EMRI I PROJEKTIT:

Mbrojtja e fëmijëve të cenueshëm në Kosovë

SECTORI:

Sundimi i Ligjit

VLERA E PROJEKTIT:

Totali i projektit: 2.5 mil 2,200,000.00 – Financimi i BE-së 300,000.00 – Bashkëfinancim i UNICEF-it

KOHËZGJATJA:

Data e fillimit: 1 janar 2022 Data e mbarimit: 31 dhjetor 2025 (36 muaj/3 vjet)

IPARTNERI ZBATUES:

UNICEF – menaxhim indirekt/IPA 20/ Programi Vjetor i Veprimit për Kosovën për vitin 2020

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

- 10,040 vajza dhe djem, adoleshentë dhe të rinj të cenueshëm në Kosovë (duke përfshirë fëmijët në situatë rruge, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët jashtë shkollës dhe në rrezik të braktisjes së shkollimit, fëmijët në konflikt dhe kontakt me ligjin, fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, fëmijët e trafikuar, të keqpërdorur dhe të neglizhuar, fëmijët viktima të dhunës, fëmijë pa kujdes prindëror). - 1300 profesionistë nga mirëqenia sociale, drejtësia, shëndetësia, arsimi, si dhe OSHC-të, OJQ-të dhe sektori privat do të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga ndërhyrjet e këtij veprimi. - Po ashtu, me 1,000,000 pjesëtarë të publikut të gjerë do të kontaktohet në mënyrë indirekte përmes aktiviteteve dhe fushatave të vetëdijesimit për dhunën ndaj fëmijëve, përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit.

MBULIMI/NDIKIMI:

Mbarë Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Objektivi i përgjithshëm: të përmirësohet sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë përmes fuqizimit të kapaciteteve institucionale për të ofruar shërbime sociale cilësore, me fokus në vajzat dhe djemtë e cenueshëm.

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e numrit të vajzave dhe djemve të cenueshëm që përfitojnë nga shërbimet cilësore të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

AKTIVITETET:

