EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetja e reformës së administratës publike dhe sundimit të ligjit nëpërmjet luftimit të korrupsionit dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve – VEPRO TANI

SEKTORI:

Menaxhimi i Financave Publike & Administrata Publike

VLERA E PROJEKTIT:

Kostoja totale e projektit: 199,981.20 euro (Kontributi i BE-së: 179,983.00 euro – 90%)

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 1 prill 2023 Data e mbarimit: 30 shtator 2025 (30 muaj)

PARTNERI ZBATUES:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP)

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP)

MBULIMI/NDIKIMI:

Sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, qeverisja e mirë

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm është forcimi i shoqërisë civile dhe kapaciteteve në dy drejtime, duke e përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe një administratë të përmirësuar që është në përputhje me BE-në dhe më efikase. Objektivat specifike janë: 1. Rritja e përpjekjeve të shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit përmes monitorimit të rregullt të gjykatave 2. Avancimi i përpjekjeve të sektorit të drejtësisë në zbatimin e konfiskimit dhe menaxhimit të pasurisë së paligjshme 3. Forcimi i ndikimit të shoqërisë civile në monitorimin e RAP-së dhe ngritjen e vetëdijes për çështjet që kanë të bëjnë me RAP-në [avokimi, ndryshimi i sjelljeve dhe përfaqësimi (ASP), efikasiteti, etj.] 4. Rritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve institucionale nëpërmjet fushatave të vetëdijesimit dhe fushatave të informimit

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Së pari, projekti synon ta mbështesë sundimin e ligjit dhe përpjekjet kundër korrupsionit përmes monitorimit sistematik dhe duke u angazhuar drejtpërsëdrejti në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, duke e rritur efikasitetin në luftën kundër korrupsionit si dhe konfiskimin dhe menaxhimin e pasurisë së krijuar përmes aktiviteteve kriminale. Së dyti, veprimi do të angazhohet drejtpërsëdrejti në përmirësimin e ritmit të zbatimit të reformave të administratës publike, i cili është ende i ngadaltë dhe joefikas.

AKTIVITETET:

Komponenti 1 – Përmirësimi i luftës kundër korrupsionit dhe ofrimit të përgjithshëm të drejtësisë: C.1.1. Monitorimi sistematik i gjykatave (korrupsioni dhe pasuria e paligjshme) C.1.2. Monitorimi sistematik i ministrive dhe agjencive përkatëse C.1.3. Ngritja e kapaciteteve për OSHC-të lokale dhe nivelet më të ulëta C.1.4. Edukata qytetare përmes ligjëratave tematike nëpër shkolla të mesme dhe universitete C.1.5. Debatet për politikat dhe diskutime joformale C.1.6. Analiza dhe avokimi i rregullt i bazuar në dëshmi Komponenti 2 – Mbështetja e reformës së administratës publike, thjeshtësimi i procedurave dhe zvogëlimi i barrës administrative (ZBA) C.2.1. Monitorimi sistematik i zbatimit të ZBA C.2.2. Punëtoria tematike me komunitetin e biznesit, odat përkatëse, qytetarët dhe akterët institucionalë C.2.3. Analiza e bazuar në dëshmi dhe raportet e monitorimit për temat e trajtuara brenda komponentit C.2.4. Blerja misterioze në shërbimet e përzgjedhura publike për ta promovuar parimin "vetëm një herë" dhe thjeshtimin e ofrimit të shërbimeve C.2.5. Mbështetja e përpjekjeve institucionale dhe promovimi i konsultimeve publike në temat që kanë të bëjnë me RAP-në C.2.6. Fushatat e informimit për të drejtën e kompensimit për shkeljet administrative C.2.7. Konferenca vjetore e progresit të RAP-së

REZULTATI:

R1. Rritja e kapaciteteve të shoqërisë civile dhe profesionistëve të rinj R2. Përmirësimi i performancës dhe llogaridhënies së gjykatave dhe prokurorive në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe menaxhimin e pasurisë së paligjshme R3. Roli i avancuar i shoqërisë civile në ndikimin dhe kontributin drejt një reforme të përshpejtuar të administratës publike (RAP) R4. Performanca dhe llogaridhënia e shtuar e institucioneve publike në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe thjeshtësimin e procedurave administrative R5. Dialogu i shtuar midis OSHC-ve, institucioneve shtetërore dhe akterëve relevantë të tjerë R6. Qytetarët dhe bizneset më të informuar dhe më të aftë për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse dhe për të kërkuar dëmshpërblim pas shkeljeve administrative.