EMRI I PROJEKTIT:

KYP - Projekti Kosovar për Pjesëmarrje të Rinisë

SECTORI:

Shoqëria Civile

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 421 795,64 euro (Kontributi i BE-së: 366,498.23 Euro)

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 15 janar 2022 Data e mbarimit: 14 Korrik 2024

PARTNERI ZBATUES:

Care Deutschland e.V.

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Care Deutschland e.V.

PARTNERËT:

SHL Kosovo

MBULIMI/NDIKIMI:

• Aktivizimi/mobilizimi i të rinjve dhe lehtësimi i proceseve që çojnë në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në zonat rurale, në qytetet e vogla dhe në nivelin qendror. • Ofrimi i mbështetjes së synuar financiare, teknike dhe arsimore për angazhimin dhe punësimin e shtuar të të rinjve të margjinalizuar, në veçanti të grave të reja. o zhvillimi i shkathtësive o përfshirja në nismat vullnetare • Ngritja e vetëdijes/ndërtimi i kapaciteteve/mentorimi që të rinjtë e pafavorizuar të marrin pjesë në dialogun e vazhdueshëm demokratik në mbarë Kosovën, duke e synuar promovimin e barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundërshtimin e stereotipeve dhe dezinformimit.

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm: Të kontribuohet në përfshirjen aktive të shoqërisë civile në Kosovë në promovimin e vlerave demokratike, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe arritjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Objektivi specifik: Të nxitet pjesëmarrja demokratike, angazhimi qytetar dhe përfshirja sociale e grupeve të ndryshme të të rinjve të margjinalizuar në Kosovë.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Rritja e kapaciteteve dhe mundësive për pjesëmarrje demokratike, angazhim qytetar dhe përfshirje sociale të grupeve të ndryshme të të rinjve të margjinalizuar në Kosovë - të rinjtë nga zonat rurale dhe qytetet e vogla (veçanërisht femrat e reja), të rinjtë me mundësi të ndryshme, të cilët, si rregull, janë lënë jashtë mundësive për përfshirje më të madhe të të rinjve. Nëpërmjet punës për rritjen e kapaciteteve të të rinjve për lloje të ndryshme të angazhimit, si nga kolegët, ashtu edhe në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet, për përfshirjen e tyre në përgjithësi më të mirë në shoqëri, ky veprim do t’i kontribuojë promovimit të qytetarisë aktive, vlerave demokratike, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe arritjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

STRATEGJIA E PROJEKTIT:

Projekti do të hyjë në komunitetet e përzgjedhura lokale – zonat rurale dhe qytetet e vogla në Kosovë përmes bashkëpunimit me akterët e ndryshëm, siç janë klubet rinore dhe organizata rinore të tjera, shkollat e mesme etj., ndërsa do të përpiqet t’i angazhojë të rinjtë në grupe joformale dhe ta rrisë kapacitetin e tyre për përfshirje në proceset e vendimmarrjes lokale kundrejt autoriteteve vendore, institucioneve dhe akterëve të tjerë dhe ta ngrisë vetëdijen e të gjitha palëve për domosdoshmërinë dhe dobitë nga përfshirja aktive e të rinjve në vendimmarrje dhe në proceset e tjera sociale në komunitetet e tyre. Veprimet e vogla lokale që do të ndërmerren nga grupet rinore lokale në këtë aspekt vetëm sa do ta shtojnë njohjen e përgjithshme të rolit të pjesëtarëve të rinj të komuniteteve dhe do ta rrisin pronësinë lokale mbi këto aktivitete. Pasi të jenë aftësuar dhe të kenë fituar përvojë nga niveli lokal, të rinjtë e përfshirë pastaj do të inkurajohen për aktivizim të mëtejshëm në nivelin qendror, kryesisht përmes pjesëmarrjes në proceset e vazhdueshme vendimmarrëse përkitazi me politikat rinore të Kosovës (duke përfshirë proceset e udhëhequra nga Ministria e Rinisë dhe nga nismat qytetare (OSHC-të rinore). Do të ndërmerren masa konkrete për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve të pafavorizuar nga zonat rurale dhe/ose qytetet e vogla për punësim dhe aktivizim të përgjithshëm, duke i kushtuar vëmendje të veçantë aktivizimit dhe kapaciteteve të të rejave dhe të rinjve me aftësi të ndryshme. Kështu, projekti do të marrë masa të tilla si: trajnimet e synuara të të rinjve të pafavorizuar, për t’i avancuar shkathtësitë e buta të tyre për të kërkuar punë, njohuritë digjitale të tyre dhe shkathtësitë e tjera për të cilat ka kërkesë; praktika në kompanitë lokale; mbështetja financiare për bizneset fillestare tëe udhëhequra nga të rinjtë kreativë. Për ta inkurajuar më tej aktivizimin e të rinjve, projekti do ta nxisë frymën e vullnetarizmit dhe do ta lehtësojë angazhimin konkret vullnetar midis të rinjve të përfshirë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Projekti do ta ngrisë vetëdijen e të rinjve të angazhuar për çështjet e përgjithshme demokratike me rëndësi për zhvillimin e shoqërisë kosovare, siç janë dialogu ndërkulturor, luftimi i dezinformimit, stereotipi me bazë gjinore dhe/ose etnike. Pastaj do të krijojë mundësi konkrete për dialogun e bashkëmoshatarëve për këto tema, ose do të nxisë pjesëmarrjen e të rinjve në çdo diskutim të vazhdueshëm midis të rinjve, duke e inkurajuar kështu krijimin e lidhjeve midis të rinjve dhe duke e rritur qëndrueshmërinë dhe kapacitetin e tyre për të ndërtuar dhe funksionuar në një shoqëri shumetnike dhe tolerante. Aktivistët e përfshirë do të inkurajohen gjithashtu që të shkëmbejnë përvoja dhe pikëpamje me akterët ose grupet e të rinjve për avokim në Evropë.

