EMRI I PROJEKTIT:

Paketa e BE-së për Mbështetjen për Energji

SEKTORI:

Energji

VLERA E PROJEKTIT:

75 milion €, IPA 2023

KOHËZGJATJA:

24 muaj, deri më 23 shkurt 2025

PARTNERI ZBATUES:

Zbatuar nga qeveria e Kosovës dhe Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike me fokus në konsumatorët socialisht të cenueshëm, prindërit e vetëm, minoritetet

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:

Për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në ekonominë dhe qytetarët e Kosovës dhe për ta gjeneruar një ekonomi dhe shoqëri efektive rezistente ndaj klimës me karbon të ulët

QËLLIMET E PROJEKTIT:

Përdorimi më efikas dhe më racional i burimeve të energjisë

AKTIVITETET:

Objektivi 1 Masa 1: Mbështetje direkte financiare për familjet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara sociale për periudhën e dimrit (25 milionë euro) Masa 2: Stimulimi i kursimeve të energjisë nga konsumatorët familjarë (15 milionë euro) Masa 3: Mbështetja e konsumatorëve individualë familjarë, duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm, duke e rritur efiçiencën e energjisë të njësive dhe ndërtesave të banimit (20 milionë euro) Masa 4: Mbështetja e konsumatorëve familjarë, duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm, në investimin në pajisje shtëpiake me efiçiencë të energjisë dhe në sisteme të energjisë së ripërtëritshme (10 milionë euro) Masa 5: Stimulimi i kursimeve të energjisë nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) (5 milionë euro) Objektivi 2: Të krijohet një strategji për qëndrueshmëri të energjisë Masat: Miratimi i një strategjie/plani të veprimit afatshkurtër dhe afatmesëm për qëndrueshmërinë e energjisë Një varg strategjish, ligjesh dhe rregulloresh do të hartohen dhe miratohen gjatë periudhës 2022-2023, për ta përfshirë strategjinë e qëndrueshmërisë së energjisë dhe për t’i mundësuar veprimet e ndërlidhura afatshkurtra dhe afatgjata. Objektivi 3 Tranzicioni i gjelbër Masat: Strategjia e tranzicionit të gjelbër (trajtimi i çështjeve strukturore) - miratimi i PKEK-së, sistemeve të ngrohjes qendrore në komuna, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut; ankandi konkurrues për BRE; përmirësimi i fleksibilitetit të sistemit të energjisë elektrike.