EMRI I PROJEKTIT:
Instrumenti për Barazi Gjinore (GEF)
SECTORI:
Shteti i së drejtës
VLERA E PROJEKTIT:
Kostoja totale e projektit: 1.500.000,00 € Kontributi i BE-së 1.500.000,00 €
KOHËZGJATJA:
30 muaj Data e fillimit: 01.02.2023 Data e përfundimit: 31.07.2025
PARTNERI ZBATUES:
UN Women
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Përfituesit: (i) në nivelin qendror, stafi qeveritar i angazhuar në sektorët prioritarë të reformës ku do të fokusohet veprimi. Kjo do të përfshijë nëpunësit publikë në ministri dhe institucione që angazhohen në fushat prioritare të reformës, siç janë anëtarët e Grupeve Tematike dhe Grupeve të Punës. Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) dhe Zyrtarët për Barazi Gjinore (ZBGJ) janë struktura kryesore të parashikuara me ligj për të promovuar integrimin e perspektivës gjinore në sektorë të ndryshëm dhe janë pikërisht pika kyç për ofrimin e asistencës teknike dhe ndërhyrje të politikave në kuadër të këtij veprimi. Shumë shpesh, roli zyrtar i ABGJ-së dhe ZBGJ-ve lihet pas dore, rëndësia e tyre në procesin e politikave anashkalohet, dhe ka tendencë që kontributi i tyre në hartimin e politikave dhe programeve të zbehet ose të shpërfillet. Bashkëpunimi me IKAP-in do të integrojë ekspertizën gjinore brenda administratës publike, duke forcuar përthithjen koherente të aquis të BE-së për Barazinë Gjinore gjatë viteve të ardhshme. Integrimi i perspektivës gjinore në nivel ndërsektorial do të përmirësohet më tej duke lehtësuar koordinimin e ngushtë ndërmjet ABGJ-së dhe Zyrës për Bashkëpunim Zhvillimor në Zyrën e Kryeministrit (Zyra e KKIPA). Përveç kësaj, ZBGJ-të në nivel komunal do të përfitojnë nga ky veprim, si dhe anëtarët e Grupit të Grave Deputete dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Gjinore, si dhe deputetë të tjerë; (ii) në nivelin komunal, ndërhyrjet për zhvillimin e kapaciteteve synojnë përmirësimin e kapaciteteve të pushtetit lokal – kryesisht stafit komunal dhe ZBGJ-ve – për të integruar objektivat e BE-së për barazinë gjinore në planifikim dhe implementim; (iii) Zyra e BE-së në Kosovë, duke implementuar EU GAP III dhe duke integruar objektivat dhe caqet e saj në programimin IPA në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për IPA (KKIPA), Shtetet Anëtare, homologët e Kosovës, partnerët implementues/kontraktuesit, shoqërinë civile dhe organet/partnerët ndërkombëtarë. (iv) organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë veçanërisht organizatat e grave, do të angazhohen në një sërë aktivitetesh strategjike që kanë për qëllim artikulimin e shqetësimeve për barazinë gjinore, siç janë dialogu politik, konsultimet shumë-palëshe dhe tryezat e rrumbullakëta/punëtoritë, përmes ofrimit të ekspertizës teknike të specializuar, lehtësimit të proceseve të llogaridhënies qytetare me fokus gjinor, dhe aktiviteteve të komunikimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit/informimit publik.
PARTNERËT:
Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ), Zyrtarët për Barazi Gjinore (ZBGJ)/Pikat Fokale Gjinore në nivel qendror, Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Zyra për Bashkëpunim Zhvillimor në Kryeministri, ministritë e linjës, strukturat e qeverisjes sektoriale, Zyra e Kryeministrit: Zyra për Planifikim Strategjik/Koordinatori Kombëtar për IPA, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Zyrtarët e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale për Barazi Gjinore (ZBGJ)/Pikat Fokale Gjinore në nivel lokal, organizatat e shoqërisë civile të grave, Zyra e BE-së në Kosovë (ZBEK), kontraktuesit/partnerët e ZBEK dhe mediat.
