EMRI I PROJEKTIT:
Ndërtimi i çerdheve në Gllogoc, Skënderaj dhe Vitomiricë
SEKTORI:
Edukimi
VLERA E PROJEKTIT:
Punimet e përhershme: 2,665,373.58 euro Shuma e përkohshme: 983,108.49 euro Shuma totale e kontratës 3 648 482,07 euro
KOHËZGJATJA:
23/11/2020 29/11/2024
PARTNERI ZBATUES:
Konsorciumi: TÜMAŞ – Turkish Engineering Consulting & Contracting Co. (TR) në konsorcium me LIV Mühendislik Müşavirlik İnşaat Limited Şirketi (TR)
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Fëmijët e komunave të Gllogocit, Skënderajt dhe Vitomiricës
MBULIMI/NDIKIMI:
Qytetet e Gllogocit, Skënderajt dhe Vitomiricës
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Mbështetja e përmirësimit të infrastrukturës arsimore me theks të veçantë në çerdhet dhe objektet parashkollore të tjera
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i tri (3) çerdheve në Gllogoc, Skënderaj dhe Vitomiricë
AKTIVITETET:
Faza 1: Prodhimi i dokumenteve të detajuara të tenderit të projektit dhe punimeve Faza 2: Mbikëqyrja e punimeve Konsulenti vepron në emër të autoritetit kontraktues, si mbikëqyrës në tërë kantierin dhe e siguron bashkërendimin midis kontraktorit (ve), autoritetit kontraktuese dhe përfituesit. Kontrata e punimeve: Ndërtimi i çerdhes që gjendet në: 1. komunën e Gllogocit - ndërtesa gjendet në lagjen Ashanajka, pranë shkollës “Rasim Kiçina”, në një ngastër prej afro 3009 m2; 2. komunën e Skënderajt – ndërtesa gjendet pranë shkollës ekzistuese “Shaban Jashari”, në një ngastër prej rreth 4.270 m2; 3. komunën e Pejës - ndërtesa gjendet përgjatë rrugës R107 të Vitomiricës, në një ngastër prej rreth 3.450 m2.