EMRI I PROJEKTIT:
Avancimi i përpjekjeve për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur në Kosovë 2023/452-776
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 205,263.16 € Kontributi i BE-së: 195,000 €
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 15 janar 2024 Data e mbarimit: 15 janar 2027
PARTNERI ZBATUES:
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Përfituesit a. Familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të jetojnë në dhimbje për familjarët e tyre të zhdukur. Gjithashtu, familjet e personave të zhdukur kanë ngritur shqetësime për mungesën e azhurnimeve për procesin dhe për mospërfshirjen e tyre në konsultimet publike lidhur me çështjen e personave të zhdukur. Për më tepër, gjeneratat e reja nga familjet e personave të pagjetur janë lënë disi krejtësisht jashtë procesit. Përmes këtij veprimi, familjet e personave të zhdukur do t’u prezantohen informata të përditësuara për procesin e personave të zhdukur, kornizën ligjore aktuale, për rolin e Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe për atë ata mund të presin nga një dokument i tillë. Në anën tjetër, ata do të kenë mundësinë të takohen dhe t’i diskutojnë shqetësimet e tyre me personat/institucionet më përgjegjëse për përmbushjen e obligimeve që dalin nga korniza ligjore aktuale, politikat dhe deklaratën e lartpërmendur për personat e zhdukur. Në kuadër të këtij veprimi do të bëhen përpjekje që gjeneratat e reja të familjeve të personave të zhdukur të jenë pjesë e procesit. Gjithashtu, përmes artit publik, ky veprim do t’ kontribuojë njohjes së dhimbjes së tyre nga pritja dhe, nën anën tjetër, do ta rrisë bashkëndjesinë e shoqërisë së gjerë ndaj tyre. b. Shoqëria e gjerë, si shoqëri pas konfliktit, po përballet çdo ditë me pasojat e konfliktit të armatosur 1998-1999. Gjithashtu, shoqëria kosovare është viktimë e narrativeve të ndryshme për proceset e trajtimit të së kaluarës, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Përmes këtij veprimi, shoqëria kosovare do t’u ekspozohet informatave të paanshme, gjithëpërfshirëse, që e nxisin tolerancën dhe që e përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme. Përveç kësaj, veprat artistike publike do ta nxisin bashkëndjesinë e tyre ndaj të gjitha familjeve të personave të zhdukur nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Kjo rezulton me një Kosovë stabile dhe tolerante, në të cilën njerëzit janë pranues dhe empatikë ndaj humbjeve të të gjitha kategorive të viktimave.
PARTNERËT:
Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH)
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është që t’i mbështesë përpjekjet e palëve relevante me interes për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur përmes promovimit të llogaridhënies, qasjes nga poshtë-lart, dialogut social dhe ofrimit të informatave relevante të vlefshme për familjet e personave të zhdukur në Kosovë.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
- Mbështetja e zbatimit të kornizës ligjore dhe obligimeve që kanë dalë nga Deklarata e përbashkët për Personat e Zhdukur midis Kosovës dhe Serbisë, që është nxjerrë më 2 maj të vitit 2023. - Ngritja e çështjes së personave të zhdukur si pjesë e një dialogu të brendshëm midis palëve më të rëndësishme me interes dhe grupeve të interesit. - Shfrytëzimi i artit publik si përkujtesë që e nxit të menduarit, avokimi për të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur dhe vetëdijesimi për këtë çështje. - Ofrimi i informatave, mbështetjes dhe azhurnimeve për familjet e personave të zhdukur.