EMRI I PROJEKTIT:

Digjitalizimi i mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla për ta rritur qëndrueshmërinë e tyre në krizë

SEKTORI:

Sektori Privat

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 2.700.000 euro (2.200.000 euro nga BE-ja)

KOHËZGJATJA:

1.2.2022 - 31.1.2024 (24 muaj)

PARTNERI ZBATUES:

Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Përfituese e drejtpërdrejtë i veprimit është Ministria e Ekonomisë e Kosovës

PARTNËRITET:

 Ministritë dhe agjencitë shtetërore, në veçanti Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (partner politik); Ministria e Ekonomisë; Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Agjencia e Punësimit e Kosovës (APK)  Sektori privat, duke përfshirë shoqatat sektoriale të biznesit dhe Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF (ESNAF)  Qendra për Përsosmëri Digjitale në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP-in) Prizren, duke përfshirë Rrjetin Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN)  Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL-të)  Ofruesit e AAP-së  Shoqëria civile

MBULIMI/NDIKIMI:

Përfitues përfundimtarë (grupi i synuar) të veprimit janë kryesisht bizneset mikro dhe të vogla (BMV-të) dhe punonjësit e tyre, si dhe personat e papunë. Një fokus i veçantë do të jetë në fuqizimin gjinor në mënyrë që të përmirësohet pjesëmarrja e grave sipërmarrëse dhe grave të papuna. Veprimi e synon tërë territorin e Kosovës. Përfituesit përfundimtarë në afërsi të PIT-it në Prizren mund të përfitojnë në mënyrë disproporcionale në rast të ofertave të pranisë.

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi kryesor i veprimit është që ta mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve kosovare, veçanërisht BMV-ve, dhe ta rrisë qëndrueshmërinë dhe shkathtësinë e tyre përmes procesit të digjitalizimit dhe transformimit digjital.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Kosova gëzon një terren pjellor për inovacion dhe digjitalizim për shkak të depërtimit të lartë të internetit, mbulimit të rrjetit të telefonisë mobile dhe nivelit të lartë të pronësisë së telefonave mobilë në vend. Megjithatë, bizneset, dhe më konkretisht BMV-të, veçanërisht nga sektorët më tradicionalë, aktualisht ende nuk mund ta shfrytëzojnë potencialin e plotë të teknologjive dhe teknikave digjitale për një gamë të gjerë të arsyeve, siç janë mjetet e pamjaftueshme financiare, por edhe mungesa e vetëdijes për rëndësinë e digjitalizimit apo shkathtësitë e kufizuara të TIK-ut dhe shkathtësitë digjitale në mesin e fuqisë punëtore të tyre. Veprimi në këtë drejtim do t’i mbështesë veçanërisht BMV-të e Kosovës për ta rritur qëndrueshmërinë dhe shkathtësitë e tyre përmes procesit të digjitalizimit dhe transformimit digjital.

AKTIVITETET:

Gjatë tërë periudhës së zbatimit, ky veprim do të fokusohet kryesisht në aktivitetet e mëposhtme:  -Të ofrojë trajnime dhe ritrajnime për ta mbështetur aftësimin digjital të personave të papunë dhe punonjësve të BMV-ve  Të ofrojnë asistencë këshilluese dhe teknike për t’i mbështetur BMV-të e Kosovës për t’i digjitalizuar aktivitetet e tyre  Prokurimi i pajisjeve shtesë për t’i rritur kapacitetet e të mësuarit elektronik të Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) për të krijuar oferta specifike për sektorin privat dhe BMV-të  Zhvillimi i aktiviteteve për promovimin e hulumtimit të aplikuar dhe transferimit të teknologjisë në Kosovë

REZULTATI:

Veprimi i ka këto rezultate: Rezultati 1: Rritja e angazhimit të të rinjve dhe grave në programet e trajnimit/rikualifikimit Rezultati 2: Rritja e numrit të bizneseve kosovare që i digjitalizojnë aktivitetet e tyre Rezultati 3: Rritja e kapacitetit për zbatimin e aktiviteteve të të mësuarit elektronik (e-learning) midis bizneseve fillestare, mikro bizneseve dhe bizneseve të vogla dhe sipërmarrësve (potencialë) Rezultati 4: Aktivitetet e inovacionit janë rritur brenda mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla të synuara