EMRI I PROJEKTIT:
JUST REACT – Rritja e reagimit qytetar drejt një qasjeje të përmirësuar në drejtësi në Kosovë
SECTORI:
Sundimi i Ligjit
VLERA E PROJEKTIT:
Në total: 403.894.50 euro Kontributi i BE-së: 363,505.05 euro
KOHËZGJATJA:
Data e fillimit: 01 janar 2022 Data e mbarimit: 31 dhjetor 2024 (36 muaj)
PARTNERI ZBATUES:
Grupi për studime juridike dhe politike
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Qytetarët, institucionet, pushtetet lokale dhe shoqëria civile
MBULIMI/NDIKIMI:
Kosova
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Për ta nxitur dhe përmirësuar qasjen në drejtësi përmes një qytetarie të informuar dhe të arsimuar, duke rezultuar me një besim të shtuar në sektorin e drejtësisë, si dhe për ta rritur transparencën dhe performancën institucionale.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Rritja e shkathtësive dhe mundësisë për punësim të të rinjve në sektorin e sundimit të ligjit përmes ndërtimit të kapaciteteve; Rritja e njohurive të përgjithshme të qytetarëve për qasjen në drejtësi përmes aktiviteteve të vetëdijesimit dhe avokimit; Rritja e besimit dhe transparencës publike ndaj sektorit të drejtësisë përmes monitorimit sistematik të gjykatave; Forcimi i bashkëpunimit midis OSHC-ve dhe institucioneve relevante përmes avokimit të bazuar në dëshmi dhe hulumtimit të politikave për çështje specifike të të drejtave të njeriut.
AKTIVITETET:
Rritja e shkathtësive dhe mundësive për punësim të të rinjve në sektorin e drejtësisë përmes ngritjes së kapaciteteve novatore, konkurseve me ese dhe programeve të praktikës; Thellimi i njohurive të qytetarëve për qasjen në drejtësi përmes aplikacionit inovativ online, skemës së granteve për bazën lokale dhe ligjëratave tematike nëpër universitete; Rritja e transparencës, llogaridhënies dhe performancës së institucioneve të sundimit të ligjit përmes monitorimit sistematik të gjykatave, analizave të bazuara në dëshmi dhe mbledhjes së të dhënave; Avancimi i bashkëpunimit institucional midis OSHC-ve në luftimin e padrejtësive sociale dhe përmirësimin e besimit të qytetarëve në këtë sektor, nëpërmjet aktiviteteve të avokimit dhe vetëdijesimit.
REZULTATI:
Rritja e kapaciteteve rinore përmes programeve të praktikës në sektorin e sundimit të ligjit, dhe ngritja e rregullt e kapaciteteve; Vetëdija e përmirësuar e qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në drejtësi, të drejtat themelore të njeriut; Dialogu i avancuar midis OSHC-ve, institucioneve shtetërore dhe palëve të tjera me interes; Ngritja e vetëdijes së qytetarëve për mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Rritja e performancës dhe llogaridhënies së gjykatave në trajtimin e rasteve që përfshijnë grupet e cenueshme; Zbatimi i kornizës legjislative aktuale, promovimi i mjeteve juridike përmes hulumtimit të bazuar në dëshmi.