EMRI I PROJEKTIT:
Përkrahja e arsimit në Kosovë Ndërtimi i tre shkollave në KOSOVË Kontratë shërbimi -nr. Dizajnimi dhe Mbikëqyrja për Ndërtimin e Shkollave në Kosovë (2020/419) Kontrata e Punimeve – Nr: LLOTI 1: 2 Ndërtimi i Shkollës në PRIZREN - 2021/428-052 Numri i identifikimit: EuropaAid/140460/DH/SER/XK (Kontratë Shërbimi) NEAR/PRN/2021/EA-OP/0067 (Kontratë për Punime)
SECTORI:
Arsimi
VLERA E PROJEKTIT:
Përkrahja e arsimit në Kosovë Ndërtimi i tre shkollave në KOSOVË Kontratë shërbimi -nr. Dizajnimi dhe Mbikëqyrja për Ndërtimin e Shkollave në Kosovë (2020/419) Kontrata e Punimeve – Nr: LLOTI 1: 2 Ndërtimi i Shkollës në PRIZREN - 2021/428-052 Numri i identifikimit: EuropaAid/140460/DH/SER/XK (Kontratë Shërbimi) NEAR/PRN/2021/EA-OP/0067 (Kontratë për Punime)
KOHËZGJATJA:
Kontratë shërbimi: Periudha e Ekzekutimit: 63 muaj (total) 5 muaj - Faza 1 nga Data e Fillimit: 22.10.2020 58 muaj - Faza 2 nga Data e Fillimit: 08.12.2021 Kontrata e Punimeve Periudha e Ekzekutimit: 37 muaj në fuqi nga data 01.03.2022. (Kjo korrespondon me datën e përfundimit 31/03/2025.) Periudha e Përgjegjësisë për Defektet: 12 muaj
PARTNERI ZBATUES:
Kontratë shërbimi: TÜMAŞ – Turkish Engineering Consulting & Contracting Co. (TR) Kontrata e Punimeve NPSH CONIN O.P. (Lider) SH.P.K. EURO ASPHALT
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Komuna e Prizrenit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT)
MBULIMI/NDIKIMI:
Komuna e Prizrenit
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Për të përmirësuar cilësinë e infrastrukturës arsimore në Kosovë në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, me theks të veçantë në përfshirjen e fëmijëve që i përkasin komuniteteve minoritare dhe klasave të mbingarkuara.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Ndërtimi i shkollës filloi më 1 mars 2022, me një kohëzgjatje fillimisht të planifikuar prej 15 muajsh dhe një buxhet prej 4,250,935.19 EUR. Megjithatë, ngjarjet e paparashikuara, si pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, ndërprenë në mënyrë të konsiderueshme zbatimin e projektit, duke çuar në vonesa dhe rritje të kostove. Si rezultat, vlera totale e kontratës së punimeve rrit në EUR 5,264,069.57 për të akomoduar shpenzime më të larta ndërtimi. Shkolla e re tani pritet të përfundojë deri në amrs 2025 në vend të planifikimit fillestar të vitit 2023. Dizajni i Shkollës dhe Struktura Arsimore Shkolla e projektuar rishtazi në Prizren bie nën kategorinë "arsimi themelor" dhe përbëhet nga tre nivele arsimore: parafillor, fillor, dhe i mesëm i ulët. Ajo do të akomodojë 900 nxënës. Në sistemin arsimor të Kosovës, këto nivele janë strukturuar si më poshtë: • Niveli 0: Arsimi parashkollor – I projektuar për fëmijët e moshës 5 deri në 6 vjeç, zgjat një vit. • Niveli 1: Arsimi fillor – Faza e parë e arsimit të detyrueshëm, që zgjat pesë vjet për nxënësit e moshës 6 deri në 12 vjeç. • Niveli 2: Arsimi i mesëm i ulët – Faza e dytë e arsimit të detyrueshëm, që zgjat katër vjet për nxënësit e moshës 12 deri në 15 vjeç. Meqenëse sistemi arsimor i Kosovës kërkon 10 vite arsim të detyrueshëm, një shkollë e bazuar në modelin e arsimit bazë duhet të jetë e pajisur për të ofruar arsim nga kopshti deri në shkollën e mesme të ulët. Qëllimi është të sigurohet që nxënësit të përfundojnë të gjitha fazat e arsimit të detyrueshëm brenda të njëjtit mjedis shkollor. Specifikimet e Projektimit të Shkollës Sipas Udhëzimeve për Projektimin e Pajisjeve Shkollore – Norma dhe Standardet (Vëllimi 1), shkolla në Prizren është planifikuar me: • 3 cikle arsimore • 30 dhoma mësimore në total • 30 nxënës për dhomë mësimore • Një kapacitet total prej 900 nxënësish Kjo projektim synon të ofrojë një mjedis mësimi modern dhe të pajisur mirë që plotëson standardet e kërkuara arsimore. Kontratë shërbimi: - Ofrimi i shërbimeve të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të kontratave si Mbikëqyrës për Kontratat e Punimeve që do të ekzekutohen sipas kushteve dhe rregullave të PRAG, për sa i përket cilësisë, kohës dhe kostos. Kontrata e Punimeve - Realizimi i duhur i ndërtesës së shkollës në Prizren siç përcaktohet në dokumentet kontraktuale.
