EMRI I PROJEKTIT:
Dialogu Ndërkufitar i të Rinjve (CYD)
SECTORI:
Shoqëria civile
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e Veprimit: EUR 424.158,70 Kontributi i BE-së: EUR 400.000,00
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 01/03/2023 Data e përfundimit: 28/02/2026
PARTNERI ZBATUES:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) - Kosovë
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
- Të rinjtë (18-30 vjeç) nga Kosova dhe Serbia (më shumë se 1.000 të rinj të angazhuar drejtpërdrejt), - Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) me fokus të veçantë te të rinjtë që punojnë në mbarë Kosovën dhe Serbinë (më shumë se 50 OSHC të angazhuara drejtpërdrejt) - Anëtarët e komunitetit në Kosovë dhe Serbi (duke përfshirë më shumë se 100.000 të angazhuar indirekt).
PARTNËRITET:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) - Serbia
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosovë dhe Serbi
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Të kontribuohet drejt përmirësimit të demokracive pjesëmarrëse dhe pajtimit përmes fuqizimit të rolit të shoqërisë civile dhe mundësimit të një bashkëpunimi dhe dialogu të strukturuar ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të forcojnë rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivi Specifik 1. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe komunikimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë përmes vendosjes së një dialogu të strukturuar ndërkulturor, qytetar me qytetar, në mënyrë që ata të fuqizohen për të mundësuar një proces të vërtetë normalizimi. Objektivi Specifik 2. Angazhimi i të rinjve si kampionë të ndryshimeve pozitive drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërkufitare në nivel komuniteti.
AKTIVITETET:
Grup-Aktiviteti 1. (A1.1) 6 shkëmbime të të rinjve dhe 2 punëtori tregimesh për ballafaqimin me të kaluarën, (A1.2) 4 trajnime për të drejtat e njeriut dhe avokim, (A1.3) 4 ekspozita multimediale nëpër Kosovë dhe Serbi, (A1.4) Një program praktike ndërkufitare. Grup-Aktiviteti 2. (A2.1) Skema e vogël e granteve për veriun e Kosovës-Luginën e Preshevës me 10 grante deri në 5.000 euro për iniciativa ndërkufitare të të rinjve dhe OSHC-ve aktive në bazë në qytetet kufitare, (A2.2) 2 ngjarje rrjetëzimi të organizuara në veri të Kosovës dhe Luginën e Preshevës, (A2.3) Një hartë interaktive e OSHC-ve ndërkufitare. Grup-Aktiviteti 3. (A3.1) Krijimi i Rrjetit të Aktivistëve të Gjeneratës së Paqes, (A3.2) Takimet online të Rrjetit, (A3.3) Një konferencë dyditore e nivelit të lartë në Prishtinë për të rinjtë dhe procesin e pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
REZULTATI:
Rezultatet e Grup-Aktivitetit 1: 1.1 Deri në 120 të rinj marrin pjesë në shkëmbime ndërkufitare, mësuan teknika të tregimit dhe krijuan tregime për ballafaqimin me të kaluarën 1.2 Deri në 300 individë vizitojnë ekspozitat multimediale të krijuara nga pjesëmarrësit e punëtorive të tregimit; 1.3. Deri në 60 të rinj ndjekin trajnim për të drejtat e njeriut dhe avokimin 1.4. Njëzet (20) profesionistë të rinj zhvillojnë më tej formimin e tyre profesional përmes programit të praktikës ndërkufitare. Rezultatet e Grup-Aktivitetit 2: 2.1 Dhjetë (10) nisma ndërkufitare rinore të implementuara përmes qasjeve inovative rrisin mirëkuptimin dhe besimin ndërkulturor midis njerëzve në komunitetet e qyteteve kufitare; 2.2 Deri në 100 të rinj marrin pjesë në ngjarje të rrjeteve; 2.3 Krijohet një (1) hartë e OSHC-ve ndërkufitare. Rezultatet e Grup-Aktivitetit 3: 3.1 Më shumë se 100 të rinj bëhen pjesë e Rrjetit të Aktivistëve të Gjeneratës së Paqes 3.2 Organizohen deri në 9 takime 3.3 Deri në 100 të rinj dhe vendimmarrës nga Kosova dhe Serbia marrin pjesë në një konferencë të nivelit të lartë në Prishtinë