EMRI I PROJEKTIT:

Ekonomia qarkore për tranzicionin e gjelbër në Kosovë

SECTORI:

Sundimi i Ligjit

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 222,221,35 € Kontributi i BE-së: 200,000,00 €

KOHËZGJATJA:

30 muaj Data e fillimit: 1.2.2023 Data e mbarimit: 31.7.2025

PARTNERI ZBATUES:

Njerëzit në nevojë (PIN) / People in Need, o.p.s.

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Përfituesit përfundimtarë: OSHC-të – përmes transformimit të mentalitetit për ndryshimin e sjelljes shoqërore Sektori i biznesit - zhvillimi i kapaciteteve për krijimin e zhvillimit të gjelbër duke u bazuar në modelin e ekonomisë qarkore Qytetarët e Kosovës, duke përfshirë të rinjtë - ngritja e vetëdijes për parimet e ekonomisë qarkore dhe qasja në mallrat e konsumit të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme duke u bazuar në lëndët e para të ripërdorshme dhe të sigurta.

PARTNERËT:

Let's do it Peja

MBULIMI/NDIKIMI:

Zona kryesore e synuar: Komunat e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës Zona dytësore e synuar: Rajoni i Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

T’i kontribuohet tranzicionit në ekonominë qarkore në Kosovë përmes ndërtimit të kapaciteteve të akterëve të shoqërisë civile për të ndikuar në reformat e politikave

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Të forcohet roli dhe kapacitetet e shoqërisë civile për të ndikuar në vendimmarrje në fushën e tranzicionit të gjelbër përmes zhvillimit organizativ dhe teknik të OSHC-ve në Kosovë dhe aktiviteteve të avokimit dhe vetëdijesimit drejt zbatimit të parimeve të ekonomisë qarkore dhe sipërmarrjes sociale.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Avancimi i zbatimit të strategjisë dhe politikave për menaxhimin e mbeturinave në nivel lokal, në mënyrë që të arrihen sinergji më të mëdha midis dhe në mesin e veprimeve për temën e menaxhimit të mbeturinave dhe ekonomisë qarkore; mbështetja për Strategjinë e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave (SMIM) të qeverisë së Kosovës për periudhën 2013-2022, me fokus në kalimin nga një ekonomi lineare në një ekonomi qarkore si një nga katër objektivat kryesore të saj.

AKTIVITETET:

Aktivitetet fillestare: I.A.1 Vlerësimi i gjendjes dhe zbatimi i politikave aktuale për ekonominë qarkore në Kosovë dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit për mjedisin, duke përfshirë implikimet gjinore dhe sociale; I.A.2 Lansimi i ngjarjes A1.1 Vlerësimi i kapaciteteve të OSHC-ve dhe ndërmarrjeve shoqërore A1.2 Seminaret e trajnimit për rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve për të avokuar për ekonominë qarkore dhe menaxhimin e përgjegjshëm të mbeturinave A1.3 Aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve dhe mentorimi për planifikimin strategjik, të folurit publik dhe angazhimin me politikëbërësit që e mbështesin hartimin e planeve të avokimit A.2.1 Krijimi dhe funksionalizimi i një rrjeti joformal të OShC-ve përfshirës për sa u përket çështjeve gjinore, ndërmarrjeve shoqërore dhe përfaqësuesve të sektorit privat të interesuar në ekonominë qarkore; A.2.2 Ngjarja që i prezanton praktikat më të mira në ekonominë qarkore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor; A.2.3 Ofrimi i informacioneve të përmbledhura për politikat e ndjeshme ndaj çështjeve gjinore për politikëbërësit në nivel kombëtar dhe lokal nëpërmjet publikimeve, tryezave të rrumbullakëta, mediave sociale dhe ofrimit të avokimit të bazuar në fakte; A.3.1 Punëtoritë e trajnimit të balancuar për nga aspekti gjinor për modelet inovative dhe kreative të sipërmarrjes sociale në fushën e ekonomisë qarkore; A.3.2 Zgjerimi i modelit ekzistues (SEREC – Riciklimi i Ndërmarrjeve Sociale) të riciklimit të mbeturinave të tekstilit; A.3.3 Fushata e mediave sociale e ndjeshme ndaj çështjeve gjinore për ndërmarrjet shoqërore në fushën e ekonomisë qarkore, duke përfshirë promovimin e SEREC; A.3.4 Panairi i ekonomisë qarkore

REZULTATI:

Rezultati 1: OShC-të i kanë rritur kapacitetet organizative dhe avokuese në fushën e ekonomisë qarkore Rezultati 2: OShC-të dhe përfaqësuesit e sektorit privat e kanë krijuar një rrjet joformal që i përfshin çështjet gjinore për ta rritur ndikimin e tyre në reformën e politikave në fushën e ekonomisë qarkore. Rezultati 3: Ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ekonominë qarkore dhe sipërmarrjen sociale si instrument efektiv për tranzicionin e gjelbër