EMRI I PROJEKTIT:

Mbështetja për forcimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe me shumë qëllime të pyjeve për ta përmirësuar jetesën në zonat rurale dhe për t’i trajtuar ndryshimet klimatike në Kosovë

SEKTORI:

Bujqësia dhe Pylltaria

VLERA E PROJEKTIT:

1.5 milionë euro

KOHËZGJATJA:

2 vjet (1 janar 2022 deri më 1 janar 2024)

PARTNERI ZBATUES:

FAO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë)

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Pyjeve të Kosovës, drejtoritë për pylltari në nivel komunal, shfrytëzuesit e pyjeve, NVM-të e përfshira në aktivitete pyjore, publiku i gjerë.

MBULIMI/NDIKIMI:

Tërë Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Mbështetja për rritjen e kontributit të sektorit të pyjeve në ekonominë e Kosovës dhe uljen e varfërisë në zonat rurale përmes menaxhimit efikas dhe të përgjegjshëm ndaj çështjeve gjinore

AKTIVITETET:

Krijimi i një task force të Kosovës për ligjshmërinë e lëndës drusore dhe sigurimi i sekretariatit të saj Forcimi i kapaciteteve të shërbimit publik dhe sigurimi i pajisjeve për t’i zbuluar dhe luftuar prerjen, transportin dhe tregtinë e paligjshme me drunj; Ngritja e vetëdijes së publikut për çështjet e ligjshmërisë në pylltari dhe në tregtimin e lëndës drusore; Monitorimi i zbatimit të kontratave me mediat dhe vlerësimi i ndikimit; Funksionalizimi i Sistemit Informativ të Pyjeve të Kosovës për vendimmarrje transparente në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve; Organizimi i ngjarjeve të shqyrtimit sektorial dhe hartimi i raporteve të progresit për këtë sektor Mbështetja e zbatimit të Planit të Veprimit të Programit Kombëtar të Shëndetit Pyjor (PKSHP) për monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së insekteve të dëmshme dhe sëmundjeve; Mbështetja e zbatimit të Programit Kombëtar të Pyllëzimit dhe Ripyllëzimit (PKPR), duke përfshirë gratë, të rinjtë, pakicat etnike dhe NVM-të rurale; Përmirësimi i prodhimit të fidanëve të pemëve gjethegjera; Identifikimi i mundësive për ta promovuar pylltarinë me shumë qëllime: zonat e përshtatshmërisë, madhësia e zonës së synuar, grupet e synuara (përkatësia etnike dhe gjinore), sistemi i aprovimit dhe monitorimit etj. Ofrimi i trajnimeve praktike për teknikat e menaxhimit me shumë qëllime, punët silvikulturore parakomerciale (rekreacioni, produktet pyjore jodrusore, pyllëzimi i përzier i pyjeve, ripyllëzimi, kujdesi, ujitja dhe rrallimi i parë) Zhvillimi i zinxhirëve të vlerave të pyjeve i ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore për t’i reduktuar prerjet e parregulluara dhe për ta zbutur varfërinë; Ndërtimi i kapaciteteve për parandalimin dhe gatishmërinë ndaj zjarreve në pyje dhe integrimi i tyre në planifikimin e menaxhimit të pyjeve; Trajnimi në punë për 200 zjarrfikës dhe vullnetarë për parandalimin e zjarrit dhe punonjës të pyjeve publike; Blerja dhe shpërndarja e pajisjeve (pajisjeve për fikjen e zjarrit të bartshme në terren, pompave, tubave prej gome etj.) dhe trajnimi i përdoruesve përfundimtarë;

REZULTATI:

Përmirësimi i ligjshmërisë së lëndës drusore, tregtisë dhe zbatimit të ligjit në sektorin e pyjeve; Rritja e transparencës dhe forcimi i kapaciteteve institucionale në qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve për pyjet; Vënia në zbatim e menaxhimit të pyjeve me shumë qëllime dhe zinxhirëve të vlerave pyjore gjithëpërfshirëse për zbutjen e varfërisë së grave dhe burrave që jetojnë në zonat rurale.