EMRI I PROJEKTIT:
Ibër-Lepenc: Ndërtimi i kanalit të Lepencit dhe digave në Firajë dhe Shtime
SECTORI:
Ujë
VLERA E PROJEKTIT:
1,8 milion euro nga BE përmes WBIF vetëm për përgatitjen e projektit
KOHËZGJATJA:
01.01.2024. - 31.12.2029
PARTNERI ZBATUES:
BERZH
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Ekonomisë; Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A.
MBULIMI/NDIKIMI:
Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Shtime, Lipjan, Viti, Kamenicë, Kllokot, Shtërpcë
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Me zhvillimin dhe ndërtimin e rezervuarëve të ujit në sistemin Ibër-Lepenc synohet: • Përmirësimi i ujit të pijshëm për mbi 400,000 banorë • Rritja e potencialit të zhvillimit industrial dhe tregtar për shkak të ofrimit të furnizimit me ujë 24 orë • Potenciali ujitës 20.000 ha • Prodhimi i energjisë së ripërtëritshme 26,8 MW
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Përgatitja e projektit të detajuar, vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social, si dhe të dokumenteve të tenderit për fazën e 1-rë të punëve të ndërtimit.
AKTIVITETET:
Hidrosistemi Ibër-Lepenc do të zhvillohet në dy faza: Faza e 1-rë do të sigurojë ujë të pijshëm për mbi 400,000 banorë në Kosovën Qendrore dhe Lindore deri në vitin 2026, ndërsa faza e 2-të do të sigurojë ujë për bujqësinë e ujitur deri në vitin 2031. Faza e 1-rë përfshin ndërtimin e digës devijuese në Firajë të Poshtme dhe tubacioneve të bartjes së ujit për furnizimin me ujë të komunave Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Shtime, Lipjan, Viti, Kamenicë, Kllokot dhe Shtërpcë. Faza e 2-të përfshin ndërtimin e digës së epërme në Shtime dhe kanaleve të transferimit dhe transportit të ujit për ujitje. Në aktivitetet e parashikuara në kuadër të këtij komponenti përfshihen: - Përkufizimi i projektit të investimit - Studimi i fizibilitetit duke përfshirë analizën kosto-përfitim - Vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social - Projekti i detajuar. - Dosja e tenderit për punët që do të kryhen
REZULTATI:
Projekti dhe dosja e tenderit janë përgatitur dhe janë të gatshëm për prezantim për ndërtimin e rezervuarit të ri të ujit Hidrosistemi Ibër-Lepenc Faza e 1-rë.