EMRI I PROJEKTIT:

Iber – Lepenci: Ndërtimi i kanalit të Lepencit dhe digave të Firajës dhe Shtimes

SECTORI:

Uji

VLERA E PROJEKTIT:

1.8 milionë euro nga BE-ja përmes WBIF-së vetëm për përgatitjen e projektit

KOHËZGJATJA:

01/01/2024. - 31/12/2029.

PARTNERI ZBATUES:

BERZH

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Ekonomisë; Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër Lepenci" Sh.A.

MBULIMI/NDIKIMI:

Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Shtime, Lipjan, Viti, Kamenicë, Kllokot, Shtërpcë

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Me zhvillimin dhe ndërtimin e rezervuarëve të ujit në sistemin Ibër-Lepenc synohet: • Të përmirësohet uji i pijshëm për mbi 400,000 njerëz • Të rritet potenciali për zhvillim industrial dhe tregtar për shkak të ofrimit të furnizimit me ujë 24 orë • Potenciali i ujitjes për 20 000 hektarë • Prodhimi i energjisë së ripërtëritshme: 26.8 MW

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Përgatitja e projektimit të detajuar, vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social dhe dokumentet e tenderit për fazën 1 të punimeve të ndërtimit.

AKTIVITETET:

Hidrosistemi Ibër-Lepenc do të zhvillohet në dy faza: Faza 1 do të sigurojë ujë të pijshëm për mbi 400,000 njerëz në Kosovën qendrore dhe lindore deri në vitin 2026, ndërsa faza 2 do të sigurojë ujë për ujitje për bujqësi deri në vitin 2031. Faza 1 përfshin ndërtimin e Digës së Diversionit të Firajës së Poshtme dhe tubacioneve për transmetimin e ujit për ujësjellës për komunat e Ferizajt, Gjilanit, Kaçanikut, Shtimes, Lipjanit, Vitisë, Kamenicës, Kllokotit dhe Shtërpcës. Faza 2 përfshin ndërtimin e Digës së Epërme të Shtimes dhe kanaleve të transferimit dhe transportit të ujit për ujitje. Aktivitetet në kuadër të kësaj AT-je specifike përfshijnë: - përkufizimin i projektit investues - studimin e fizibilitetit që përfshinë analizën kosto-përfitim - vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social - planin e detajuar - dosjen e tenderit për punime

REZULTATI:

Plani dhe dosja e tenderit e përgatitur dhe e gatshme për lansim për ndërtimin e rezervuarit të ri të ujit, faza 1, Hidrosistemi Ibër-Lepenc.