EMRI I PROJEKTIT:
Diversifikimi i zërave në gazetari 2022/441-451
SECTORI:
Shoqëria Civile
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 388.888,88 EUR Kontributi i BE-së: 350.000.000 EUR
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e Fillimit: 1 janar 2023 Data e përfundimit: 31 dhjetor 2025
PARTNERI ZBATUES:
Kosovo Glocal (Kosovo 2.0)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
- Publiku i gjerë, dhe veçanërisht gratë, pakicat seksuale, pakicat etnike dhe të rinjtë - Të rinjtë, duke përfshirë studentët e gazetarisë dhe profesionistët në fazat e hershme të karrierës, së bashku me mediat e pavarura dhe organizatat prodhuese të mediave Përfituesit e fundit: OSHC-të, studiuesit dhe aktivistët; mediat; institucionet, dhe veçanërisht politikëbërësit dhe nëpunësit civilë
MBULIMI/NDIKIMI:
Fusha e synuar kryesore: mbrojtja e pluralizmit mediatik përmes gazetarisë cilësore, standardeve profesionale dhe edukimit mediatik Fusha e synuar dytësore: mbrojtja e të drejtave të njeriut, fuqizimi i të rinjve
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Mbështetja e gazetarisë cilësore dhe me interes publik dhe mbështetja e mirëkuptimit dhe besimit të profesionistëve të gazetarisë, medias dhe publikut ndaj gazetarisë së pavarur.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
OS1: Të ndërtohen kapacitetet e shtëpive mediatike dhe organizatave prodhuese të mediave për t’u angazhuar në gazetari me interes publik duke luftuar dezinformimin dhe çinformimin OS2: Të rriten aftësitë e të rinjve, përfshirë studentët dhe profesionistët e gazetarisë, për të kuptuar dhe prodhuar gazetari cilësore, duke përfshirë edhe rritjen e edukimit të tyre mediatik OS3: Të prodhohet gazetari multimediale inovative dhe shpjeguese që sfidon narrativat problematike që bazohen në dezinformim dhe çinformim dhe në portretizime përjashtuese të grupeve të margjinalizuara; OS4: Të rritet përfshirja e grave në produkte cilësore gazetareske dhe të përmirësohet përfaqësimi i grave në media.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Me këtë veprim, K2.0 synon të promovojë pluralizmin mediatik në Kosovë duke adresuar boshllëqet ekzistuese të informacionit në mjedisin mediatik kosovar përmes prodhimit brenda organizatës dhe mbështetjes për prodhimin nga palët e treta të gazetarisë cilësore, dhe duke ndërtuar kapacitetin e mediave, organizatave prodhuese të mediave dhe gazetarëve të rinj ose aspirantë për të prodhuar përmbajtje gazetareske që i përmbahet standardeve më të larta profesionale. Duke qenë ushtrim i zhvillimit të aftësive i përqendruar rreth prodhimit origjinal të përmbajtjes gazetareske multimediale nga përfituesit, K2.0 gjithashtu synon të rrisë kuptimin dhe integrimin e koncepteve të edukimit mediatik. Përfundimisht, K2.0 synon t’i kundërvihet përhapjes endemike të dezinformimit dhe çinformimit dhe praktikave të parregullta gazetareske në Kosovë duke mbështetur gazetarinë cilësore dhe me interes publik. Së bashku me ngritjen e kapaciteteve dhe aktivitetet për rritjen e angazhimit të qytetarëve, kjo pritet të nxisë të kuptuarit dhe besimin e profesionistëve të gazetarisë, mediave dhe publikut ndaj gazetarisë së pavarur dhe funksionit të saj të pazëvendësueshëm demokratik. Në fakt, dështimi i gazetarisë në Kosovë për të përmbushur qëllimin e saj — pra, për të qenë informuese, edukative dhe nxitëse e mendimit — krijon një hendek me njerëzit që ajo supozohet të shërbejë: publikun. Për këtë arsye, ky veprim adopton një qasje të bazuar në të drejta (RBA), duke ndërtuar kapacitetet e mediave për të prodhuar përmbajtjen për të cilën publiku ka nevojë dhe duke promovuar përfshirjen e publikut drejt gazetarisë, duke synuar të rritet aftësia e mediave dhe e publikut për të dalluar, vlerësuar dhe prodhuar informacion të besueshëm. Gjithashtu, veprimi fokusohet në grupet e margjinalizuara, duke i përfshirë ato si autorë dhe si zëra të informacionit cilësor. Në fund, sipas këndvështrimit të K2.0, kur bëhet fjalë për gazetarinë e pavarur, mënyra më e përshtatshme për të rritur aftësinë e bartësve të fundit të përgjegjësive (pra, institucioneve) për të përmbushur obligimin e tyre është përmes vetë gazetarisë. Aty ku gazetaria e pavarur dhe e pakompromis lulëzon, lulëzon edhe demokracia, pasi rrit aftësinë e qytetarëve për të sfiduar dështimet institucionale, për të zhvilluar mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë aktive në shoqëri dhe për të ndier ndjenjën e fuqizimit që është e domosdoshme për të çuar përpara pluralizmin dhe drejtësinë. Duke ndërtuar kapacitetet e mediave dhe organizatave përkatëse për të prodhuar gazetari të larmishme dhe cilësore (Aktiviteti 1 “Grantet për media”), duke rritur kapacitetin dhe interesimin e të rinjve dhe studentëve / profesionistëve të gazetarisë për të kuptuar dhe prodhuar gazetari të mirë (Aktiviteti 2 “Gazetaria me pjesëmarrje”), duke adoptuar një qasje ndër-sektoriale në aktivitete dhe duke u angazhuar vetë në prodhim të gazetarisë së pavarur dhe me interes publik (Aktiviteti 3 “Prodhimi i gazetarisë multimediale në kuadër të organizatës”), ky propozim avancon OS4 të programit të BE-së “Mbështetje për shoqërinë civile, mediat dhe aktorët e të drejtave të njeriut në Kosovë 2022,” konkretisht, mbrojtjen e pluralizmit të mediave përmes gazetarisë cilësore, standardeve profesionale dhe edukimit mediatik. Në veçanti, ai synon fushat prioritare që lidhen me disponueshmërinë e raportimit hulumtues cilësor dhe të besueshëm për qytetarët, si dhe luftimin e dezinformimit.