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Projekti i propozuar i përdor metodat e përcaktuara për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në shoqëritë e pas konfliktit, duke i pranuar specifikat e rasteve të Kosovës dhe duke i inkorporuar përparimin që është bërë në Kosovë në 23 vitet e fundit, që nga përfundimi i konfliktit, në planin e projektit. Një qasje e tillë e demonstron konsistencën në përpjekjet qytetare në procesin e përmbylljes së çështjes së vendndodhjes së personave të zhdukur dhe optimizimit të perspektivave për arritjen e një rezultati të kënaqeshëm. Qasjet kryesore metodologjike të përfshira në planin e projektit janë: a. Qasja gjithëpërfshirëse në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur Kjo ndërhyrje e këtij projekti do t’i nxjerrë në pah mangësitë e deritanishme në trajtimin e çështjes së personave të zhdukur dhe do ta ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse në trajtimin e mangësive dhe praktikave kryesore që i nxisin këto mangësi, duke përfshirë: kornizën ligjore jokoherente dhe mungesën e përgjigjeve institucionale në fushën e personave të zhdukur; mungesën e konsultimeve të vazhdueshme me familjet e personave të zhdukur; mungesën e bashkëpunimit të duhur midis Kosovës dhe Serbisë në çështjen e personave të pagjetur; politizimin e temës së personave të pagjetur. Një kompleksitet i tillë i faktorëve të ndërlidhur që e kontekstualizojnë çështjen e personave të zhdukur në Kosovë e shtron nevojën për një angazhim strategjik dhe afatgjatë të të gjithë aktorëve në shoqërinë kosovare për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile në rolin e tyre si përfaqësuese të drejtpërdrejta të komuniteteve të Kosovës. Si përgjigje ndaj nevojave të tilla, veprimi i propozuar synon të ndërtojë partneritete qytetare lokale dhe ta forcojë ekspertizën e tyre për t’i adresuar çështjet e ndërlikuara dhe për t’i identifikuar mangësitë në çështjen e personave të zhdukur. Gjithashtu, ky projekt synon ta sjellë temën e personave të zhdukur në një dialog social dhe t’i kontribuojë rritjes së bashkëndjesisë së shoqërisë së gjerë ndaj familjeve të cilave ende u mungojnë të dashurit e tyre. b. Qasja “nga njerëzit për njerëzit” Programi i propozuar bazohet, në masë të madhe, në logjikën e drejtpërdrejtë të programimit të “qasjes nga njerëzit për njerëzit (P2P)”, që është një përpjekje për të krijuar mundësi për një varg ndërveprimesh midis palëve përkatëse me interes dhe grupeve të interesit, për ta forcuar bashkëpunimin e tyre, për t’i diskutuar nevojat dhe mundësitë dhe për t’i diskutuar hapat e mëtejshëm relevantë që mund t’i kontribuojnë procesit të zbardhjes së të fatit të personave zhdukurve si dhe dinjitetit të familjeve të personave të zhdukur. Aktivitetet janë krijuar për ta ndjekur logjikën lineare të programimit P2P: kupto-çmo-bashkëpuno, duke i krijuar, në këtë mënyrë, marrëdhëniet shkakësore midis interesave të përfituesve dhe objektivave të ndërhyrjes. Shembulli më i mirë i kësaj praktike është grupi i aktiviteteve që i bën së bashku akterët relevantë dhe familjet e personave të zhdukur në trajtimin e mangësive në procesin e personave të zhdukur, e shtjellon angazhimin e tyre në përpjekjet e përbashkëta për identifikimin e problemeve dhe e lehtëson bashkëpunimin dhe angazhimin aktiv të tyre në përpjekjet për t’i trajtuar këto probleme. c. Qasje “mos bëj dëm” Kompleksiteti i ndryshimeve të aspiruara dhe ndjeshmëria e çështjes së personave të zhdukur në Kosovë e imponon nevojën për një qasje të kujdesshme dhe të menduar mirë ndaj këtyre problemeve, shënjestrim të përpiktë dhe vigjilencë ndaj sinjaleve alarmuese të angazhimit kundërproduktiv. Ky është thelbi i qasjes 'mos bëj dëm'. Kjo metodë është e ngulitur thellë në përcaktimin e ndërhyrjes dhe e integruar në të gjitha aktivitetet e projektit. Kjo përfshin: Komponentin e monitorimit dhe vlerësimit që i parashikon përpjekjet plotësuese të FDH-së Kosovë dhe QBPZH-së në monitorimin e qëndrimeve të grupeve të synuara dhe efekteve të ndërhyrjes së projektit në sjelljen e palëve me interes. d. Integrimi gjinor Programi i propozuar e përfshin barazinë gjinore si dimension ndërsektorial të programimit, çfarë do të thotë se interesat e grupeve të grave dhe parimet e barazisë gjinore janë të ngërthyera në të gjitha aspektet e programit, nga planifikimi deri te ekzekutimi. Aty ku paraqiten, treguesit e matshëm saktësohen me kuotën gjinore, për shembull, në takimet me familjet e personave të zhdukur do të përdoret një bilanc gjinor i pjesëmarrësve. Politika e integrimit