MBULIMI/NDIKIMI:
Rezultati 1: Caku 1 (Treguesi 1): Të paktën 4 dokumente, programe dhe plane shtesë të politikave (2025) Caku 2 (Treguesi 2): Të paktën 16 komuna me plan veprimi gjinor të adoptuar zyrtarisht (2025) Caku 3 (Treguesi 3): Inpute të integrimit të perspektivës gjinore për të paktën 10 dokumente programimi sipas IPA III dhe dokumente të ndërlidhura, çdo vit
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Qeveria e Kosovës, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, respekton gjithnjë e më shumë normat dhe standardet globale të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, dhe implementon acquis të BE-së për barazinë gjinore.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Ky veprim synon forcimin e implementimit efektiv të kornizave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, integrimin e perspektivës gjinor në proceset e integrimit në BE dhe proceset e planifikimit për asistencën para anëtarësimit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për barazinë gjinore në përputhje me standardet e BE-së.
STRATEGJIA E PROJEKTIT:
Strategjia gjithëpërfshirëse për arritjen e rezultateve të pritshme është ofrimi i asistencës/mbështetjes teknike për institucionet e përfshira në proceset e anëtarësimit në BE, me qëllim rritjen e kapacitetin të tyre për të implementuar acquis të BE-së për barazisë gjinore. Kjo do të realizohet përmes mentorimit, trajnimeve, udhëzimeve dhe këshillave mbi integrimin e perspektivës gjinore në nivel qendror dhe komunal; ofrimit të asistencës teknike mbi barazinë gjinore në mbështetje të reformave dhe sektorëve prioritarë; promovimit të statistikave gjinore; dhe mbështetjes për përfshirjen e perspektivës gjinore në rishikimin e projekt-dokumenteve që do t’i dorëzohen BE-së.
AKTIVITETET:
Outputi 1: Në përputhje me direktivat e BE-së dhe normat e standardet globale për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, të gjitha reformat sektoriale, strategjitë, programet dhe planet hartohen duke integruar perspektivën gjinore në mënyrë të qëndrueshme. Aktiviteti 1: Kryerja e një vlerësimi/diagnostikimi funksional të mekanizmit gjinor të Kosovës kundrejt kërkesave për integrim në BE. Ky vlerësim do të ofrojë njohuri të detajuara dhe rekomandime për funksionalizimin efektiv të mekanizmit të barazisë gjinore dhe rolin e tij dhe angazhimin në proceset e anëtarësimit në BE. Rezultatet do të futen drejtpërdrejt në hartimin dhe materialet e trajnimit të paketës së trajnimit “Integrimi i perspektivës gjinore në IPA” (Aktiviteti 1.2). Gjetjet dhe rekomandimet do të vërtetohen, prezantohen dhe diskutohen me palët e interesuara në tryeza të rrumbullakëta. Aktiviteti 2: Rishikimi/përgatitja e moduleve, materialeve dhe trajnimit “Integrimi i perspektivës gjinore në IPA” (IPGJ në IPA), bazuar në qasjet e dëshmuara dhe materialet ekzistuese të UN Women (iniciativat në kuadër të GEF në Serbi, Shqipëri, BeH, Maqedoninë e Veriut). Paketa do të përshtatet sipas nevojave të kapaciteteve për integrimin e perspektivës gjinore të identifikuara nga Mjeti Diagnostikues (Aktiviteti 1.1) dhe vlerësimi i nevojave për trajnim (VNT) për strukturat/pozitat brenda administratës publike, të cilat janë të përfshira në rishikimin e politikave, programimin, planifikimin strategjik dhe implementimin e projekteve me fonde të BE-së. Metodologjia do të ndjekë VNT-të e kohëve të fundit për integrimin e perspektivës gjinore brenda administratës publike, të kryera nga