EMRI I PROJEKTIT:

Asistenca teknike për mbështetjen e zbatimit të reformave në menaxhimin e financave publike në Kosovë

SEKTORI:

Menaxhimi i Financave Publike & Administrata Publike

VLERA E PROJEKTIT:

3,1000,000.00 euro

KOHËZGJATJA:

36 muaj

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Financave, Grupi Bashkërendues për Menaxhimin e Financave Publike

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që t’i kontribuojë një menaxhimi të shëndoshë financiar dhe ofrimit të shërbimeve të përmirësuara në Kosovë, duke e përmirësuar disiplinën fiskale, duke e rritur mobilizimin e të hyrave dhe ndarjen strategjike të burimeve, përmes ofrimit të këshillave dhe mbështetjes për politikat për ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe të burimeve njerëzore në Ministrinë e Financave dhe institucionet e ndërlidhura.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi i kësaj kontrate është t’i përmirësojë dhe forcojë politikat, legjislacionin dhe kapacitetet e aktorëve kryesorë (në veçanti të Grupit Bashkërendues për Menaxhimin e Financave Publike) të përfshirë në zbatimin e programit të reformës së sektorit për menaxhimin e financave publike, duke ofruar asistencë teknike për ta mbështetur zbatimin e reformave për menaxhimin e financave publike.

AKTIVITETET:

Aktivitetet e rezultatit 1: Mbështetja për Ministrinë e Financave, Grupin Bashkërendues për Menaxhimin e Financave Publike dhe Sekretariatin e saj në hartim të politikave, bashkërendimin, raportim dhe zbatim të reformave në menaxhimin e financave publike; Mbështetja për Ministrinë e Financave, Grupin Bashkërendues për Menaxhimin e Financave Publike dhe Sekretariatin e tij me kapacitetin për ta bashkërenduar reformën e përgjithshme në menaxhimin e financave publike dhe zbatimin e saj, për çka kërkohet bashkërendim dhe bashkëpunim i ngushtë me institucionet e përfshira, komunitetin partner, partnerët ndërkombëtar për zhvillim dhe organizatat e shoqërisë civile; Mbështetja për Grupin Bashkërendues për Menaxhimin e Financave Publike në hartimin e Strategjisë së re të Reformës në Menaxhimin e Financave Publike 2021-2025; Përmes Grupit Bashkërendues për Menaxhimin e Financave Publike, ofrimi i këshillave Ministrit të Financave lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e përgjithshëm të sistemit për menaxhimin e financave publike në Kosovë; dhe, Nëse kërkohet, përmirësimi i kapacitetit të Ministrisë së Financave për ta harmonizuar më tej legjislacionin që do të hartohet me acquis të BE-së. Aktivitetet e rezultatit 2: Mbështetja për Departamentin Qendror të Harmonizimit me ngritjen e kapaciteteve të stafit të menaxhimit dhe kontrollit financiar dhe zhvillimin e metodologjisë së monitorimit të zbatimit të kontrollit të brendshëm në organizatat buxhetore; Mbështetja për Departamentin Qendror të Harmonizimit për certifikimin e auditorëve të brendshëm dhe ngritjen e kapaciteteve shtesë të auditorëve të brendshëm, veçanërisht për sa u përket raporteve, rekomandimeve, komunikimit dhe këshillave të përgjithshme për menaxhmentet e organizatave buxhetore. Mbështetja për Departamentin Qendror të Harmonizimit në hartimin e politikave dhe strategjive dhe përgatitjen e raporteve vjetore; Mbështetja për Departamentin Qendror të Harmonizimit në punën e tij me organizatat buxhetore, për ta përmirësuar kapacitetin për zbatimin e rekomandimeve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm; Mbështetja për Departamentin Qendror të Harmonizimit me hartimin dhe rishikimin e akteve nënligjore lidhur me Ligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, sipas rastit; Aktivitetet e rezultatit 3: Mbështetja për Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganave të Kosovës në luftimin e evazionit fiskal, informaliteteve dhe rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave; Mbështetja për Administratën Tatimore të Kosovës me aktivitete zhvillimore, siç është hartimi i udhëzuesit për kontrollin tatimor për sektorin financiar, hartimi dhe ofrimi i një programi të trajnimit për auditimin tatimor të sektorit financiar dhe hartimi i një manuali dhe programi të trajnimit për caktimin e çmimeve për transfere; dhe, Mbështetja për Doganën e Kosovës në forcimin e kapacitetit administrativ të Doganës për sa i përket, për shembull, plotësimit të boshllëqeve të identifikuara nga planet doganore dhe përafrimi të legjislacionit me legjislacionin e BE-së. Aktivitetet e rezultatit 4: Mbështetja për organet kryesore të prokurimit publik në rolin rregullator, këshillues, monitorues dhe mbikëqyrës të tyre, me qëllim të rritjes së efektivitetit të prokurimit publik, sigurimit të vlerës më të mirë për paranë, si dhe hartimit dhe zbatimit të kornizës ligjore të prokurimit publik në Kosovë. Mbështetja për Agjencinë Qendrore të Prokurimit përmes krijimit e një kornize analitike për përzgjedhjen e artikujve që duhet të prokurohen në mënyrë qendrore dhe përmes rritje së vlerës për paranë të ciklit të prokurimit të centralizuar, duke i përmirësuar kapacitetet për hulumtim të tregut, publikim të tenderëve, vlerësim të tenderëve dhe zbatim të kontratave; Mbështetja për stafin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit me të dhëna analitike që duhet të përdoren për t’i raportuar, ndër të tjera, përfitimet e arritura nga prokurimet e centralizuara; Mbështetja për Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik me reformën legjislative të Ligjit për Prokurimin Publik, duke përfshirë harmonizimin e mëtejshëm me acquis të Bashkimit Evropian dhe riorganizimin e Ligjit për Prokurimin Publik ndërmjet legjislacionit parësor dhe atij dytësor; Mbështetja dhe ofrimi i trajnimeve në vendin e punës, punëtorive dhe, kur është absolutisht e nevojshme, vizitave studimore të nevojshme dhe të arsyetuara mirë (shkëmbimi i praktikave më të mira në Bashkimin Evropian dhe/ose në rajon) për stafin esencial të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik. Mbështetja për Organin Shqyrtues të Prokurimit në hartimin e vendimeve më cilësore; Mbështetja për krijimin e kanaleve efektive të komunikimit për mësimin nga kolegët dhe shkëmbimin e informatave midis institucioneve të prokurimit publik (Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Organit Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit).

