EMRI I PROJEKTIT:
Përmirësimi i furnizimit me ujë dhe mbrojtja e resurseve ujore për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Gjakova
SECTORI:
Ujë
VLERA E PROJEKTIT:
0.9 milion euro nga BE përmes WBIF për përgatitjen e projektit
KOHËZGJATJA:
15/09/2021 - 30/09/2023
PARTNERI ZBATUES:
BEI
PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministria e Ekonomisë; Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”
MBULIMI/NDIKIMI:
Komuna e Gjakovës
OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM:
Sigurimi i furnizimit efikas dhe cilësor me ujë në zonën e shërbimit të KRU Gjakova, reduktimi i humbjeve të ujit në rrjet, reduktimi i nxjerrjes së ujit dhe mbrojtja e resurseve ujore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të operatorit
QËLLIMET E PROJEKTIT:
Të zhvillohet dokumentacioni teknik për implementimin e projektit “Përmirësimi i furnizimit me ujë dhe mbrojtja e resurseve ujore për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Gjakova.”
AKTIVITETET:
Aktivitetet në kuadër të këtyre investimeve përfshijnë përgatitjen e sa vijon: - Studimi i fizibilitetit, - Vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social - Projekti i detajuar. - Dosja e tenderit për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve dhe mbrojtjen e resurseve ujore të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit
REZULTATI:
Dokumentet e përgatitura për projektin e investimit: - Studimi i fizibilitetit me projektin ideor/paraprak - Vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social - Projekti i detajuar. - Dokumentet e tenderimit