iniciativat UN Women në kuadër të GEF në BeH dhe Maqedoninë e Veriut. Modulet e trajnimit “IPGJ in IPA” janë parashikuar të mbulojnë konceptet bazë të gjinisë, kornizën ligjore dhe politike të brendshme dhe të BE-së për barazinë gjinore, mjetet kryesore të integrimit të perspektivës gjinore për administratën publike në kontekstin e anëtarësimit në BE, përafrimin me kërkesat e IPA III dhe udhëzimet për integrimin e perspektivës gjinore në përputhje me sektorin specifik të BE-së. Aktiviteti 3: Ofrimi i trajnimeve “IPGJ në IPA” për nëpunësit civilë të përfshirë në rishikimin e politikave, programimin, planifikimin strategjik, hartimin e IPA AD, dhe në implementimin e fondeve të BE-së. Aktiviteti parasheh zhvillimin e kapaciteteve të së paku 40 nëpunësve civilë, duke përfshirë përfaqësues të ministrive të linjës, strukturave të qeverisjes sektoriale (siç janë grupet punuese sektoriale), Njësitë/Koordinatorët për IPA, Zyrtarët për Barazi Gjinore/Pikat Fokale Gjinore në nivel qendror dhe Zyrën e BE-së në Kosovë. Aktiviteti 4: Mbajtja e Trajnimit të Trajnerëve (ToT) “IPGJ në IPA”; grupi rezultues i tetë trajnerëve do të ndërtojë bazën kombëtare të burimeve njerëzore të nevojshme për të ndihmuar institucionet qeveritare në të gjithë sektorët për forcimin e kapaciteteve të integrimit të perspektivës gjinore dhe harmonizimin e zgjeruar me rregulloret e BE-së për GAP III dhe IPA III. Aktiviteti 5: Integrimi i moduleve “Integrimi i perspektivës gjinore në IPA” në kurrikulën standarde për nëpunësit civilë dhe harmonizimi me mjetet e vendosura dhe të miratuara për integrimin e barazisë gjinore në trajnime, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP). Si një masë e qartë për qëndrueshmëri, IKAP do të marrë asistencë teknike për të përshtatur trajnimet dhe materialet e saj aktuale me kërkesat e avancuara për integrimin e perspektivës gjinore në administratën publike, duke siguruar që njohuritë dhe aftësitë mbi çështjet gjinore të jenë të mishëruara në zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të nëpunësve civilë në të gjitha sektorët dhe fushat e politikave. Aktiviteti do të koordinohet me ABGJ-në. Aktiviteti 6: Vënia në dispozicion dhe shpërndarja e udhëzimeve sektoriale të OKB-së dhe BE-së për integrimin e perspektivës gjinore në sektorët prioritarë të qeverisë dhe në procesin e integrimit në BE, përmes punëtorive me aktorët dhe palët relevante (grupe pune sektoriale, Zyrtarë për Barazi Gjinore/Pika Fokale Gjinore, grupe pune për politika, organizata të shoqërisë civile për të drejtat e grave). Bazuar në përcaktimin e përbashkët të prioriteteve me ABGJ-në, të paktën gjashtë dokumente udhëzuese të BE-së për integrimin e perspektivës gjinore në sektorë specifikë do të përshtaten me kontekstin e Kosovës dhe do t’u vihen në dispozicion ABGJ-së, ministrive përkatëse, strukturave të qeverisjes sektoriale (si grupet punuese sektoriale), Njësive/Koordinatorëve për IPA, Zyrtarëve për Barazi Gjinore/Pikave Fokale Gjinore në nivel qendror, si dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, përmes punëtorive të synuara për shpërndarjen e tyre. Aktiviteti 7: Ofrimi i ekspertizës teknike dhe asistencës për zhvillimin e kapaciteteve për ABGJ-në dhe rolin e saj në koordinimin ndërsektorial të integrimit të perspektivës gjinore në përputhje me standardet e BE-së, përmes mbështetjes menaxheriale, operative dhe të burimeve njerëzore. Bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit funksional/diagnostikues (Aktiviteti 1.1), ABGJ do të përfitojë ekspertizë teknike dhe mbështetje, me fokus kryesor në forcimin e rolit të saj ndërsektorial dhe ndërdisiplinor në koordinimin e mekanizmit për barazinë gjinore, si dhe sigurimin e integrimit të duhur të perspektivës gjinore në zhvillimin e politikave, qeverisjen sektoriale dhe programimin IPA III të BE-së. Kjo do të përfshijë mbështetje për operacionalizimin e funksionit të ZBGJ; lehtësimin e kontributit dhe komenteve mbi dokumentet strategjike; pjesëmarrjen në proceset ndër-/sektoriale të planifikimit dhe programimit; ofrimin e ekspertizës për identifikimin dhe eliminimit të boshllëqeve procedurale në integrimin e perspektivës gjinore; forcimin organizativ të ABGJ-së dhe mekanizmit të ZBGJ-ve, dhe veprime të ngjashme, në të paktën gjashtë fusha të politikave. Këto kontribute do të ofrohen së bashku me trajnim dhe udhëzim në vendin e punës për zyrtarë/qeveritarë të përzgjedhur ose ekipe përgjegjëse për integrimin e perspektivës gjinore ose të ballafaquar me sfidën e angazhimit efektiv në këtë drejtim. Kur është e nevojshme, dokumentet udhëzuese të BE-së për integrimin e perspektivës gjinor në fusha specifike të politikave (Aktiviteti 1.6) do të aplikohen drejtpërdrejt. Për më tepër, ABGJ do të mbështetet teknikisht për të forcuar rolin e saj kyç në qeverisjen ndërsektoriale dhe dialogun politik, duke lehtësuar një dialog të strukturuar mbi barazinë gjinore në sektorët prioritarë. Mbështetja do të ofrohet sipas kërkesës dhe gjatë gjithë periudhës së implementimit të veprimit. Aktivitetet do të specifikohen/detajohen në Planin Dinamik, i cili do të rishikohet çdo gjashtë muaj dhe do t’i dorëzohet Komitetit Drejtues për komente dhe miratim. Aktiviteti 8: Logjistikë dhe mbështetje për profilizimin, përcaktimin e agjendës, rrjetëzimin strategjik, transferimin e njohurive dhe shkëmbimin e praktikave të mira për integrimin e perspektivës gjinore në procesin e integrimit evropian, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, zyrat e UN Women dhe delegacionet e BE-së në rajon. Parashikohet mbështetje për pjesëmarrjen dhe prezantimin në të paktën tri ngjarje strategjike, duke përfshirë pjesëmarrjen në një takim rajonal dhe një vizitë strategjike në një shtet anëtar të BE-së/në Bruksel/Parlamentin e BE-së. Pjesëmarrësit përkatës nga qeveria përfshijnë stafin e ABGJ-së, ZBGJ-të, Zyrën e KKIPA dhe përfaqësues të strukturave të IPA-s, stafin ministror dhe të ngjashëm. Outputi 2: Njësitë e pushtetit lokal aplikojnë integrimin e perspektivës gjinore në politika dhe plane dhe implementojnë veprime të përgjegjshme gjinore në përputhje me mandatin e tyre. Aktiviteti 1: MAPL-së do t’i ofrohet asistencë teknike për përmirësimin e barazisë gjinore/integrimin e perspektivës gjinore në legjislacion, politika dhe monitorimin periodik të performancës në nivel komunal. Ky aktivitet do të forcojë MAPL-në në integrimin e kornizës ligjore dhe politike kombëtare, të BE-së dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore në qeverisjen lokale. Aktiviteti 2: Përshtatja me kontekstin e Kosovës dhe vënia në dispozicion dhe shpërndarja e mjeteve të integrimit të perspektivës gjinore të përshtatura posaçërisht për aktorët e zhvillimit lokal (p.sh., Karta Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në jetën lokale, Doracaku i Implementimit, mjeti i vetë-vlerësimit komunal). Trajnimet për integrimin e perspektivës gjinore, sesionet e udhëzimit dhe mentorimit do të