TITULLI I PROJEKTIT:

Mbështetje për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) në përmirësimin dhe funksionalizimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe rritjen e kapaciteteve për zbatimin e një qasjeje të integruar ndaj sigurisë ushqimore.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:

Mbështetja e Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve dhe mjeteve për zbatimin e një sistemi të integruar të menaxhimit dhe kontrollit të sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmërisë.

VENDI:

Kosovë

SEKTORI:

Bujqësia dhe Pylltaria

KOHËZGJATJA:

18 Qershor, 2019 - 30 Prill 2024

VLERA:

1,459,000.00 EUR

AGJENCIA ZBATUESE:

Computas AS

PËRFITUESIT:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK)

AKTIVITETET:

Aktivitetet e projektit përfshijnë: Aktiviteti 1.1: Analiza e biznesit dhe zhvillimi i specifikimeve të kërkesave. Aktiviteti 1.2: Zhvillimi i arkitekturës së sistemit. Aktiviteti 1.3: Përgatitja e specifikimeve teknike dhe listës së pajisjeve për prokurimin e harduerit. Aktiviteti 1.4: Zhvillimi i sistemit. Aktiviteti 1.5: Validimi dhe testimi i integrimit. Aktiviteti 1.6: Testimi i pranimit nga përdoruesit. Aktiviteti 1.7: Trajnimi i përdoruesve. Aktiviteti 1.8: Aktivizimi dhe vënia në funksion. Aktiviteti 1.9: Mbikëqyrja dhe optimizimi i zbatimit të sistemit. Aktiviteti 2.1: Analiza e biznesit dhe zhvillimi i specifikimeve të kërkesave. Aktiviteti 2.2: Zhvillimi i arkitekturës së sistemit. Aktiviteti 2.3: Propozimi për AUVK i një sistemi të detajuar të menaxhimit të informacionit për të gjitha fazat e punës laboratorike. Aktiviteti 2.4: Zhvillimi i sistemit. Aktiviteti 2.5: Validimi dhe testimi i integrimit. Aktiviteti 2.6: Testimi i pranimit nga përdoruesit. Aktiviteti 2.7: Trajnimi i përdoruesve. Aktiviteti 2.8: Aktivizimi dhe vënia në funksion. Aktiviteti 2.9: Përdorimi praktik i sistemit LIMS në bashkëpunim me përfituesin.

REZULTATET:

Projekti synon që ta arrijë këtë objektiv përmes realizimit të dy komponentëve të projektit: Komponenti 1: Krijimi dhe funksionalizimi i Sistemit të Menaxhimit të Kontrollit Ushqimor dhe Gjurmueshmërisë (FCMS) brenda AUVK. Komponenti 2: Projektimi dhe zbatimi i Sistemit të Informacionit Laboratorik (LIMS) për Laboratorin e Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetit të Kafshëve.