gjinor e ka një vlerë të veçantë në përpjekjet për ndërtimin e paqes, për shkak të dallimeve të roleve gjinore në konflikte, të imponuara nga pozita e pafavorshme e grave në strukturat e pushtetit të dominuara nga meshkujt. Kjo çon në besim/besueshmëri më të madhe të grave dhe grupeve të grave për t'u angazhuar në proceset e marrjes me të kaluarën, përkatësisht në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. e. Mbështeja në rezultatet e mëparshme Formalisht, veprimi i paraqitur në këtë projektpropozim nuk është pjesë e disa programeve më të mëdha, por i përcakton përpjekjet jetëgjata të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar për ta zbardhur fatin e personave të zhdukur në Kosovë dhe për t’i trajtuar nevojat e familjeve të tyre. Në këtë përpjekje, për veprimin e propozuar përdoren shumë resurse dhe shkathtësi (p.sh. kapacitetet për veprimie të politikave, bashkëpunimi qytetar, pjesëmarrja aktive, transformimi i kornizës ligjore) të krijuara përmes programeve të shumta të asistencës së BE-së në dekadën e fundit (IPA, Shërbimi për OSHC-të etj). Në ndërkohë, ky veprim synon ta mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përmes mbështetjes për zbatimin e Deklaratës së Përbashkët për Personat e Zhdukur midis Kosovës dhe Serbisë që ka rezultuar nga përpjekjet e BE-së për dialogun midis dy vendeve. Krahas kësaj, veprimet e propozuara përfshijnë programet dhe instrumentet e njohura dhe të zhvilluara të të dyja organizatave, FDH-së në Kosovë dhe QBPZH-së. Instrumentet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve individuale të anëtarëve të organizatave për t’i kontribuar procesit të personave të zhdukur në Kosovë dhe për t'i bashkuar ato në një ndërhyrje strukturore, të përforcuar në mënyrë sinergjike.
AKTIVITETET:
Grupi i parë i aktiviteteve: A1.1. Rishikimi i strategjive ekzistuese kombëtare dhe kornizës ligjore relevante. A.1.2. Përgatitja e raportit vjetor bazuar në aktivitetin e rishikimit të strategjive kombëtare, të kuadrit ligjor përkatës dhe të monitorimit të deklaratës për personat e zhdukur. Grupi i dytë i aktiviteteve: A.2.1. Publikimi i thirrjes së hapur për artistë për vepra arti publike A.2.2. Themelimi i komisionit të ekspertëve dhe përzgjedhja e projektit më të mirë të veprave artistike publike A.2.3. Instalimi i veprave të artit në një hapësirë publike A.2.4. Organizimi i një bisede publike për artin publik A.2.5. Përgatitja dhe lansimi i një publikimi për veprat artistike publike të krijuara Grupi i tretë i aktiviteteve: A.3.1. Përgatitja dhe organizimi i një seance të informimit për familjet e personave të zhdukur A.3.2. Përgatitja dhe organizimi i një seance të informimit për familjet e personave të zhdukur me pjesëmarrjen e palëve relevante me interes
REZULTATI:
Realizimi i suksesshëm i aktiviteteve të shtjelluara më lart do t’i sjellë rezultatet e mëposhtme: Rezultati 1: Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse janë më efikase dhe më përfshirëse në zbatimin e kornizës ligjore që e trajton çështjen e personave të zhdukur në Kosovë. Rezultati 2: Shoqëria e përgjithshme ka më shumë njohuri për rolin e akterët relevantë dhe për kornizën ligjore aktuale për trajtimin e çështjes së personave të zhdukur. Rezultati 3: Familjet e personave të zhdukur dhe grupeve të tjera të interesit janë përfshirë në mënyrë aktive në ngritjen e shqetësimeve dhe nevojave të tyre për trajtimin e procesit të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. Rezultati 4: Palëve përkatëse të interesuara u jepen informata të dorës së parë për kërkesat e familjeve të personave të zhdukur. Rezultati 5: Shoqëria e gjerë në Kosovë e ka një mirëkuptim më të madh për çështjen e personave të pagjetur. Rezultati 6: Një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të shoqërisë kosovare, me fokus në të rinjtë, e kuptojnë më mirë rolin e artit në përballjen me të kaluarën (shërimi, dokumentimi). Rezultati 7: Shumë anëtarë të familjeve të personave të zhdukur janë të informuar mirë për zhvillimet e fundit në çështjen e personave të zhdukur.