EMRI I PROJEKTIT:
Nxitja dhe shfrytëzimi i mundësive për sigurinë e ujit (FLOWS) në Kosovë
SECTORI:
Uji
VLERA E PROJEKTIT:
1.0 milionë euro nga BE-ja përmes WBIF vetëm për përgatitjen e projektit
KOHËZGJATJA:
29/07/2020. – 28/12/2026.
PARTNERI ZBATUES:
Banka Botërore
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Ekonomisë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
MBULIMI/NDIKIMI:
Komunat Kamenicë, Ranillug
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Ndërtimi i sistemit hidroteknik: Desivojcë - Kremenatë - Gjyrishevc, e cila synon ta përmirësojë cilësinë e jetës dhe jetesën e njerëzve përmes zhvillimit të rezervuarëve me shumë qëllime.
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Përgatitja e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e digës së Kremenatës në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e IFN-së dhe BE-së.
AKTIVITETET:
- Rishikimi i projektit të përgatitur në vitet e tetëdhjeta, duke përfshirë llogaritjen e kostos - Kërkesa e rishikuar për këtë depo të ujit (popullsia që do të shërbehet, hektarët që do të ujiten, çdo industri që planifikohet ta përdorur ujin nga ky sistem) - Vlerësimi hidrologjik - Vlerësimi gjeologjik - Projektimi i infrastrukturave ndihmëse në ujëmbledhës dhe shërbime - Planet për mbrojtjen e ujëmbledhësve - Analiza kosto-përfitim - Dosja e tenderit - VNMS për projektin dhe planin e zbutjes.
REZULTATI:
Projektimi dhe dosja e tenderit e përgatitur për ndërtimin e rezervuarit të ri të ujit, i cili do të shërbejë për: - 41,300 pjesëtarë të popullatës urbane ose rurale që përdorin ujë të pijshëm të sigurt - 30,000.000 litra ujë të pijshëm të prodhuar, ujë për industri dhe ujë për ujitje.