zhvillohen në deri në gjashtëmbëdhjetë njësi të pushtetit lokal, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt nevojave për trajnime gjinore të identifikuara në Raportin Vjetor të Performancës së MAPL-së dhe duke u mbështetur në angazhimin e rëndësishëm të UN Women me institucionet e pushtetit lokal. Aktiviteti 3: Trajnimi i Lehtësuesve/Trajnuesve për prezantimin e mjeteve të Kartës Evropiane për Barazi në komuna; grupi i krijuar prej dhjetë trajnuesish do të ndërtojë bazën kombëtare të burimeve njerëzore për të ndihmuar më pas njësitë e pushtetit lokal në forcimin e implementimit të zotimeve kombëtare dhe të BE-së për barazinë gjinore në nivel lokal. Aktiviteti 4: Mbështetje teknike dhe udhëzuese për deri në gjashtëmbëdhjetë komuna për planifikimin lokal të veprimit gjinor në përputhje me nenet e Kartës Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në jetën lokale, dhe Programin e Kosovës për Barazi Gjinore; duke ndjekur metodologjinë standarde të Këshillit të Komunave dhe Rajoneve Evropiane (CEMR), zhvillimi i planeve lokale për veprim gjinor (PLVGJ) do të lehtësohet dhe udhëzohet në deri në gjashtëmbëdhjetë komuna të përzgjedhura së bashku me MAPL-në, duke iu përgjigjur nevojave të kapaciteteve gjinore të identifikuara në Raportin Vjetor të Performancës së MAPL-së. Aktiviteti 5: Mbështetje teknike për avokimin mbi alokimet buxhetore të përgjegjshme gjinore në kuadrin e decentralizimit fiskal përmes kostos së deri në tri funksioneve dhe/ose shërbimeve specifike thelbësore për rritjen e barazisë gjinore dhe për të mos lënë askënd pas. Këto mund të përfshijnë (i) funksione të tilla si funksionalizimi i plotë i pozitës së Zyrtarit për Barazi Gjinore, si dhe (ii) shërbime, të tilla si ofrimi i kujdesit për fëmijët. Përzgjedhja e funksionit/shërbimit specifik do të bëhet sipas neneve të Kartës Evropiane për barazinë e grave dhe burrave në jetën lokale dhe nevojave prioritare të dhjetë njësive të pushtetit lokal të përfshira në aktivitet. Pasi rezultatet e ushtrimeve të kostos mund të ekstrapolohen për të gjithë territorin, ushtrimi i kostos do të ndërmerret në një komunë për funksion/shërbim. Caktimi i kostos do të pasohet me mbështetje teknike për përgatitjen e një Letre të Bardhë/Dokumenti të Politikave apo të Avokimit mbi implikimet ligjore, politike dhe buxhetore të implementimit të planeve përfshirëse dhe të përgjegjshme gjinore (përfshirë zonat rurale). Gjetjet dhe projekt-propozimet do të konsultohen dhe vërtetohen me komunat partnere, grupet lokale të qytetarëve dhe OJQ-të e grave. Kanalizimi i rezultateve dhe rekomandimeve te palët përgjegjëse të interesuara në nivelin qendror do të lehtësohet përmes një tryeze të rrumbullakët, duke krijuar sinergji me angazhimin e UN Women për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Aktiviteti do të bazohet në boshllëqet e përbashkëta në ofrimin e shërbimeve të përgjegjshme gjinore në nivel lokal, të identifikuara përmes monitorimit të qytetarëve me ndjeshmëri gjinore në Aktivitetin 2.7. dhe do të ndërmerret së bashku me MAPL-në. Aktiviteti 6: Komunikimi i integrimit të perspektivës gjinore dhe qeverisjes lokale për publikun e gjerë, në partneritet me komunat dhe organizatat e shoqërisë civile të grave; outputet e vizibilitetit përfshijnë produkte të marketingut digjital, pllakata në shtyllat e ndriçimit rrugor, infografikë, video, buletine, marketing/promo produkte në media sociale, prani në media televizive dhe media online (reklama, kolumne op-ed dhe artikuj), spote, infografikë, prezantime në ngjarje lokale dhe të ngjashme. Produktet do të kenë një ndikim mjedisor pothuajse zero, do të jenë në pajtim me rregullat e markimit dhe dukshmërisë të BE-së, si dhe me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe BE-së për materialet audio dhe vizuale, dhe do të ndahen me Njësinë/Grupin e Komunikimeve të ZBEK para publikimit. Aktiviteti 7: Ofrimi i deri në gjashtë granteve të vogla për OSHC-të e grave për t’u angazhuar në procese të monitorimit qytetar dhe të llogaridhënies me fokus në çështjet gjinore në nivel komunal, duke përdorur metoda të standardizuara: pas shpalljes së thirrjes publike, OSHC-të lokale të grave do të kryejnë monitorimin qytetar duke mbuluar 16 komunat e përfshira në Aktivitetin 2.4 (Plani Lokal për Veprimin Gjinor) dhe ku pritet të ketë ndikim të fortë nga sinergjitë me buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në vijimësi. Kriteret e pranueshmërisë do të ndjekin rregullat e UN Women për nën-kontraktimin e OSHC-ve dhe do të zhvillohen dhe miratohen në bashkëpunim me MAPL-në. Përzgjedhja do të bazohet në kritere të qarta dhe objektive, duke përfshirë aspekte të tilla si numri i viteve të përvojës, njohja dhe angazhimi në vendndodhjen gjeografike, angazhimi i mëparshëm dhe ekspertiza specifike me këtë temë, për të garantuar sinergjinë/përputhjen me Aktivitetin 2.4 dhe aktivitetet e tjera të ndërlidhura. ZBEK, MAPL dhe ABGJ do të përfshihen gjatë gjithë procesit. Organizatat e përzgjedhura kanë përgjegjësitë vijuese në raport me UN Women: (i) menaxhimin e burimeve të UN Women për arritjen e rezultateve të pritshme të specifikuara në dokumentet e projektit/kontratës, në përputhje me Rregulloret dhe Rregullat Financiare të UN Women; (iii) kryerjen e prokurimeve të planifikuara sipas politikave dhe procedurave të prokurimit të UN Women; (iv) mbajtjen e një sistemi kontabël të azhurnuar për të siguruar saktësinë dhe besueshmërinë e raportimit financiar; (v) dorëzimin e raporteve të shpenzimeve në baza tremujore (ose sipas nevojës); dhe (vi) kontributin në monitorimin, rishikimin dhe raportimin e aktiviteteve. Aktiviteti 8: Mbështetje për profilizimin, përcaktimin e agjendës, riprodhimin, shkëmbimin e përvojës, mësimin ndërmjet kolegëve dhe rrjetëzimin strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në pushtetin lokal ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe aktorëve të zhvillimit lokal, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile të grave; ndarjen e shembujve të praktikave të mira me aktorët e pushtetit qendror; dhe bashkëpunimin me CEMR (në Bruksel) dhe Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS); mbështetje për pjesëmarrjen dhe prezantimet në të paktën tri ngjarje strategjike, në vend dhe në rajon, për përfaqësuesit përkatës të MAPL-së, gjashtëmbëdhjetë komunave partnere dhe aktorët lokalë pjesëmarrës. Outputi 3: Integrimi i perspektivës gjinore implementohet në të gjitha programet IPA, dhe dialogu i politikave ndërmjet BE-së dhe institucioneve të Kosovës trajton shqetësimet për barazinë gjinore në përputhje me EU GAP III. Aktiviteti 1: Mbështetje/mentorim/udhëzim/ndihmë në integrimin e perspektivës gjinore për stafin e ZBEK dhe kontraktuesit/partnerët e ZBEK për implementimin e EU GAP III, sipas kërkesës; kjo do të përfshijë mbështetje të tilla si inpute të integrimit të perspektivës gjinore për kontrata, kodim të programeve si GM 1 ose 2; asistencë