Aktivitetet që lidhen me rezultati 1- Fëmijët në situatë rruge dhe jashtë shkollës Aktiviteti 1.1. Zhvillimi i një studimi në mbarë Kosovën për fëmijët në situatë rruge për të informuar për ndërhyrjet që do të ndërmerren nga akterët e nivelit qendror dhe lokal si pjesë e veprimit. Aktiviteti 1.2. Mbështetja e funksionimit të qendrave të pranimit dhe vendosjes së ekipeve mobile në mbështetje të fëmijëve në situatë rruge. Aktiviteti 1.3. Mbështetja e programeve dhe ofrimit të shërbimeve për rritjen e qëndrueshmërisë së familjeve me fëmijë të cenueshëm dhe fëmijëve në situatë rruge, veçanërisht nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian. Aktiviteti 1.4. Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për mekanizmat shumëdisiplinor të tryezës së rrumbullakët për menaxhimin e rasteve (TRRMR) në nivel lokal për ofrimin e shërbimeve të bashkërenduara për parandalim, mbrojtjes dhe riintegrimit për vajzat dhe djemtë në situatë rruge, viktimat e dhunës dhe të miturit në kontakt me ligjin dhe familjet e tyre. Aktiviteti 1.5. Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për ekipet e parandalimit dhe reagimit ndaj mosregjistrimit dhe braktisjes (ang. PRTAN) në nivel komunal dhe të shkollave për ta ushtruar rolin e tyre në parandalimin, reagimin dhe trajtimin e mosregjistrimeve dhe braktisjes së shkollimit në arsimin e detyrueshëm, në bashkërendim me qendrat e mësimnxënies dhe tryezat e rrumbullakëta për menaxhimin e rasteve. Aktiviteti 1.6. Mbështetja e ofrimin të programeve të fuqizimit dhe shkathtësive të jetesës për fëmijët dhe adoleshentët jashtë shkollës dhe në situata rruge. Aktiviteti 1.7. Organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për gjendjen e fëmijëve në situatë rruge. Aktivitetet që lidhen me rezultatin 2- Fëmijët me aftësi të kufizuara Aktiviteti 2.1. Mbështetja e hartimit të “Ligjit për vlerësimin, njohjen e statusit, përfitimin dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara” dhe udhëzimeve administrative përkatëse. Aktiviteti 2.2. Mbështetja e ofrimit të shërbimeve përfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara përmes forcimit të ekipeve të vlerësimit multidisiplinor, caktimit të ndihmësve të mësimdhënësve dhe sigurimit të pajisjeve ndihmëse. Aktiviteti 2.3. Mbështetja e forcimit të modelit të ri të qendrave të rehabilitimit me bazë në komunitet (RBK) për ofrimin e shërbimeve të rehabilitimit dhe riintegrimit bio-psiko-social për të gjitha kategoritë e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Aktiviteti 2.4. Mbështetja e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara nga komunitetet e cenueshme në programet e zhvillimit në fëmijërinë e hershme (ZHFH) Aktiviteti 2.5. Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për qendrat për punë sociale dhe familjet strehuese dhe farefisnore për t’u përkujdesur për fëmijët e cenueshëm të kategorive të ndryshme që kanë nevojë për vendosje të qëndrueshme në familje. Aktiviteti 2.6. Përcaktimi i standardeve dhe përkufizimeve për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për fëmijët me aftësi të kufizuara. Aktiviteti 2.7. Fushata e komunikimit për ngritjen e vetëdijes së publikut për eliminimin e barrierave ndaj përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara. Aktivitette në lidhje me rezultati 3 - Dhuna ndaj fëmijëve Aktiviteti 3.1. Ofrimi i asistencës teknike për Zyrën Këshillimore të Kryeministrit dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për ta projektuar, krijuar dhe realizuar një linjë funksionale të ndihmës për fëmijë. Aktiviteti 3.2. Aktivitetet sensibilizuese për dhunën ndaj fëmijëve dhe krijimi i rrjeteve të sigurisë dhe mekanizmave të ndërmjetësimit midis bashkëmoshatarëve brenda shkollave. Aktiviteti 3.3. Forcimi i funksionalizimit të dy shtëpive për mbrojtje të fëmijëve që do të ofrojnë shërbime urgjente dhe afatshkurtra të mbrojtjes së fëmijëve për fëmijët që janë viktima të dhunës. Aktiviteti 3.4. Zhvillimi dhe mbështetja e zbatimit të udhëzimeve, moduleve dhe materialeve për përdorimin e sigurt të internetit nga fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë që janë më të ekspozuar ndaj përdorimit të internetit dhe në rrezik nga ngacmimi kibernetik dhe dhuna në internet. Aktivitette lidhur me rezultatin 4- Drejtësia për fëmijët Aktiviteti 4.1. Sigurimi i ngritjes së kapaciteteve për stafin e qendrës profesionale dhe korrektuese në qendrat edukative dhe korrektuese në Lipjan, për t’i mbështetur dhe edukuar dhe për të punuar me vajzat dhe djemtë e mitur në procesin e përshtatjes së tyre, zhvillimit të shkathtësive për jetesë dhe riintegrimit të qëndrueshëm social. Aktiviteti 4.2. Ofrimi i programit të ngritjes së kapaciteteve për masat e diversionit dhe edukimit për profesionistët e drejtësisë për fëmijë, për t’i zbatuar programet e reja kurrikulare të Akademisë së Drejtësisë të Kosovës për edukimin e vazhdueshëm ligjor.

REZULTATI:

- Rezultati 1 - Fëmijët në situatë rruge dhe jashtë shkollës Vajzat dhe djemtë e cenueshëm, veçanërisht ata në situatë rruge dhe jashtë shkollës, kanë qasje në shërbime cilësore sociale dhe arsimore në një mjedis përfshirës, të barabartë dhe të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe janë të qëndrueshëm, duke u pajisur me shkathtësi për jetesë. - Rezultati 2 - Fëmijët me aftësi të kufizuara Vajzat dhe djemtë me aftësi të kufizuara kanë qasje të barabartë në arsimin përfshirës dhe shërbimet e integruara të komunitetit për fëmijët dhe mbrojtjen sociale - Rezultati 3 - Dhuna ndaj fëmijëve Institucionet e nivelit qendror dhe lokal i kanë forcuar sistemet e integruara dhe të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore për mbrojtjen e fëmijëve për shërbimet e parandalimit dhe reagimit ndaj trajtimit të keqpërdorimit, neglizhencës dhe eksploatimit të vajzave dhe djemve. - Rezultati 4 - Drejtësia për fëmijët Qasja në drejtësi për vajzat dhe djemtë përmirësohet nëpërmjet zbatimit efektiv të masave alternative, të ndjeshme ndaj çështje gjinore dhe të diversionit për të miturit dhe mundësive më të mira për risocializim dhe riintegrim të fëmijëve në kontakt me ligjin.