EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetja për arsimin në KOSOVË Ndërtimi i tri shkollave në KOSOVË Kontrata e shërbimit Nr: Projektimi dhe mbikëqyrja për ndërtimin e shkollave në Kosovë - 2020/419-053 Kontrata e punës Nr: Loti: 3 Ndërtimi i shkollës në FERIZAJ - 2021/428-053 & 2021/428-069 dhe 2023/444-426 Numrin e identifikimit: EuropeAid/140460/DH/SER/XK (Vazhdimi i shërbimit) NEAR/PRN/2021/EA-OP/0067 (Vazhdim i punimeve)

SECTORI:

Arsimi

VLERA E PROJEKTIT:

Kontrata për shërbime: Shuma e kontratës: 460,900.00 € Kontrata për punime: Çmimi i kontratës me përjashtim të shumës së përkohshme dhe TVSH-së/tatimet e tjera: 3,197,107.20 € Shumat e përkohshme/të paparashikuara: 1,325,867.97 € Çmimi total i kontratës, duke përfshirë shumën e përkohshme: 4,522,975.17 €

KOHËZGJATJA:

Kontrata për shërbime: Periudha e ekzekutimit: 38 muaj (gjithsej) 5 muaj - Faza 1 nga data e fillimit: 22.10.2020 33 muaj - Faza 2 nga data e fillimit: 08.12.2021 Kontrata për punime: Periudha e ekzekutimit: 24 muaj e 22 ditë në fuqi nga data 10.01.2022 Periudha e përgjegjësisë për defektet: 12 muaj

PARTNERI ZBATUES:

Kontrata për shërbime: TÜMAŞ – Turkish Engineering Consulting & Contracting Co. (TR) Kontrata për punime: N.N.E. “NARTEL” sh.p.k. (Udhëheqës) N.N. .Nartel Exin” sh.p.k.

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Fëmijët e Komunës së Ferizajt Komuna e Ferizajt Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT)

MBULIMI/NDIKIMI:

Komuna e Ferizajt

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

• Të përmirësohet cilësia e infrastrukturës arsimore në Kosovë në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, me theks të veçantë në përfshirjen e fëmijëve që u përkasin komuniteteve pakicë dhe klasave me shumë nxënës.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndërtimi i një shkolle të re fillore dhe të mesme të ulët në Kosovë, në Ferizaj. Shkolla e re e projektuar në Ferizaj konsiderohet shkollë e “arsimit fillor” dhe përbëhet nga tri nivele të arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët. Në sistemin arsimor të Kosovës, këto sisteme arsimore janë të organizuara si vijon: - Niveli 0: Niveli parafillor është për fëmijët e grupmoshës 5 dhe 6 vjeç dhe programi zgjat një vit. - Niveli 1: Niveli fillor është pjesa e parë e arsimit të detyrueshëm dhe programi zgjat pesë vjet. Mosha është nga 6 deri në 12 vjeç. - Niveli 2: Niveli i mesëm i ulët është pjesa e dytë e arsimit të detyrueshëm dhe programi zgjat katër vjet. Mosha është nga 12 deri në 15 vjeç. - Si rezultat i sistemit arsimor të Kosovës, një shkollë e organizuar në bazë të arsimit fillor duhet të ketë kapacitet për të ofruar gjithsej 10 vite shkollim. Synohet që një nxënës, duke filluar nga çerdhja, t’i kryejë të gjitha fazat e arsimit të detyrueshëm me të njëjtat standarde shkollore. Programi i projektimit të shkollës në Ferizaj është përcaktuar në 3 cikle, gjithsej 30 klasa, 30 nxënës në secilën klasë, dhe 900 nxënës gjithsej, duke u bazuar në Udhëzimet e Projektimit për Normat dhe Standardet e Objekteve Shkollore-Vëllimi 1. Kontrata për shërbime: • Ofrimi i shërbimeve të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të kontratave si mbikëqyrës për kontratat për punime që do të ekzekutohen sipas kushteve dhe rregullave të PRAG, për sa i përket cilësisë, kohës dhe kostos. Kontrata për punime: • Realizimi i duhur i objektit shkollor në Ferizaj, siç është përcaktuar në dokumentet e kontratës.

AKTIVITETET:

Kontrata për shërbime: Faza 1: • Përgatitja e programeve të finalizuara të projektit; • Hetimet gjeoteknike, gjeologjike dhe hidrologjike të tokës; • Hetimet e infrastrukturës ekzistuese siç janë energjia elektrike, uji, kanalizimi etj; • Përgatitja e projektit paraprak; • Përgatitja e projektit të detajuar me të gjitha fazat e ndërtimit, siç janë ato arkitektonike, strukturore, mekanike, elektrike, dhe instalimi i ujit dhe kanalizimit; • Përgatitja e dosjes së plotë të tenderit për kontratën e punimeve për 'çmimin për njësi' sipas rregullave të PRAG; • Përgatitja e specifikimeve teknike; • Përgatitja e paramasave të detajuara për secilën shkollë; • Përgatitja e parashikimeve konfidenciale të kostos; • Përgatitja e dosjes teknike të kërkuar për përfituesit, siç janë studimet fizike dhe akustike të ndërtesave, si dhe çdo studim tjetër të nevojshëm për shpalljen e suksesshme të tenderit të punimeve dhe për ta mundësuar aplikimin për leje të ndërtimit; • Asistenca për Autoritetin Kontraktues gjatë fazës së tenderimit dhe kontraktimit të punimeve. Faza 2: • Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit gjatë tërë kohëzgjatjes së projektit, duke përfshirë periudhën dymbëdhjetëmujore të përgjegjësisë për defektet, për sa i përket buxhetit të kontraktuar, kohës dhe cilësisë, • Lëshimi i certifikatave të pranimit të përkohshëm, • Lëshimi i certifikatave të pagesave të ndërmjetme, certifikatave të pranimit përfundimtar dhe pasqyrave përfundimtare të llogarive, • Mbajtja dhe depozitimi i tërësisë së dokumenteve dhe regjistrave. Kontrata për punime: • Ndërtimi i shkollës sipas projekteve arkitektonike dhe strukturore dhe specifikimeve teknike, • Instalimi i pajisjeve elektrike dhe mekanike sipas projekteve dhe specifikimeve teknike. • Instalimi i sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe lidhjet me infrastrukturën kryesore.

REZULTATI:

Kontrata për shërbime: • Kryerja me sukses e punimeve të ndërtimit, duke u siguruar që punimet të kryhen sipas buxhetit, kohës dhe cilësisë së kontraktuar dhe në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat kontraktuale, • Sigurimi i dorëzimit të suksesshëm të projektit tek përfituesit pas lëshimit të certifikatave të pranimit të përkohshëm, • Përfituesit dhe publiku, në përgjithësi, janë më të vetëdijshëm për programet dhe projektet e BE-së për infrastrukturë, • Mbajtja dhe depozitimi i kënaqshëm i tërësisë së dokumenteve dhe regjistrave, • Sigurimi i qëndrueshmërisë dhe shpërndarjes së rezultateve të projektit. Kontrata për punime: • Kryerja me sukses e punimeve të ndërtimit sipas projektit dhe standardeve të BE-së. • Për ta krijuar një strukturë rezistente ndaj termeteve, e cila të ketë efiçiencë të lartë të energjisë dhe të jetë në përputhje me standardet e BE-së. • Zbatimi i rregulloreve të sigurisë nga zjarri të aplikueshme në Kosovë – ligj.