AKTIVITETET:
Kontratë shërbimi: Faza 1: • Përgatitja e programeve të finalizuara të projektit; • Investigime gjeoteknike, gjeologjike dhe hidrologjike të tokës; • Hetimet e infrastrukturës ekzistuese si energjia elektrike, uji, kanalizimet, etj; • Përgatitja e dizajnit paraprak; • Përgatitja e projektimit të detajuar me të gjitha fazat për ndërtim, siç janë projektimi arkitektonik, strukturor, mekanik, elektrik dhe instalimet e ujit dhe kanalizimeve; • Përgatitja e dosjes së plotë të tenderit për Kontratën e Punimeve 'Çmim Njësie' në përputhje me rregullat PRAG; • Përgatitja e specifikimeve teknike; • Përgatitja e faturave të hollësishme të sasive për çdo shkollë; • Përgatitja e vlerësimeve konfidenciale të kostos; • Përgatitja e dosjes teknike të kërkuar për përfituesit, të tilla si studimet e fizikës së ndërtesës dhe akustikës, dhe çdo studim tjetër të nevojshëm për tenderimin e suksesshëm të punimeve dhe për t'i lejuar ata të aplikojnë për leje ndërtimi; • Asistencë për Autoritetin Kontraktues gjatë fazës së tenderimit dhe kontraktimit të punimeve. Faza 2: • Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit, duke përfshirë periudhën 12-mujore të detyrimeve për defektet, në lidhje me buxhetin e kontraktuar, kohën dhe cilësinë, • Lëshimi i Certifikatave të Pranimit të Përkohshëm, • Lëshimi i Certifikatave të Pagesave të Përkohshme, Certifikatave të Pranimit Përfundimtar dhe Deklaratave Përfundimtare të Llogarive, • Mbajtja dhe arkivimi i pakos së plotë të dokumentacionit dhe regjistrave. Kontrata e Punimeve • Konstruktimi i shkollës sipas projekteve arkitekturore dhe strukturore dhe specifikimeve teknike, • Instalimi i pajisjeve elektrike dhe pajisjeve mekanike sipas dizajneve dhe specifikimeve teknike. • Instalimi i sistemeve të ujit dhe kanalizimeve dhe krijimi i lidhjeve me infrastrukturën kryesore.
REZULTATI:
Kontratë shërbimi: • Zbatimi i suksesshëm i punimeve të ndërtimit, duke siguruar që punimet të përfundojnë sipas buxhetit të kontraktuar, kohës dhe cilësisë, dhe plotësisht sipas të gjitha dispozitave kontraktuale, • Sigurimi i dorëzimit të suksesshëm të projektit për Përfituesit pas lëshimit të Certifikatave të Pranimit të Përkohshëm, • Përfituesit dhe publiku, në përgjithësi, kanë një ndërgjegjësim të shtuar për programet e infrastrukturës së BE-së dhe projektet e tij, • Mbajtja e kënaqshme dhe arkivimi i pakos së plotë të dokumentacionit dhe regjistrave. • Sigurimi i qëndrueshmërisë dhe shpërndarjes së rezultateve të projektit. Kontrata e Punimeve • Zbatimi i suksesshëm i punimeve të ndërtimit sipas zbatimit të projektit dhe standardeve të BE-së. • Të sigurohet një strukturë rezistente ndaj tërmeteve, e cila ka efikasitet të lartë energjie dhe është në përputhje me standardet e BE-së. • Arritja e rregulloreve të sigurisë nga zjarri të zbatueshme në Kosovë – ligji.