tani përqendrohet në krijimin e ngrohtoreve qendrore në mbarë vendin në Kosovë. BE do të mbështesë këto angazhime të ardhshme dhe do të përmirësojë mjedisin në Kosovë me 19 milionë euro shtesë në kuadër të fondeve IPA 2015.
Pra, le t’i japim mundësi gjelbërimit dhe të vazhdojmë rritjen e furnizimit me ngrohje dhe të bëjmë përmirësime për të mbrojtur mjedisin në Kosovë.
Më Shumë Lajme
FLETËT INFORMUESE MË TË FUNDIT TË PROJEKTIT
Promovimi i procedurave të duhura dhe të drejta administrative për qytetarët dhe bizneset
EMRI I PROJEKTIT:
Promovimi i procedurave të duhura dhe të drejta administrative për qytetarët dhe bizneset
SEKTORI:
Menaxhimi i Financave Publike dhe Administrata Publike
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 215,817,57 € Kontributi i BE-së: 194,200.00 €
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm është që t’i kontribuohet rritjes së mbikëqyrjes qytetare mbi reformat e administratës publike për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarët dhe bizneset dhe avokimit për ta garantuar të drejtën e qytetarëve për dëmshpërblim në rastet e shkeljeve nga shteti.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Projekti synon të promovojë procedura të duhura dhe të drejta administrative për qytetarët dhe bizneset përmes dy objektivave: (1) trajtimit të së drejtës për të kërkuar dëmshpërblim në rastet e dëmit të shkaktuar nga organet publike për individët privatë, siç njihet me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve; (2) trajtimit të sfidave të qytetarëve dhe bizneseve me barrë administrative gjatë marrjes së shërbimeve publike, duke ofruar asistencë të drejtpërdrejtë për një grup institucionesh për thjeshtimin e disa shërbimeve dhe digjitalizimin e shërbimeve përkatëse.
Skema e celulave të të rinjve, raundet XIII, XIV, XV
EMRI I PROJEKTIT:
Skema e celulave të të rinjve, raundet XIII, XIV, XV
SEKTORI:
Menaxhimi i Financave Publike dhe Administrata Publike
VLERA E PROJEKTIT:
6,000,000.00 euro (nga të cilat 1.500.000,00 euro bashkëfinancim nga qeveria)
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Për ta përmirësuar kapacitetin profesional të shërbimit civil për t'u shërbyer më mirë qytetarëve të Kosovës dhe për t’i përmbushur obligimet që dalin nga MSA-ja
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Të rejat, të rinjtë dhe minoritetet përzgjidhen, studiojnë dhe diplomohen në një program master në BE e pastaj i kryejnë tri vjet pune në shërbimin civil të Kosovës.
Më Shumë Projekte
NA NDIQNI NË MEDIAT SOCIALE
Kanali në YouTube
Bashkimi Evropian përkrahë Javën e Diplomacisë Klimatike 2018
Ndotja e ajrit po bëhet brengosëse dita ditës. Ky realitet po rrit interesimin e Kosovarëve për ndryshimet klimatike dhe kontributin njerëzor për këtë fenomen. Bashkimi Evropian po ndihmon në rritjen e vetëdijes.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / PPBE
![](https://kosovoprojects.eu/wp-content/uploads/2018/11/eu.jpg)
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është pjesë e rrjetit të më shumë se 130 Delegacioneve të BE-së që ekzistojnë në vendet dhe organizatat ndërkombëtare dhe roli i tyre është kryesisht: të paraqesë, të shpjegojë dhe zbatojë analizën e politikave të BE-së dhe të raportojë mbi politikat dhe zhvillimet në vendet / institucionet në të cilat ata janë të akredituar. Zyra e BE gjithashtu luan një rol kyç në zbatimin e ndihmës financiare të konsiderueshme të BE-së për Kosovën. EUSR ofron këshilla dhe mbështetje për Qeverinë e Kosovës në procesin politik; siguron koordinim të përgjithshëm për praninë e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kosovë.
Shtëpia e Evropës
![](https://kosovoprojects.eu/wp-content/uploads/2019/06/europe_house-1-1.png)
E vendosur në qendër të Prishtinës dhe Mitrovicës së Veriut, Shtëpia e Evropës e BE-së është një vend ku qytetarët mund të vijnë të takohen dhe të diskutojnë si dhe të kërkojnë informacion mbi Bashkimin Evropian. Shtëpia e Evropës jep informacion mbi Bashkimin Evropian, institucionet dhe politikat e tij, grantet dhe projektet e ndryshme të BE për Kosovën dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Nëpërmjet komunikimit me qytetarët e Kosovës për çështjet që lidhen me BE, lehtë mund të themi se Shtëpia e Evropës vepron si ‘sy dhe vesh’ për praninë e BE në Kosovë dhe është qendër e aktiviteteve të lidhura me BE.
Komisioni Evropian
![](https://kosovoprojects.eu/wp-content/uploads/2018/12/img5.png)
Komisioni Evropian është një institucion i Bashkimit Evropian, përgjegjës për propozimin e legjislacionit, zbatimin e vendimeve, mbajtjen e traktateve të BE-së dhe administrimin e biznesit të përditshëm të BE-së. Gjeni se çfarë po bën Komisioni Evropian, si është organizuar, standardet dhe parimet që ajo mbështet, se si të përfshihen në politikat dhe ligjin e BE-së, të lidhen me departamentet e saj dhe shërbimet e shtypit dhe të organizojnë një vizitë.