EMRI I PROJEKTIT:
Nanogrimcat në kërkimet mjedisore dhe mjekësore (rritja e kapaciteteve kërkimore në Kosovë)
SEKTORI:
Edukimi
VLERA E PROJEKTIT:
1,000.278 euro
KOHËZGJATJA:
30 muaj
PARTNERI ZBATUES:
King's College në Londër
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Universiteti i Prishtinës (UP), King’s College në Londër, Universiteti i Milanos, Universiteti i Parmës dhe palët e treta relevante
MBULIMI/NDIKIMI:
Fusha e synuar e këtij projekti ka të bëjë me forcimin e aktivitetit hulumtues në fushat e mjedisit dhe kërkimit mjekësor (fushat prioritare) në Kosovë (duke u fokusuar në UP-në) dhe elementet specifike të kësaj, duke përfshirë: - Bashkëpunimet për kërkim - Infrastrukturën (pajisjet) për kërkim - Trajnimin laboratorik të studiuesve kosovarë - Trajnimin për menaxhimin e kërkimit dhe komercializimin e studiuesve dhe stafit administrativ të Kosovës - Përfshirjen e studiuesve nga diaspora e Kosovës në hulumtimet e UP-së - Ndërveprimin midis përdoruesve/akterëve të kërkimit dhe kërkimit në fushat prioritare - Angazhimin e studentëve në kërkime
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Objektivi i përgjithshëm i këtij veprimi është fuqizimi i dukshëm i kapaciteteve kërkimore dhe inovative të Kosovës, duke u fokusuar në UP-në.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
1. Të rritet aktiviteti hulumtues në fushat prioritare në Kosovë. 2. Të rritet bashkëpunimi midis UP-së dhe institucioneve kryesore kërkimore evropiane. 3. Për sigurohen pajisje kyçe në UP që mundësojnë kërkime në fushat prioritare të kërkimit. 4. Të trajnohen hulumtuesit kosovarë në teknikat esenciale të kërkimit që lidhen me fushat prioritare. 5. Të trajnojë hulumtuesit kosovarë dhe stafi administrativ në menaxhimin dhe komercializimin e kërkimit. 6. Të rritet përfshirja dhe mbështetja nga hulumtuesit nga diaspora e Kosovës në hulumtimet e UP-së në fushat prioritare. 7. Të forcohet ndërveprimi midis përdoruesve/aktorëve të kërkimit dhe kërkimit në fushat prioritare. 8. Të rritet angazhimi i studentëve në kërkime (duke e lehtësuar mësimnxënien dhe mësimdhënien e bazuar në kërkime).
REZULTATI:
- Përvetësimi i njohurive dhe shkathtësive kërkimore kritike nga hulumtuesit kosovarë (duke përfshirë gra dhe burra të ndryshëm) në fushat prioritare. - Rritja e bashkëpunimeve dhe lidhjeve të institucioneve kërkimore të Kosovës (kryesisht UP-së) me institucionet kërkimore evropiane. - Shkathtësitë e avancuara të menaxhimit dhe administrimit të kërkimit të UP-së. - Forcimi i infrastrukturës (pajisjeve) për kërkim për ta mundësuar kërkimin në fushat prioritare - Kërkimi i pastër dhe i aplikuar në fushat prioritare. - Rritja e angazhimit të studentëve të diplomuar në kërkime. - Pjesëmarrja e studiuesve kosovarë, duke përfshirë gratë dhe burrat e ndryshëm, në konferenca/simpoziume/seminare në Evropë. - Shpërndarja e informatave dhe komunikimi, duke çuar në angazhimin e publikut në kërkime dhe në rritjen e të kuptuarit publik të çështjeve aktuale në fushat prioritare të kërkimit.