EMRI I PROJEKTIT:

Përmirësimi i qeverisjes parlamentare në Kosovë

SEKTORI:

Menaxhimi i Financave Publike & Administrata Publike

VLERA E PROJEKTIT:

452,408.00 euro

KOHËZGJATJA:

24 muaj (1 nëntor 2022 - 31 tetor 2024)

PËRFITUESI I DREJTPËRDREJTË:

Kuvendi i Kosovës me stafin e shërbimeve, departamenteve, njësive dhe komisioneve të përhershme, deputetët, Sekretariati, Presidenca, grupet ndërpartiake. Dhe, si përfitues përfundimtarë, të gjithë qytetarët, qeveria qendrore, organizatat e shoqërisë civile etj.

MBULIMI/NDIKIMI:

Kosova

IMPAKTI:

Forcohen kapacitetet institucionale përkitazi me përafrimin me ligjet e BE-së dhe funksionet mbikëqyrëse të Kuvendit, duke përfshirë perspektivën gjinore

REZULTATI:

1. Forcimi i kapaciteteve të Kuvendit përkitazi me reformat e BE-së 2. Përmirësimi i funksioneve mbikëqyrëse ndaj ekzekutivit dhe agjencive të pavarura përmes mekanizmave të monitorimit të strukturuar dhe të rregullt 3. Profesionalizimi i administratës duke e forcuar menaxhimin e proceseve të shërbimit civil të Kuvendit dhe duke e përmirësuar bashkërendimin e brendshëm për produkte cilësore. 4. Përmirësimi i bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së Kuvendit me institucionet evropiane dhe nismat rajonale.