TITULLI I PROJEKTIT:
Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit VII
QËLLIMI I PËRGJITHSHËM:
Të kontribuojë në reduktimin e humbjeve të energjisë elektrike, në përmirësimin me kosto-efektive dhe të qëndrueshëm të sigurisë së furnizimit me energji dhe në integrimin e tregut të energjisë kosovare në tregjet evropiane të energjisë elektrike, duke mundësuar rritjen e tregtimit ndërkufitar dhe konkurrencës ndërmjet furnizuesve.
VENDI:
Kosovë
SEKTORI:
Energjia
KOHËZGJATJA:
12/2022 – 12/2027
VLERA:
25.500.000 EUR
AGJENCIA ZBATUESE:
KOSTT Sh.A.
PËRFITUESIT:
Të gjitha amvisëritë, institucionet publike dhe bizneset e Republikës së Kosovës
AKTIVITETET:
Aktiviteti 1: Digjitalizimi i rrjetit përmes (i) Furnizimit dhe instalimit të pajisjeve për të adoptuar SCADA lokale (RTU & SCS); (ii) Zëvendësimit të sistemit ekzistues SCADA/EMS për KCS dhe EKCS dhe (iii) Migrimit në sisteme të avancuara të telekomunikacionit; Aktiviteti 2: Ndërtimi i SS së re 110/35/10(20) kV Dragash me transformator fuqie 1x40 MVA dhe Instalimi i një reaktori shunt të ndryshueshëm (VSR) 400 kV / 100 MVAr në nënstacionin Ferizaj 2; Aktiviteti 3: Ndërtimi i linjës së re të dyfishtë të tensionit të lartë 110kV ndërmjet SS. Dragash - Zhur dhe Linja e Re e Vetme e Tensionit të Lartë midis Zhur - Prizren 2; Aktiviteti 4: Konsulenti për zbatim
REZULTATET:
• Reduktimi i humbjeve të energjisë elektrike (vlera e synuar: 5970 MWh) • Reduktimi i energjisë së pa furnizuar (vlera e synuar: 2247 MWh) • Integrimi i Energjisë së Rinovueshme (vlera e synuar: 10 MW) • Reduktimi i CO2 (vlera e synuar: 20496 Ton/p.a)