EMRI I PROJEKTIT:

ALLED II - Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës

SECTORI:

Fuqia punëtore/AFP

VLERA E PROJEKTIT:

5.000.000,00 EUR (75% financuar nga BE dhe 25% financuar nga ADA)

KOHËZGJATJA:

3 vjet e gjashtë muaj 01/01/2023 - 30/06/2026

PARTNERI ZBATUES:

Bashkimi Evropian Agjencia zhvillimore Austriake

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Rreth 500 përfitues të drejtpërdrejtë nëpër institucionet e mëposhtme: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, universitetet publike, Departamentet Komunale të Arsimit, shkollat e AAP, Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), Agjencia e Kosovës për Akreditim, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK). Rreth 1,200 përfitues indirekt mes studentëve të arsimit të lartë dhe atij profesional, kërkuesve të punës, sektorit privat, të rriturve që mësojnë, përfshirë gra dhe burra të ndryshëm.

MBULIMI/NDIKIMI:

Prishtinë, Prizren, Kamenicë, Gjilan, Suharekë, Ferizaj, Drenas, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Viti, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Klinë, Istog, Deçan.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Objektivi i përgjithshëm është zvogëlimi i varfërisë përmes rritjes së pjesëmarrjes së tregut të punës dhe përmirësimit të punësueshmërisë për popullsinë. Objektivi specifik është që ta forcojë cilësinë dhe relevancën e programeve arsimore dhe aftësuese për tregun e punës dhe që ta mbështetë përshtatjen e kornizës legjislative dhe të mekanizmave, si një parakusht për rritjen e punësueshmërisë.

AKTIVITETET:

Aktivitetet e ER 1 përfshijnë zhvillimin e kurrikulave, shtojcën e diplomës dhe menaxhimin e fakultetit, të cilat janë përmirësuar, janë të rëndësishme për tregun e punës dhe çojnë në rritjen e punësueshmërisë. ER 2 përfshin aktivitetet e sigurimit të cilësisë dhe zhvillimin e standardeve profesionale, punimin në nivel politik dhe lidhjen e rrugëve të progresit ndërmjet AE dhe AAP. ER3 siguron ofrimin e Programeve cilësore bazuar në Nevojat e tregut të punës, duke përfshirë Trajnimin e mësimdhënësve, mekanizmat e qëndrueshëm të sigurimit të Cilësisë dhe Furnizimin me Pajisje. ER4 mbështetë strukturimin e procedurave të lidhura të qeverisjes duke përfshirë nivelin e politikave. ER 5 identifikon dhe piloton stimujt për bashkëpunim më të fortë ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve arsimore.

REZULTATI:

ER 1: Programet e studimit në institucionet publike të arsimit të lartë shërbejnë si një qendër kompetencash për industrinë dhe arsimin dhe aftësimin profesional. ER 2: Kualifikimet profesionale dhe standardet profesionale plotësojnë kriteret e AKK për validim. ER 3: Shkollat e AAP-ve dhe QAP-të ofrojnë programe cilësore të bazuara në nevojat e tregut të punës. ER 4: Procedurat e qeverisjes të lidhura me arsimin dhe aftësimin përkrahin harmonizimin e arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës. ER 5: Lidhja midis AAP-së dhe sektorit të biznesit është më e strukturuar.