EMRI I PROJEKTIT:
Barometri i Reformave Evropiane
SECTORI:
Shteti i së drejtës
VLERA E PROJEKTIT:
121,758 EUR
KOHËZGJATJA:
20 muaj 01.06.2023 – 31.01.2025
PARTNERI ZBATUES:
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Qytetarët, politikëbërësit dhe zyrtarët e qeverisë
MBULIMI/NDIKIMI:
Prishtinë
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Avancimi i diskursit publik mbi reformat evropiane dhe rritja e llogaridhënies së institucioneve publike duke botuar rregullisht Barometrin e Reformave Evropiane që do të lejojë monitorimin sistematik dhe të dukshëm të reformave drejt BE-së.
AKTIVITETET:
Aktiviteti 1: Barometri i Reformave Evropiane - Edicioni i parë (janar-dhjetor 2023); Aktiviteti 2: Barometri i Reformave Evropiane - Edicioni i dytë (janar-qershor 2024); Aktiviteti 3: Barometri i Reformave Evropiane - Edicioni i tretë (korrik- dhjetor 2024) Aktiviteti 4: Barometri i Reformave Evropiane - Edicioni i katërt (janar-qershor 2025)
REZULTATI:
Rezultati 1: Avancimi i diskursit publik mbi reformat evropiane • Publikimi i katër edicioneve të Barometrit të Reformave Evropiane të publikuara • Publikimi i dhjetëra infografikëve • Uebsajti “Barometri i Reformave Evropiane”. • Publikimi i dhjetëra artikujve në media • Dhjetëra paraqitje televizive • Postime në platformat e mediave sociale Rezultati 2: Rritja e llogaridhënies së institucioneve publike • Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe mediatik për përgjegjësinë e secilit ministër në reformat evropiane • • Vlerësimi i matshëm i secilit ministër • Rritja e konkurrencës ndërministrore për implementimin e reformave evropiane