REZULTATI:

– Rezultati 1: Përmirësimi i politikave dhe zhvillimeve legjislative (dhe, kur është e nevojshme, përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit për menaxhimin e financave publike me acquis të Bashkimit Evropian), zbatimi dhe monitorimi i strategjisë së reformës së menaxhimit të financave publike, duke u përqendruar në rolin e Grupit Bashkërendues për MFP të Ministrisë së Financave, si propozues i politikave dhe si organ bashkërendues, monitorues dhe raportues. Rritja e disiplinës fiskale, ndarjes dhe efikasitetit operacional nëpërmjet forcimit të kredibilitetit të buxhetit vjetor për qeverinë qendrore dhe rritja e transparencës në menaxhimin dhe përdorimin e financave publike. – Rezultati 2: Forcimi i kontrollit të brendshëm dhe auditimit të brendshëm, duke e përmirësuar funksionin e auditimit të brendshëm, si një shërbim me vlerë të shtuar drejt llogaridhënies së menaxhmentit, si dhe duke i forcuar kontrollet e brendshme në organizatat buxhetore. – Rezultati 3: Mbledhja e rritur e të ardhurave vendase duke e zgjeruar bazën e të ardhurave, duke e luftuar evazionin fiskal dhe informalitetet dhe duke e rritur efikasitetin e agjencive të mbledhjes së të ardhurave. – Rezultati 4: Rritja e efikasitetit, vlerës për paranë dhe transparencës së prokurimit publik në Kosovë, duke e siguruar zbatimin efikas të prokurimit të centralizuar, si dhe përmirësimin e aspekteve të tjera të prokurimit publik.