për menaxherët e detyrave dhe kontraktuesit për raportimin e objektivave dhe treguesve të lidhur me EU GAP III; ofrim të funksionit të zyrës së ndihmës (helpdesk) për menaxherët e detyrave të Zyrës së BE-së për të siguruar integrimin e perspektivës gjinore në dokumente të prokurimit/tenderit, ofrimin e këshillave ad-hoc/sipas kërkesës dhe të ngjashme. Do të ofrohen deri në 100 inpute në vit. Angazhimi do të bëhet në bazë të një Deklarate të Konfidencialitetit dhe Paanësisë të nënshkruar nga ekspertët e jashtëm të angazhuar. Aktiviteti 2: Ndërtimi i ekspertizës teknike për integrimin e perspektiës gjinore në mesin e stafit të ZBEK dhe kontraktuesve/partnerëve të ZBEK në fushat prioritare të reformave, duke përfshirë përafrimin me objektivat dhe treguesit e EU GAP III/prioritetet CLIP; kjo do të përfshijë ofrimin e trajnimeve/udhëzimeve të personalizuara që synojnë Zyrtarët e Programit në përgatitjen e dokumenteve të programimit, sesione trajnimi për partnerët/kontraktuesit implementues të përfshirë në projektet e BE-së, si dhe trajnime të dedikuara për ekipin menaxhues të Zyrës së BE-së, sipas nevojës/kërkesës. Aktiviteti 3: Komunikimi i prioriteteve të barazisë gjinore dhe atyre sipas EU GAP III dhe CLIP tek audienca strategjike. Është parashikuar një fushatë/një temë kyç në vit. Do të përdoren një sërë formatesh komunikimi, të tilla si ngjarje publike, biseda, debate, takime ndërmjet brezave/ndërsektoriale, video, spote dhe të ngjashme. Bashkëpunimi do të përfshijë media dhe influencues rreth secilës temë, duke u angazhuar sa më shumë me gratë dhe burrat, si dhe me shoqërinë civile në komunat ku zbatohet veprimi. Fushatat do të ilustrojnë se çfarë bën BE për gratë dhe barazinë gjinore dhe pse kjo ka rëndësi. Plani i ndërlidhur Strategjik i Komunikimit do të përafrohet me udhëzimet e reja të BE-së për komunikimin dhe dukshmërinë në veprimet e jashtme dhe parashikohet të hartohet së bashku me ZBEK-në. Aktiviteti 4: Mbështetje teknike për ZBEK-në për azhurnimin e Analizës Gjinore të Kosovës (2021). Kërkesa për azhurnimin periodik të profilit gjinor të vendit është paraparë shprehimisht në EU GAP III. Për më tepër, veprimi do të ofrojë inpute gjinore për Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën, sipas kërkesës. Aktiviteti 5: Mbështetje teknike për përgatitjen e deri në tre dokumenteve të analizës gjinore specifike për sektorin për integrim të zgjeruar të perspektivës gjinore në fushat prioritare të EU IPA III; fushat specifike të politikave do të vendosen së bashku me ZBEK-në, zyrën e KKIPA dhe ABGJ-në.
REZULTATI:
1) Rezultati i parë i pritshëm është që reformat, strategjitë, programet dhe planet e zhvillimit në nivel sektorial janë në përputhje me acquis të BE-së për barazinë gjinore dhe pasqyrojnë vazhdimisht përgjegjshmërinë gjinore. 2) Së dyti, në nivelin e njësive të pushtetit lokal/ofruesve të shërbimeve, veprimi do të mbështesë procesin e përshtatjes së politikave për barazinë gjinore të BE-së dhe atyre kombëtare në nivelin lokal, në mënyrë që njësitë e pushtetit lokal të aplikojnë integrimin e perspektivës gjinore në politika dhe plane dhe të implementojnë veprime të përgjegjshme gjinore në përputhje me mandatin e tyre. 3) Rezultati i tretë i pritshëm është që gjithnjë e më shumë, integrimi i perspektivës gjinore të implementohet përgjatë programeve IPA dhe dialogu politik ndërmjet BE-së dhe institucioneve të Kosovës të trajtojë çështjet e barazisë gjinore në përputhje me EU GAP III.