EMRI I PROJEKTIT:
Historia ime, dinjiteti im:: Trajtimi i diskriminimit dhe Dhuna me bazë gjinore midis grave, vajzave me aftësi të kufizuara dhe nënave beqare me fëmijë me aftësi të kufizuara"
SECTORI:
Shoqëria Civile
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e veprimit: 206,251.42 euro Kontributi i BE-së: 170,000.00 euro
KOHËZGJATJA:
36 muaj Data e fillimit: 1.1.2023 Data e mbarimit: 31.12.2025
PARTNERI ZBATUES:
SHOQATA E PARAPLEGJIKËVE DHE E PARALIZËS SË FËMIJËVE TË GJILANIT
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat beqare të fëmijëve me aftësi të kufizuara
PARTNERËT:
Inkluzioni, organizatë jofitimprurëse Shoqata e Invalidëve Handikos, Ranillug, organizatë jofitimprurëse Qendra për Inovacione dhe Zhvillim / Center for Innovation and Development, organizatë jofitimprurëse
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosovo
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm është të ofrohet kontribut për t’i fuqizuar gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara dhe nënat beqare të fëmijëve me aftësi të kufizuara për ta arritur të drejtën e tyre themelore për mbrojtje dhe përfshirje sociale.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Objektivat specifike: 1: Të ngrihet vetëdija në tërë komunitetin dhe publikun e gjerë se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të inkurajohet çdo qytetar që ta kundërshtojë atë. Objektivi specifik 2: Promovimi i zbatimit të masave efektive për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave në nivel kombëtar dhe lokal.
AKTIVITETET:
--Hartëzimi i shërbimeve sociale dhe lidhja e bashkëpunimit formal me ofruesit e shërbimeve- konferenca rajonale nisëse dhe 3 seanca informative; - punëtoria për hartimin e planeve të kontaktimit për ta lehtësuar qasjen në shërbimet publike dhe të specializuara; ofrimi i shërbimeve të specializuara në shtëpi dhe mbështetjes së mobilitetit për të pasur qasje në shërbimet publike; krijimi i ekipeve të përbashkëta të monitorimit (EPM-ve) me ofrues të tjerë të shërbimeve; krijimi i rrjetit të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara (GVAK-ve) dhe nënave beqare të fëmijëve me aftësi të kufizuara (FAK-ve) përmes 8 grupeve të ndihmës vetanake; organizimi dhe lehtësimi i 48 takimeve të grupeve të ndihmës vetanake me GVAK dhe nënat beqare të FAK-ve; finalizimi i 3 dokumenteve të politikave për mbrojtjen sociale, fuqizimin ekonomik dhe arsimin; organizoni 10 takime me autoritetet e nivelit lokal dhe qendror për t’i prezantuar dokumentet e politikave; organizoni 2 podkaste me komunitetin e personave me aftësi të kufizuara dhe me ofruesit e shërbimeve; fushata e vetëdijesimit dhe avokimit;
REZULTATI:
-Qasja më e mirë e GVAK-ve dhe nënave beqare të FAK-ve në shërbimet publike dhe të specializuara. -Rritja e kapaciteteve të GVAK-ve dhe nënave beqare të FAK-ve për t’i trajtuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre. -Vetëdija dhe angazhimi i shtuar i publikut për mbështetjen e GVAK-ve dhe nënave beqare me FAK-ve -Ofrimi i shërbimeve në shtëpi me Klinikën Mobile -Përqindja e grave dhe vajzave që japin rekomandime për veprime avokuese në mënyrë aktive -Rritja e transmetimit të materialeve të prodhuara në mediat lokale dhe kombëtare