AKTIVITETET:
Aktiviteti 1: Grantet për media: Program vjetor që përfshin trajnime dhe financim nga palë të treta për mediat dhe organizatat prodhuese të mediave të angazhuara në çështje sociale, që dëshirojnë të angazhohen në produkte editoriale për përmirësimin e përfaqësimit të diversitetit në media dhe kundërshtimin e dezinformimit dhe çinformimit. Aktiviteti 2: Gazetaria me pjesëmarrje: Aktiviteti 2.1: Blog Calls (Thirrje për Blog, komponenti 1): Program vjetor që synon të rinjtë, duke u mundësuar atyre të publikojnë histori të vogla në revistën K2.0, ndërkohë që marrin mbikëqyrje editoriale dhe mentorim nga redaktorët e K2.0. Aktiviteti 2.2. Journalism Hub (Qendra e Gazetarisë, komponenti 2): Program vjetor që synon të rinjtë përmes financimit individual nga palë të treta, duke ofruar trajnim intensiv mbi mjetet dhe etikën e gazetarisë multimediale, si dhe mundësinë për të prodhuar bashkërisht produkte editoriale cilësore, nën mentorim të vazhdueshëm dhe të afërt nga trajnerët dhe redaktorët e K2.0. Aktiviteti 3: Prodhimi gazetaresk multimedial në kuadër të organizatës: Prodhimi dhe publikimi i videove të gjata (5-15 minuta), shpesh me natyrë hulumtuese, të cilat shpjegojnë ngjarje ose koncepte komplekse për publikun, duke përdorur tekst, audio dhe video/animacione, dhe duke mbuluar çështje që kanë të bëjnë me: a) të drejtat e njeriut, b) politikën dhe qeverisjen e mirë, c) sundimin e ligjit dhe qasjen në drejtësi, d) kulturën dhe artet.
REZULTATI:
1. Aftësia e institucioneve mediatike dhe organizatave prodhuese të mediave në të gjithë Kosovën për të prodhuar gazetari cilësore është përmirësuar. Si rezultat, pluralizmi i mediave ndikohet pozitivisht, dhe institucionet mediatike dhe organizatat prodhuese të mediave forcojnë aftësitë e tyre në gazetari të pavarur, të bazuar në fakte dhe me faktorin njeri në qendër. 2. Aftësia e të rinjve, duke përfshirë studentët e gazetarisë dhe profesionistët në fillim të karrierës, për të marrë pjesë në produkte cilësore gazetareske është rritur. Si rezultat, aftësia e tyre për të kuptuar, përdorur dhe prodhuar informacion është përmirësuar (edukimi mediatik), dhe perspektivat e tyre janë integruar në produktet mediatike. Gazetarët e rinj dhe ata aspirantë, si dhe profesionistët e mediave janë më mirë të pajisur për të ndjekur standardet më të larta profesionale në karrierat e tyre të ardhshme. 3. Publikut të gjerë i ofrohet përmbajtje gazetareske e larmishme dhe cilësore, që trajton çështje të nën-raportuara ose të raportuara gabim, të rëndësishme për demokracinë. Në mesin e publikut e gjerë, grupet e margjinalizuara si gratë dhe pakicat etnike përfitojnë nga përfaqësimi i rritur dhe raportimi përfshirës, relevant dhe me respekt. Si rezultat, promovohet një kulturë solidariteti dhe respekti për të drejtat e njeriut, dhe funksioni themelor publik i gazetarisë përmirësohet. Si rezultat, ndikimi i pritshëm i veprimit është: mbështetja e gazetarisë cilësore me interes publik dhe aftësimi i aktorëve kyç të gazetarisë — gazetarëve, mediave dhe publikut — për të vlerësuar dhe prodhuar gazetari profesionale, të bazuar në fakte dhe me ndërgjegjësim shoqëror. Si rezultat, luftohen forcat ekzistuese që kërcënojnë pavarësinë, cilësinë dhe qëllimin qytetar të gazetarisë.