AKTIVITETET:

Rezultati 1: • Nxitja e formimit të grupeve joformale lokale të të rinjve për avokim, duke i rritur kapacitetet e tyre për të drejtat e njeriut, përfaqësimin, avokimin dhe aktivizmin dhe duke e mundësuar angazhimin e tyre në avokimin për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje kundrejt autoriteteve/institucioneve vendore. • Veprimet lokale për përmirësimin e pozitës së të rinjve dhe ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së të rinjve. • Përfshirja aktive në proceset aktuale të politikëbërjes në nivel qendror kundrejt Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Rezultati 2: • Nxitja e zhvillimit të shkathtësive dhe mundësive për punësim, përmes përdorimit të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFPT):  Trajnimet në shkathtësitë e buta për kërkimi të punës, njohuri digjitale dhe shkathtësitë e tjera të kërkuara për të cilat ka kërkesë;  Përfundimi i praktikës për të paktën 50 studentë në kompanitë lokale;  Mbështetja për aktivitetet sipërmarrëse të të rinjve (bizneset fillestare dhe idetë e ngjashme për biznes). • Mbështetja për vullnetarizmin në mesin e të rinjve të pafavorizuar nga zonat rurale dhe qytetet më të vogla, planifikimi dhe zbatimi i nismave vullnetare, të cilat do ta përfshijnë kërkimin e partneritetit me agjencitë evropiane të vullnetarizmit të të rinjve. Rezultati 3: • Mbështetja e krijimit të "klubeve të debatit" të të rinjve në zonat e përzgjedhura rurale dhe të qyteteve të vogla, me ngritjen e vetëdijes dhe lehtësimin e debateve për temat e dialogut ndërkulturor dhe luftimit të dezinformimit dhe stereotipeve me bazë gjinore dhe/ose etnike. • Shkëmbimet midis bashkëmoshatarëve ndërmjet klubeve të debatit nga fusha të ndryshme, duke përfshirë tubimet ndërmjet klubeve të debatit, vizitat studimore etj. • Duke përfituar nga rekomandimet e klubeve të debatit, pjesëmarrja në diskutimet e vazhdueshme të udhëhequra nga të rinjtë në Kosovë dhe në Kongresin Vjetor Kombëtar të Rinisë në Kosovë. • Rrjetëzimi me Forumin Rinor Evropian dhe me palët apo grupet e tjera evropiane të avokimit të të rinjve.

REZULTATI:

• Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në komunitetet lokale dhe në nivel qendror. • Rritja e angazhimit dhe punësimit të të rinjve të margjinalizuar, në veçanti të grave të reja, përmes zhvillimit të shkathtësive dhe përfshirjes në nismat vullnetare. • Dialogu demokratik në mesin e të gjithë të rinjve kosovarë nxitet përmes vetëdijesimit dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe luftimit të stereotipeve dhe dezinformimit.